Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

TIRANA- Ditën e sotme ka nisur konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5) me në fokus zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të NATO-s për vendet partnere.
Gjatë fjalës së tij në konferencë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, tha se Kosova duhet të jetë pjesë e konferencës dhe vendi i saj është në tavolinën e mbledhur sot. Ai ka shtuar se duhet bashkëpunim dhe mosrënie pre e palëve të treta që duan përçarje, ndërsa evidentoi se NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme dhe roli i tyre në rajon është i pazëvendësueshëm.
"Mirë se erdhët në Tiranë. Siguria nuk njeh kufi. Duke forcuar ndërveprimin rrisim kapacitetet e mbrojtjes dhe bëjmë që vendet tona të përgjigjen më shpejt në raste agresioni. E domosdoshme të avancojmë parimet që i ritëm me shumë mund, dhe të mos vetëkënaqemi nga çfarë kemi arritur. E rëndësishme të mos biem pre e ndërhyrjeve të palëve të treta që duan të na përçajnë, e duhet t’i përgjigjemi me një front të përbashkët. Historia nuk ka qenë bujare me rajonin tonë, por nuk duhet të mbetemi peng të së shkuarës.
Kosova e ka vendin në këtë tavolinë. Në një botë që ndërlidhet më shumë është e domosdoshme të punojmë bashkë. NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme", tha Vengu.
Kjo konferencë po bashkëkryesohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Arben Kingji komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher G. Cavoli të cilët gjithashtu mbajtën secili fjalën.
"Misioni ynë nuk mbaron me anëtarësimin në NATO. Morëm përsipër për të kontribuuar në Irak. A5 platformë bashkëpunimi, krijimi i kushteve për bashkimin të Kosovës do të sjellë një vlerë të shtuar për iniciativën dhe bashkëpunimin rajonal", tha Gjeneralmajor Arben Kingji.
"Jemi të kënaqur që jemi në Tiranë, faleminderit zoti Begaj dhe ministri Vëngu që na lejuat të ishim këtu. Rajoni është një pjesë kritike e Europës. Konferenca, themel dhe punë që të çojmë para për një të ardhme me prosperitet", tha Gjeneral Christopher G. Cavoli.
Ministri Pirro Vëngu: Mirë se erdhët në Tiranë. Siguria nuk njeh kufi. Duke forcuar ndërveprimin rrisim kapacitetet e mbrojtjes dhe bëjmë që vendet tona të përgjigjen më shpejt në raste agresioni. E domosdoshme të avancojmë parimet që i ritëm me shumë mund, dhe të mos vetëkënaqemi nga çfarë kemi arritur. E rëndësishme të mos biem pre e ndërhyrjeve të palëve të treta që duan të na përçajnë, e duhet t’i përgjigjemi me një front të përbashkët. Historia nuk ka qenë bujare me rajonin tonë, por nuk duhet të mbetemi peng të së shkuarës.
Kosova e ka vendin në këtë tavolinë. Në një botë që ndërlidhet më shumë është e domosdoshme të punojmë bashkë. NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme.
SHBA- Ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me disa shqiptarë në ...
Beleri STRASBURG- Eurodeputeti, Fredi Beleri ka ardhur drejt Strasburgut ku ka mbajtur fjalën e tij për herë të parë në Parla...
Sa TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te asambleja e fundit e PS-së, ku sipas tij Edi Rama i k...
Evis Kushi TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së diplomave false nga Kolegji Univ...
Gonxhja TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ditën e sotme ka marrë pjesë në sea...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetar...
TIRANA- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën akuzë nga SPAK pë...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në fjalën e tij në Komisionin e Medias, nuk i ka kursyer kritikat ndaj ministres së ...
Keir Starmer, Giorgia Meloni dhe Edi Rama BRITANI- Kryeministrit britanik, Keir Starmer, i është kërkuar që të mos zëvend&eum...
STRASBURG- Eurodeputeti i Demokracisë së Re, partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e t...