POLITIKE

"Në 11 maj vendoset për gjeneratën e re", Rama nga Berati: Kemi në dorë të përmbushim një mision kombëtar historik!

n.f Përditësimi i fundit 1 Maj 2025, 20:59

"Në 11 maj vendoset për gjeneratën e re", Rama nga

BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Berati foli në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se vota e qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit janë vendimtarë për gjeneratën e re.

Sipas tij qytetarët duhe të bashkohen dhe më 11 maji të japin verdiktin e tyre për të ardhmen e vendit dhe përmbushjes së misionit drejt BE-së të cilin e quajti një mision kombëtar dhe historik. Ai ritheksoi përparësitë që do të fitojë çdo shqiptar pas anëtarësimit në BE.

"Përgjithësisht në çdo palë zgjedhje vendoset për 4 vitet e ardhshme, në 11 maj vendoset për gjeneratën e re, sepse më 11 maj shqiptarët e bashkuar duhet të marrin përgjegjësinë për atë që ju ka përcaktuar dhe na ka përcaktuar neve, fati që kemi në dorë të përmbushim një mision kombëtar historik dhe ta vendosim përfundimisht Shqipërinë, e cila gjeografikisht është vendosur në mes të Evropës, edhe politikisht në Europë, që të jetë e barabartë mes të barabartëve.

Kjo pasaportë Evropiane nuk është një dokument tjetër për të udhëtuar në Evropë, është një status i ri qytetarie evropiane, për çdo shqiptar dhe shqiptar, është fundi i të gjitha anktheve të shqiptarëve në Greqi për pensionin, për lejet e punës, për lejet e qëndrimit, është fundi i dallimeve mes fëmijëve të Shqipërisë dhe fëmijëve të Evropës në dyert e universiteteve.

Me këtë pasaportë fëmijët e Shqipërisë nuk do të konsiderohen më të huaj të nevojshëm, por europianë në universitetet e tyre. Nëse bashkë, edhe falë mbështetjes së shumicës së shqiptarëve që morën një mundim shumë të fortë dhe për dy mandate rresht i dhanë PS mundësinë që të qeverisë e vetme, ia kemi dalë që t’i japim shqiptarëve të kuptojmë që barazia para ligjit është e mundur edhe në këtë vend," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë