Balliu
TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se Tirana paguan për inceneratorin dhe sërish është e mbytur në plehra. Ai theksoi se ndërsa taksat rriten dhe ekonomitë familjare dobësohen, kompanitë e pushtetarëve dhe ato të lidhura me qeverinë dhe bashkinë pasurohen.
Balliu u shpreh se Integrated Energy, kompania e famshme e incinertorit-fantazmë të Erion Veliajt në Tiranë, ka bërë bilancin e vitit 2023, ku deklaron se ka fituar plot 7.4 mil euro. Sipas tij këto kuota fitimi janë rekord, jo vetëm në Shqipëri, po në çdo vend. Ai thekson se ky fitim marramendës prej 47 përqind që thyen logjikën e biznesit vjen jo prej aftësisë menaxheriale, por prej lehtësirave të krijuara nga qeveria dhe bashkia.
Balliu tha se Partia Demokratike e dënon sërish me forcë këtë vjedhje skandaloze që boshatis xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë bankare të narko-pushtetarëve dhe mafies së inceneratorëve. Ai shtoi se drejtësia e kapur bën sehir, ndërkohë që Tirana mbytet nga plehrat, në rrugë dhe në pushtet. Balliu tha se në mungesë të drejtësisë, është detyra e gjithsecilit të luftojë për të shpëtuar vendin nga kthetrat e mafies se inceneratorëve. Ai bëri thirrje ti bashkohen protestës së 8 shkurtit para Kryeministrisë.
Deklarata e koordinatorit të rajonit të Tiranës, Klevis Balliu:
Përshëndetje! Ndërkohë që Tirana ka humbur, sepse paguan për incineratorin që nuk e ka, dhe sërish është e mbytur në plehra; ndërkohë që taksat tuaja rriten dhe ekonomitë familjare dobësohen, kompanitë e pushtetarëve dhe ato të lidhura me qeverinë dhe bashkinë pasurohen.
Integrated Energy, kompania e famshme e incinertorit-fantazmë të Erion Veliajt në Tiranë, ka bërë bilancin e vitit 2023, ku deklaron se ka fituar plot 7.4 mil euro. Këto kuota fitimi janë rekord, jo vetëm në Shqipëri, po në çdo vend. Ky fitim marramendës prej 47 përqind që thyen logjikën e biznesit vjen jo prej aftësisë menaxheriale, por prej lehtësirave të krijuara nga qeveria dhe bashkia.
Vërteton atë që ne themi prej kohësh, se incineratori është skemë e Ramës dhe Veliajt, jo për të pastruar Tiranën, por për të pasuruar veten dhe shoqninë. Si rrjedhojë e koncensionit të Ramës, bashkitë e vendit janë futur në kolaps pasi me mbylljen e pikës së depozitimit të Porto Romanos, mbetjet për një seri bashkish depozitohen në Sharrë, te landfilli ku duhej të ishte incineratori i Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Sipas kontratës të Rama-Veliajt me mafien e inceneratorëre, kosto për depozitim, në incineratorin që nuk ekziston, është 29.05 euro për ton. Për këtë Bashkia Durrës paguan plot 2 milion euro në vit. Ndërkohë që ju paguani çdo ditë e çdo muaj taksa të mbetjeve dhe incenerimit, Tirana dhe Shqipëria është e mbytur nga plehrat.
Situata e rënduar e mjedisit, si rrjedhojë e mbetjeve të patrajtuara në Shqipëri u trajtua edhe nga Zëri i Amerikës. Por nuk duhet asnjë media, sado prestigjioze, për të vërtetuar atë që kapin çdo ditë kamerat e syve tuaj: koshat e stërmbushur e të derdhur në çdo rrugë e lagje të Tiranës.
Partia Demokratike e dënon sërish me forcë këtë vjedhje skandaloze që boshatis xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë bankare të narko-pushtetarëve dhe mafies së inceneratorëve. Drejtësia e kapur bën sehir, ndërkohë që Tirana mbytet nga plehrat, në rrugë dhe në pushtet. Në mungesë të drejtësisë, është detyra e gjithsecilit të luftojmë të bashkuar për të shpëtuar vendin nga kthetrat e mafies se inceneratorëve.
Në datën 8 shkurt, ora 17:00, te Kryeministria mblidhen të gjithë ata që nuk e pranojnë as tragjedinë e Onkologjikut, as mashtrimin me incineratorët dhe as verën kryeministrore prej 33 mijë eurosh.
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
3 Shkurt17:03
Berisha merr pjesë në Kongresin e CDU/ Kreu i PD-së takon Friedrich Merz: Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë
pamje nga kongresi
GJERMANI- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në Kongresin elekto...
b.z
POLITIKE
3 Shkurt13:29
Rikonsktruksioni i konvikteve në Qytet Studenti, Rama: Kushtet me standardet e BE-së! Në Paris dhe Londër rrinë 4 veta në dhomë, këtu rrinë vetëm 2
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja për Arsimin dhe Sportin,...
POLITIKE
3 Shkurt11:36
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ apel zgjedhësve, partive politike dhe organizatave: Respektoni ligjin për të dhënat personale!
TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtet&eum...
I.A
POLITIKE
3 Shkurt11:10
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve: Vota e Diasporës shqetësim
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë mavi. Mësohet se në f...
e. d
POLITIKE
3 Shkurt11:09
Kërcënohet me jetë kryetari i Komunës së Zubin Potokut
KOSOVË- Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Zeq...
b.z
POLITIKE
3 Shkurt10:16
Rasti ‘Çyrbja’/ Simbioza krim-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor
Jurgis Çyrbja
TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kandidati i Partisë Socialiste për zonën...
b.z
POLITIKE
3 Shkurt10:08
"Nuk meritoni ta drejtoni Shqipërinë..."/ Komentuesja kritikon Ramën për gjuhën ndaj PD, kryeministri: Opozita merret tre vakte me gjithë librin e shtëpisë time...
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka vijuar edhe sot replikat me rubrikën virtuale "Sy m'sy", ku i përgjigjet komentuesve. Mes qindra...