
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste. Mësohet se mbledhja ka në fokus zgjedhjet e majit 2025. Gjithashtu mësohet se në këtë mbledhje pritet që të zyrtarizohet emri i Bledi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës.
Më 5 dhjetor Presidenti Bajram Begaj, shpalli datën 11 maj të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Zyra e Presidencës sqaroi për mediat se Begaj vendosi që të respektojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në caktimin e datës së zgjedhjeve.
"Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, që të bëhet i mundur votimi i suksesshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit”, u tha në njoftimin e Presidencës.
Gjatë konsultimeve që Begaj zhvilloi me krerët e partive politike, data 11 maj ishte propozuar edhe nga Partia Socialiste. Në konsultimet për datën e zgjedhjeve nuk morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Përfaqësues të kësaj partie i cilësuan farsë konsultimet e thirrura nga presidenti, pasi sipas tyre, data ishte paracaktuar nga shumica qeverisëse.
Partitë opozitare kishin shprehur shqetësim se planifikimi i samitit të gjashtë të Komitetit Politik Evropian për datat 8 dhe 9 maj të vitit 2025, dy ditë para datës së fundit të mundshëm për zhvillimin e zgjedhjeve, formon ndikim dhe avantazh të papranueshëm për Qeverinë. Për këtë çështje, Presidenca sqaroi se ky aktivitet do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare, fakt ky i konfirmuar edhe nga ndërkombëtarët.
ps
Artikuj te sugjeruar
I.A
POLITIKE
8 Dhjetor20:59
Osmani nxjerr foton nga takimi me Musk në Francë: Folëm për efikasitetin e qeverisë dhe luftën kundër desinformimit
FRANCË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike Notre-Dame n...
I.A
POLITIKE
8 Dhjetor20:31
Tre rezolutat/ Berisha: Mbështetja, detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë, ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te tre rezolutat ndërkombëtare, CDI, PPE dhe IDU, ku Edi Rama cilësohet narkodikt...
I.A
POLITIKE
8 Dhjetor19:22
8 Dhjetori/ Berisha: Enver Hoxha, në dallim nga diktatorët e tjerë komunistë, përdori urinë si armë për të shtypur qytetarët shqiptarë
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se dikatura komuniste e Enver Hoxhës është ndër më të egrat ...
r.ll
POLITIKE
8 Dhjetor13:09
FOTOLAJM/ "U vihet flaka" Ramës, Veliajt dhe Manastirliut para Kryeministrisë, përfundon marshimi i të rinjve të FRPD
TIRANË- Ka përfunduar marshimi i të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, i mbajtur për ...
M.B.
POLITIKE
8 Dhjetor12:29
8 Dhjetori/ Rama: Të rinjtë sot punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Me anë të një pos...
M.B.
POLITIKE
8 Dhjetor11:36
Sot Dita e Rinisë/ Meta mesazh nga burgu: Pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresion
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu lidhur ne 8 Dhjetorin, Ditë Kombë...
r.ll
POLITIKE
8 Dhjetor11:25
Dita e Rinisë/ Nis marshimi i PD nga Qytet Studenti për te Kryeministria, Berisha i pranishëm mes të rinjve
sali berisha
TIRANË- Në sheshin "Azem Hajdari" të Qytetit Studenti janë mbledhur të rinjtë e Forumit Rinor të Partis&eum...
r.ll
POLITIKE
8 Dhjetor10:09
Dita e Rinisë, Blushi: Sot më shumë se kurrë është koha për një angazhim historik të të rinjve në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë
ambasada amerikane
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shpërndarë një video ...