Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu lidhur me deklaratat e kreut të Grupit Parlamentuar të PS-së, Niko Peleshit. Në reagimin e tij, Salianji shprehet se Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë dhe se çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar.
Më tej Salianji është se Peleshi vetë është përfitues nga "dy standardet e drejtësisë". Ai ka ngritur edhe dy pyetjet: 1. Pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët? 2. A ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?
"Nëse thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat.", shprehet ndër të tjera Salianji.
REAGIMI I PLOTË I ERVIN SALIANJIT NGA BURGU:
Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave! Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.
Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë. Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!
I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?! Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.
Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët! Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?
Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë? Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?!
Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat. E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që dhe pas vendimit, i doli per zot denimit, duke I dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall.
E verteta vonon por nuk harron!
Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, foli në lidhje me protestën e thirrur nga opozita më 7 tetor. Ai tha se protesta është zgjedhje e opozitës. Peleshi shtoi se nuk mund të protestohet për një vendim gjykate të formës së prerë të dhënë nga drejtësia e re e votuar nga 140 deputetë. Sipas tij opozita kërkesat politike mund t’i formulojë sipas orekseve politike, por ai tha se nuk shikon se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim qeveria, duke iu referuar kërkesës për qeveri teknike. Referuar përjashtimit të deputetëve demokratë nga Kuvendi për disa ditë, Peleshi tha se politika e këtyre viteve është kuptimi i vijave të kuqe.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kolegut socialist Niko Peleshi, i cili ...
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media sot, tha se burgosja e Ervin Salianjit ...
KORÇA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka folur nga Korça në lidhje me protestën e thirrur ng...
TIRANË- Kreu i PD në deklaratë për mediat është shprehur se do të jetë i pranishëm në krah të &cce...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur ditën e sotme dhe lidhur me mesazhet shantazhuese që ka marrë kreu i Grupi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë deklaratës së tij u shpreh se SPAKU i partisë është shnd&eu...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur datën 15 tetor për të shqyrtuar kërkesën e deputetit Ervin Salianji pezullimi...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, lidhur me akuzën e 'mosdeklarim...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot para gazetarëve lidhur me refuzimin e institucioneve të drejtësisë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarët nga të katër anët e ...