POLITIKE

Në Shkodër bëhet masakër, Rama: Shqipëria, partner i besueshëm në rajon, jemi pranë BE-së

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shtator 2025, 11:35
Në Shkodër bëhet masakër, Rama: Shqipëria, partner i

Kryeministri Edi Rama tha sot se të gjitha forcat e shërbimit tonë diplomatik duhet të fokusohen tek arritja e objektivit historik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke folur gjatë konferencës 3-ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, Rama u shpreh: “konferenca tradicionale e ambasadorëve këtë vit vjen në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt majës së shumëndërruar të BE-së dhe pa asnjë diskutim të gjitha forcat e shërbimit tonë diplomatik kudo, nga Brukseli e në çdo kryeqytet tjetër duhet të fokusohen në radhë të parë tek ky objektiv historik që tanimë është më afër se asnjëherë tjetër dhe që duhet përmbushur me finalizimin me sukses të procesit të negociatave për anëtarësim, me ratifikimin me sukses të vendimit të anëtarësimit në 27 parlamentet të vendeve anëtare të BE-së”.

Edi Rama u shpreh se: “kjo do të thotë se këto 4 vite, të cilat përkojnë me këtë axhendë janë 4 vite ku asnjë ditë nuk duhet humbur dhe ku koha nuk pret për të përgatitur të gjithë terrenin e mbështetjes së vendimit që do të marrë Këshilli Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Ndërsa sa u përket negociatave, Rama u shtoi se ato zhvillohen mbi bazë dypalëshe mes Republikë së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, por më tej, ai theksoi se: “e gjithë atmosfera rreth tyre ka një rëndësi të vetën dhe është e ndikueshme patjetër, siç e kemi parë dhe në të shkuarën nga faktorë të ndryshëm”.

Kryeqeveritari shtoi se, për këtë arsye është me rëndësi puna e përditshme e shërbimit tonë diplomatik dhe fokusi i përditshëm sidomos në disa prej vendeve evropiane ku nevoja për të ushqyer me energji pozitive nga Shqipëria politikëbërësit dhe opinionin publik është e një rëndësie të veçantë.

Edi Rama deklaroi: “kjo konferencë zhvillohet në një moment kur kreditet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare janë më të larta se asnjëherë dhe kur profili i Shqipërisë si një vend në ngjitje, si një realitet në zhvillim, si një partner i besueshëm në rajon, në të gjitha tryezat ndërkombëtare është absolutisht një aset, i cili duhet shfrytëzuar në funksion të Shqipërisë 2030 dhe më tutje”.

Këto deklarata nga Rama vijnë në një ditë, ku vetëm mëngjesin e sotëm dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga një atentat me breshëri plumbash në Shkodër.

Lexo edhe: VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur të plagosurit e atentatit në Shkodër u nxorrën nga lokali 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë