POLITIKE

"Në SPAK ka rënë bomba!" Berisha nga Kruja: Altin Dumani do e shpëtojë sërish Ramën

M.B. Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 12:42

"Në SPAK ka rënë bomba!" Berisha nga Kruja: Altin

KRUJË-  Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës, teksa ka prezantuar programin qeverisës të 'PD-ASHM'. Berisha tha se në SPAK ka rënë bomba dhe se kreu i këtij institucioni Altin Dumani do e shpëtojë sërish kryeministin Edi Rama.

"Skapi ia kaloi për të shpëtuar, prokurorisë së Tiranës. Prokuroria e Tiranës tha me të drejtë, nuk është puna jonë kjo. E ktheu prapë. Shkoi në gjykatë çështja, një gjykatës guximtar e urdhëroi Skapin ta hetojë. Ka qenë dy ditë më parë në Skap janë bërë mbledhje emergjente. Ra bomba dhe ky dilte pasdite burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria, sepse duket se përsëri bënë një marëveshje për ta mbyllur dosjen përsëri", tha ai.

Nga Kruja gjithashtu Berisha premtoi se nuk do të ndodhë më që të sëmurët me sëmundje të rënda të mbeten në mëshirën të fatit për ilaçe dhe kurime.

"Dhe u garantoj këtu se nuk do ndodhë më siç ndodh, që të sëmurët me sëmundje të rënda nuk kanë ilaçet dhe mbeten në mëshirën e sëmundjes dhe Edi Rama thotë ky është krim kundër njerëzimit. Po ti je kryeministri, je njeriu që disponon buxhetin, disponon fondin rezervë të qeverisë dhe ti ndërhyn me urgjencë që kjo të marrë fund. Asnjë masë nuk ka marrë! Pra, situata është alarmante. Situata është emergjente. Një frymë fitoreje në të katër anët e Shqipërisë", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, një nga problemet më të mëdha që përballen sot shqiptarët është shëndetësia. Statistika e fundit zyrtare e INSTAT tregon se në Shqipëri aktualisht shpenzohen nga xhepi i qytetarëve për kujdes shëndetësor 820 milionë euro.
Këto janë dy herë më shumë se për bukën. Pra në qoftë se buka shpenzimin vjetor e ka 220 euro për person, ilaçet e kanë 400 euro për person. Dhe imagjinoni se këtu gjysma ose më shumë nuk kanë nevojë për to. Pra ata që kanë nevojë, ata paguajnë qimet e kokës ose mbeten pa mjekim. Imagjinoni tani pensionistët se si mund të përballojnë marrjen e ilaçeve me atë pension që nuk del as për kafshatën. Çfarë premtojmë ne? Ne premtojmë së pari asnjë ilaç në Shqipëri nuk do shitet që nuk shitet në dy vende anëtare të BE. Pra do jenë të sigurta, nuk do jenë të skaduara.

Së dyti, lista e republikës italiane për rimbursim. Atë listë ilaçesh që Italia ia paguan qytetarëve të vet, do e paguajë Shqipëria për qytetarët e saj. Ne nuk jemi të pasur si Italia, por do e kapim nga themeli, për shëndetin do jemi. Shëndetin do e sigurojmë, nuk sigurojmë shumë gjëra të tjera, por këto gjëra bazë do i sigurojmë. Dhe u garantoj këtu se nuk do ndodhë më siç ndodh, që të sëmurët me sëmundje të rënda nuk kanë ilaçet dhe mbeten në mëshirën e sëmundjes dhe Edi Rama thotë ky është krim kundër njerëzimit. Po ti je kryeministri, je njeriu që disponon buxhetin, disponon fondin rezervë të qeverisë dhe ti ndërhyn me urgjencë që kjo të marrë fund. Asnjë masë nuk ka marrë! Pra, situata është alarmante. Situata është emergjente. Një frymë fitoreje në të katër anët e Shqipërisë.

E shihni ju se çfarë fushate bën. Ka 2 muaj që është mbyllur nuk del para asnjë gazetari sepse nuk di të përgjigjet, nuk mund të mashtrojë më. Nuk mund të përgjigjet për të gjitha vjedhjet e mëdha. Se ka marrë 130 milionë euro të djegësit të Tiranës dhe djegësi nuk ekziston dhe i ka ngelur tani rroftë e qoftë Altin Dumani që nuk më dënon. Dhe tjetra, një gjykatës guximtar dhe e përgëzoj, ka ndërtuar vilën. Sarajet e tij në Surrel janë me themele dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Me një dallim, diktatori nuk i regjistroi në emrin e vet, as të familjes së tij, por i regjistroi pronë shtetërore. Dhe në atë kohë shtëpia lejohej të regjistrohej.

Ky jo që e ka në emër të vet dhe që e ka ndërtuar duke pasur të deklaruar gjithsej 3800 euro, por ka një oborr 8300 metra. Dhe jo vetëm kaq, po tokën e ka marrë në kundërshtim me çdo ligj dhe këto janë kapur tani. Skapi ia kaloi për të shpëtuar, prokurorisë së Tiranës. Prokuroria e Tiranës tha me të drejtë, nuk është puna jonë kjo. E ktheu prapë. Shkoi në gjykatë çështja, një gjykatës guximtar e urdhëroi Skapin ta hetojë. Ka qenë dy ditë më parë në Skap janë bërë mbledhje emergjente. Ra bomba dhe ky dilte pasdite burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria, sepse duket se përsëri bënë një marëveshje për ta mbyllur dosjen përsëri. O Edvin, po le ta mbyllë 100 herë, por toka është aty. Pra, në këtë aspekt, miqtë e mi, është i pashpresë. Asgjë nuk e shpëton. Aktet që ka kryer ai me Lubi Ballukun janë të pafalshme dhe ato në fakt përbëjnë një dënim përjetë për secilin që kryen akte të tilla.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë