POLITIKE

Qendra e Kontrollit të Trafikut/ Rama dhe Balluku: Të gjitha thirrjet do jenë të unifikuara

I.A Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 12:06

Qendra e Kontrollit të Trafikut/ Rama dhe Balluku: Të gjitha thirrjet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vizitoi sot mjediset e Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut në Kamëz së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 km e para, të cilat mbulojnë autostradat kryesore Tiranë-Durrës, Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier, Fier-Vlorë, e ku synimi final është mbulimi i 3650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

“Tashmë ne jemi gati për të gjithë fillimin operimeve. Sot le të themi që është dita e parë e testimit në terren, gjithashtu edhe nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit midis gjitha skuadra ve, të cilat do të jenë operative brenda në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Ky është inovacioni më i madh që ne sjellim për strukturën rrugore, por sigurisht  ashtu sic e kemi thënë duhet përmendur që do jetë një kontribut i rëndësishëm, edhe për sigurinë kombëtare. Dhe çka është më e rëndësishme, këtu bashkërendohen një sërë projektesh, bashkërendohen një sërë skuadrash dhe ju e keni përsëritur disa herë që gjithçka që kemi sot këtu do të ndërlidhet edhe me Smart City, pra me programin e madh që ne jemi duke implementuar dhe do të bëjë një lidhje të rrjetit rrugor shqiptar me gjithë pjesën tjetër të monitorimit brenda qyteteve. Kemi të vendosur brenda kësaj ndërtese 74 nga 122 punonjësit. 74 janë të vendosur këtu brenda, që janë operatorët e monitorimit dhe 55 i kemi të vendosur nëpër qendrat e autostradave, aty ku do të fillojë edhe lëvizja me pagesë. Ndërkohë që këtu kemi edhe 26 operatorë të policisë së shtetit.” – shpjegoi Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila informoi se “Janë lidhur me kamera 200 kilometrat e para, të cilat janë pjesë e fazës së parë të monitorimit. 200 kilometrat e para kanë mbuluar autostradat kryesore të vendit, pra Tiranë -Durrës, Durrës -Rrogozhinë, Rrogozhinë - Fier, Fier- Vlorë dhe të gjitha akset e tjera, të cilat janë akset kryesore, për të vazhduar pastaj me fazën e dytë, dhe synimi ynë është që ne të mbulojmë në fazën finale 3650 kilometra, të cilat janë aset i autoritetit rrugor shqiptar të inventarit,” u shpreh ajo.

Balluku shpjegoi ndër të tjera se “Ekzistenca e Qendrës do të bëjë që të ketë gjithmonë e më pak nevojë për prezencë fizike në terren të monitorimit të autostradave dhe ndërhyrja do të bëhet për shkak të bashkërendimit që ndodh brenda kësaj salle. Pra, njësitë e policisë rrugore do të njoftohen nga salla për të ndërhyrë në raste kur kemi automjete me shpejtësi të lartë, ndërkohë që gjithçka menaxhohet nga këtu ku jemi.  Katër njësitë e vendosura këtu është Autoriteti Rrugor Shqiptar, Policia Rrugore, Emergjenca Civile, edhe Urgjenca Kombëtare.”

Nga ana e tij, Kryeministri Rama  tha se me ngritjen e kësaj Qendre nis një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe të asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet.

“Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit, edhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet. Në nivelin e sigurisë rrugore, në nivelin e urgjencës mjekësore, në nivelin e emergjencave civile dhe është një detyrim i madh që do ta shoqërojmë me një reformë, ku të gjitha urgjencat dhe të gjitha thirrjet dhe të gjithë këto drejtime të janë të unifikuara. Kjo është ajo që na duhet, ndërkohë që gjithë kjo qendër moderne e monitorimit do të mbështetet nga sistemi i qyteteve të zgjuar ose Smart City me rrjetin e kamerave inteligjente dhe inteligjencën artificiale që do të bëjnë të mundur që në kohë reale të mblidhet i gjithë informacioni në çdo metër, jo në çdo kilometër, për të gjitha natyrat e programatikeve dhe më në fund të largohet edhe policia nga pritat në rrugë. Por ama të jetë e gatshme në çdo moment që me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihet në lëvizje,” tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë