POLITIKE

Nga arresti shtëpiak tek marrëveshja e emigrantëve, Berisha intervistë me Rai3: Vazhdoj betejën time! Ne jemi në një regjim diktatorial, qeveria kontrollon vullnetin e qytetarëve me mjete të ndryshme (VIDEO)

n.f Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 15:02
Nga arresti shtëpiak tek marrëveshja e emigrantëve, Berisha
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar së fundmi një intervistë për median italian "Rai3". Berisha gjithashtu ka ndarë në youtube intervistën e plotë ndërsa kreu i PD-së e ka zhvilluar bashkëbisedimin me gazetarin ën gjuhën italiane. Ai ka komentuar gjendjen e opozitës në Shqipëri por edhe marrëveshjen e Melonit me kreun e qeverisë shqiptare për emigrantët. 

Berisha gjithashtu shtoi se e vazhdon betejën e tij për parimet që mbron dhe theksoi se kauza e tij është e drejtë. Teksa bisedon me gazetarin Berisha e thekson se sipas ligjit shqiptar ai mund ta zhvillojë intervistën por sipas vendimeve të skllevërve të Ramës, jo.

Sa i përket marrëveshjes së emigrantëve mes vendit tonë dhe Italisë Berisha u shpreh se është e pranueshme për ata. Ai u shpreh se kanë qenë gjithmonë kundër për një arsye të vetme, të drejtat e njeriut! Sipas tij kjo ka qenë marrëveshja më e fshehtë pas Luftës së Dytë Botërore që ka parë ndonjëherë. 


Gazetari: Ju çdo ditë dilni në ballkon dhe flisni me përkrahësit tuaj. Aktualisht ndodheni në arrest shtëpiak.

Berisha: Unë vazhdoj betejën time për vlerat në të cilat besoj, për parimet që mbroj. Kauza është e drejtë.

Gazetari: Sipas ligjit shqiptar, a mund ta jepni këtë intervistë?

Berisha: Sipas ligjit shqiptar, po; sipas vendimeve të skllevërve të Edi Ramës, jo.

Berisha: Marrëveshja ‘Meloni-Rama’ nuk ishte e pranueshme për ne.

Gazetari: Po flisni për marrëveshjen për të huajt në veri të Shqipërisë?

Berisha: Po, për këtë.

Gazetari: Jeni kundër kësaj marrëveshjeje?

Berisha: Ne kemi qenë gjithmonë kundër për një arsye të vetme: të drejtat e njeriut! Kjo ka qenë marrëveshja më e fshehtë pas Luftës së Dytë Botërore që kam parë ndonjëherë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë e mësoi nga TV. Ai ishte në një konferencë kur gazetarët e pyetën dhe ai nuk dinte asgjë.

Gazetari: Giorgia Meloni po ndjek një politikë të eksternalizimit të kufijve.

Berisha: Absolutisht nuk mendoj se kjo është zgjidhja: të jemi një rezervuar për emigrantët që shkojnë në vendet europiane nuk mund të pranohet.

Gazetari: A mund t’ju pyes, ju personalisht çfarë marrëdhënie keni me Giorgia Melonin?

Berisha: E kam admiruar Melonin si një “makinë” të jashtëzakonshme elektorale. Ajo ka qenë një fenomen elektoral. U bë violina e parë e politikës italiane.

Gazetari: Por ka lindur një miqësi e madhe mes Melonit dhe Edi Ramës?

Berisha: Edi Rama është një bluffist, ai tha se nuk humb asgjë. Tha se gjithçka është italiane, sepse ai e dinte se do të kishte një problem të gjatë nga këndvështrimi i marrëdhënieve publike, mediave dhe organizatave për të drejtat e njeriut. Ai e dinte këtë dhe donte të bënte sikur nuk kishte asnjë lidhje me këto probleme.

Gazetari: Pra, ai po ia heq përgjegjësinë vetes dhe ia kalon Giorgia Melonit?

Gazetari: Por atëherë pse Giorgia Meloni u hodh në këtë ide të dy qendrave në Shqipëri?

Berisha: Nuk e di dhe nuk e kam kuptuar këtë gjë, sepse Meloni bëri këtë marrëveshje shumë të rëndësishme në Europë.

Gazetari: Dhe Edi Rama pse e bëri?

Berisha: Rama bën gjithçka për të forcuar pushtetin e tij.

Gazetari: Për arsye të zgjedhjeve?

Berisha: Për arsye të zgjedhjeve, Rama ka kryer dhe krime të rënda.

Gazetari: Përkrahësit e Sali Berishës kanë bllokuar rrugën që të çon nga Tirana në Durrës. Ata protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha: Ne jemi në një regjim diktatorial. Qeveria kontrollon vullnetin e qytetarëve me mjete të ndryshme. Ne do të luftojmë me të gjitha forcat tona që shqiptarët të kenë të drejtën të votojnë si qytetarë të lirë.

berisha rama media italiane rai 3

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë