POLITIKE

Nga ndalimi i Tik Tok, kontrolli masiv mbi median e reklamat online kundër opozitës/ ODIHR zbardh skemën e manipulimit të Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 15:40

Nga ndalimi i Tik Tok, kontrolli masiv mbi median e reklamat online kundër

Raporti i OSBE/ODIHR zbardh skemën e manipulimit elektoral përmes kontrollit masiv mbi median dhe ndalimin e Tik Tokut. Raporti evidenton se Rama shkeli standardet ndërkombëtare me ndalimin e përkohshëm të aksesit në Tik Tok  duke patur një ndikim të dëmshëm për konkurentët, për të bërë fushatë.

Gazetarët u përballën me intimidim dhe pengesë në punën e tyre ndërsa agjencia për Media dhe Informacion (AMI), nën zyrën e kryeministrit, centralizoi dhe filtroi informacionin që lidhet me qeverinë dhe institucionet publike. Po kështu pavarësia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve të disponueshme për votuesit u dëmtua nga varësia e shumicës së mediave nga financimi jo transparent nga interesa politike dhe biznesi, shpesh të varura nga kontratat qeveritare. 

Disa nga gjetjet e raportit:

- Më 6 mars, Këshilli i Ministrave ndaloi përkohësisht aksesin në TikTok, një kufizim i gjerë që nuk përputhet me standardet ndërkombëtare. Sipas disa bashkëbiseduesve të ODIHR, ndalimi pati një ndikim të dëmshëm shtesë në aftësinë e të gjithë konkurrentëve, përfshirë partitë jashtëparlamentare, për të bërë fushatë në kushte të barabarta.

- Në ditën e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, Vëzhguesit Afatgjatë të ODIHR dhe organizatat e shoqërisë civile raportuan disa raste intimidimi dhe pengesash në punën e gazetarëve.

- Në përgjithësi, Kushtetuta dhe legjislacioni sigurojnë mbrojtje për lirinë e shprehjes. Megjithatë, pavarësisht rekomandimeve të mëparshme të ODIHR-it, shpifja mbetet një vepër penale. Gazetarët kanë përballuar shumë çështje civile dhe penale për shpifje në vitet e fundit, përfshirë edhe paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP).

Shpifja duhet të dekriminalizohet plotësisht dhe dispozitat për shpifjen civile të përputhen me standardet ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes.
-  Më 22 prill 2025, Gjykata Kushtetuese anuloi vendimet e mëparshme që lejonin sekuestrimin e telefonave dhe kompjuterëve të një gazetari që raportonte mbi një rast të krimit të organizuar nën hetimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjykata vlerësoi se mbrojtja e burimeve të gazetarëve është pjesë përbërëse e lirisë së medias dhe, rrjedhimisht, e lirisë së shprehjes dhe vendosi se sekuestrimi ishte një ndërhyrje e tepruar në të drejtën e aplikantit si dhe në të drejtën e publikut për informacion. Më parë, Komiteti i të Drejtave të Njeriut të OKB-së kishte urdhëruar një masë të përkohshme, duke ndaluar përpunimin e mëtejshëm të materialeve të sekuestruara deri në një vendim përfundimtar.

-  Disa organizata të shoqërisë civile monitoruan fushatën në rrjetet sociale, përfshirë Balkan Investigative Reporting Network dhe Koalicionin për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, të cilat ndoqën reklamat politike të paguara në rrjetet sociale. Monitorimi tregoi raste të sjelljes së koordinuar dhe jo-autentike, e përdorur për të amplifikuar në mënyrë artificiale angazhimin, veçanërisht nga llogaritë e palëve të treta që shpërndanin reklama sulmuese kundër opozitës.

- Shumica e mediave perceptohen si të lidhura me partinë në pushtet. Edhe pse Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja vazhdon të jetë e kriminalizuar dhe gazetarët përballen ende me çështje shpifjeje. Procedurat e emërimeve për transmetuesin publik dhe regulatorin audioviziv mungojnë masa mbrojtëse për pavarësinë de fakto. Kodi Zgjedhor nuk siguron mbulim të barabartë të fushatave mediatike për partitë jo-parlamentare.

- Pavarësia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve të disponueshme për votuesit janë dëmtuar nga varësia e shumicës së mediave nga financimi jo transparent nga interesa politike dhe biznesi, shpesh të varura nga kontratat qeveritare. Përqendrimi i pronësisë në media dobëson më tej pluralizmin e burimeve të lajmeve, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

-Sipas disa bashkëbiseduesve të ODIHR  pronësia e disa kompanive të mëdha të shitjes së reklamave nga interesa politike pengon një shpërndarje të drejtë të të ardhurave nga reklamat, ndërsa mungesa e matjeve të besueshme të audiencës parandalon një ndarje transparente dhe të përgjegjshme të reklamave publike. Shumica dërrmuese e mediave perceptohen si të lidhura me Partinë Socialiste në pushtet.

-Ndryshimet legjislative duhet të sigurojnë depolitizimin efektiv dhe pavarësinë reale institucionale, si të Transmetuesit Publik ashtu edhe të Autoritetit të Mediave Audiovizive, në përputhje me praktikën e mirë ndërkombëtare. Këto ndryshime duhet të përfshijnë konsultime të gjera publike me përfaqësues të medias së pavarur dhe shoqërisë civile.

- Ndikimi i gjerë i pronarëve të mediave në autonominë redaktuese, së bashku me vetë-censurën mes gazetarëve, ndikon negativisht në informacionin që i ofrohet publikut.

- Për më tepër, gazetarët përballen me sulme të përsëritura verbale dhe në disa raste edhe fizike nga zyrtarë publikë. Gjithashtu, gazetarët raportojnë një kufizim të aksesit ndaj përfaqësuesve të qeverisë, përfshirë kryeministrin, me një numër në rënie të konferencave për shtyp, dhe herë pas here pengime për të marrë pjesë në evente, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

- Përmbajtja redaktuese e lajmeve shpesh zëvendësohet nga materiale të përgatitura nga organet qeveritare, duke dëmtuar integritetin redaktues.

-Agjencia e Mediave dhe Informacionit (AMI), që funksionon nën zyrën e kryeministrit, centralizon dhe filtrojnë informacionin që publikohet për qeverinë dhe institucionet publike. Disa media themeluar nga shoqëria civile dhe financuar nga donatorë ofrojnë gazetari hetimore dhe në interes publik, por ato janë prekur nga prerjet e fundit në financimin ndërkombëtar. Në ditën e zgjedhjeve dhe paszgjedhjeve, vëzhguesit afatgjatë të ODIHR-it dhe organizatat e shoqërisë civile raportuan disa raste intimidimi dhe pengese në punën e gazetarëve./syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë