POLITIKE

"Nga policia dhe administrata do të largohen të gjithë të inkriminuarit", Berisha: Dosjet me 1 mln faqe që dëshmojnë lidhjet e krimit me politikën do bëhen publike

r.ll Përditësimi i fundit 9 Prill 2025, 13:50

"Nga policia dhe administrata do të largohen të gjithë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me ardhjen e tyre në qeveri do të largohen nga Policia e Shtetit dhe administrata të gjithë të inkriminuarit.

Berisha tha se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe  beteja do të nisë nga "krimi qeveritar". Kjo sepse sipas tij, ministrat janë bërë mburojë për kriminelët dhe u kanë vënë atyre në dispozicion pushtetin. 

Kryedemokrati shtoi më tej se do të zbardhen dhe do tëbëhen publike dosjet me 1 milion faqe "të bisedave telefonike që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën".

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Por është bindja ime e pandryshueshme se ka shumë punonjës të zbatimit të ligjit, të cilët mezi presin të bëjnë ligjin, të lejohen të bëjnë ligjin. Të cilët kanë të gjithë aftësitë e tyre për t’i dhënë përgjigjen më dërrmuese bandave dhe kriminelëve, guximi i të cilave, pushteti i të cilave buron nga zyra e Edi Ramës, Taulant Ballës, Hoxhës, Prodës, etj. Ata sot me hijen e krimit trembin qytete dhe qytetarë, por i garantoj që nesër, kudo që të jenë, edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti, do gjenden dhe do marrin ndëshkimin që meritojnë.

Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Por kjo betejë do nisë me krimin qeveritar. Do nisë me ministrat, bashkëpuëntorë të kriminelëve, mburojë e kriminelëve. Sepse janë këta ministra, të cilët faktikisht u kanë vënë atyre në dispozicion pushtetin.
Janë këta ministra që u vënë atyre në dispozicion gjykatësit, prokurorët, drejtorët e policisë. Ndaj dhe beteja jonë do jetë me një motiv: zero tolerancë. Kudo që të jenë, ta kenë të qarta, në Dubai apo Uganda, në Aruba apo Afrikë të Jugut, ata do gjenden, do arrestohen dhe do vihen para drejtësisë shqiptare.

Investimi i tyre në Shqipëri është shkatërrimtar për ekonominë shqiptare. Të dashur miq, këto kulla që shihni këtu, këto punësojnë, por këto kulla shkatërrojnë dhjetëra mijëra vende pune. Këto shkatërrojnë dhjetëra mijëra vende pune sepse këto ndërtohen me narkoeuro dhe këto narkoeuro zhvlerësohet si në asnjë vend tjetër të Europës, zhvlerësohet me 35 përqind. Nuk ka ndërmarrje eksporti që mund të ketë fitimin më shumë se 25 përqind. Faktikisht, vetëm me goditjen që marrin nga narkoeurot, ata u vënë çelësat dhe janë mijëra e mijëra punëtorë. Dhe kreu i narkoshtetit, kreu i organizatës kriminale Edi Rama u thotë atyre se ju jeni industri e botës së tretë, në një kohë kur ato janë prodhim dhe krenari kombëtare.

Në një kohë kur në këto sipërmarrje ushqehen mijëra familje shqiptare, kurse kullat janë mollë e ndaluar për 99 përqind të shqiptarëve. Me çmimet e tyre stratosferike ato mund të blihen vetëm nga trafikantët. Shqipëria është sot vendi në të cilin narkoshteti ka pasur efektet më shkatërrimtare se çdo pushtim dhe çdo diktaturë. 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për shkak të varfërisë dhe papunësisë. Asnjë pushtim, asnjë luftë, asnjë faktor nuk ka arritur të largojë më shumë në 10 vite sa ka arritur narkoshteti me efektet e tij. Ka një binom që rrënon çdo ditë jetën ekonomike të shqiptarëve, por edhe shpresën, edhe besimin e tyre dhe ky binom përbëhet nga korrupsioni dhe krimi, krimi dhe korrupsioni.

Ndaj dhe ne do ndërmarrim me vendosmërinë më të madhe luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Këto dy faktorë bëjnë jetën e shqiptarëve të pasigurt dhe mbjellin pasiguri tek çdo qytetar. Këto dy faktorë varfërojnë progresivisht shqiptarët. Këto dy faktorë detyrojnë shqiptarët të largohen nga Shqipëria dhe ata që mbeten, mbeten në pasiguri të plotë. Këto dy faktorë janë të lidhur organikisht me njëri-tjetrin. Nuk ndodh kurrë kjo që ndodh me paratë publike në Shqipëri. Nuk ndodh që një ministër të shpenzojë për larjen e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Ajo nuk ka një qelizë njerëzie se po të kishte, nuk do i lejonte vetes që të bënte një shpenzim të tillë kur pensionistët numërojnë kafshatën.

Ajo nuk mund ta bënte kurrë një akt të tillë në një kohë kur në spitale, të sëmurët nuk vdesin nga sëmundja, por nga mungesa e ilaçeve. Gjer këtu ka arritur zhveshja nga çdo sentiment që qeverisin sepse ata vjedhin çdo ditë. Por e thashë dhe e them prapë, nuk mund të ketë asnjë mëdyshje se ne do i japim përgjigjen më të merituar kësaj situate. Nga organet e Policisë së Shtetit do të largohen që të gjithë ata që janë të inkriminuar. Dosjen me 1 milion faqe të ardhura, të bisedave telefonike që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën do zbardhen dhe do bëhen publike në mënyrë që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit. Të ndahen nga droga dhe t’i rikthehen ligjit, t’i rikthehen të drejtave të tyre, t’i rikthehen vendit të tyre dhe shpresës. Nga administrata shtetërore do dalin para ligjit të gjithë ata të cilët kanë mbajtur lidhje me krimin si dhe të korruptuarit. Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë, nuk është një luftë për karrigen e askujt. Kjo është luftë për ekzistencën e këtij kombi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë