Berisha: Situata është kritike, kriza e narkoshtetit është thelluar. Kjo është revolta më e fuqishme studentore
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shko...
Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkis&...
Mes tensioneve dhe përplasjeve të protestës, një efektiv policie ka ndërhyrë për të shpëtuar një djalë t&...
Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmoprët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mb&...
Një 11-vjeçar i identifikuar me emrin Bardhi raportohet se ka humbur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Përmes n...
Protestuesit kanë hapur derën e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu në hyrje të godinës është ndezur edhe zjarr. Prot...
Pamje shokuese vijnë nga protesta e studentëve te Ministria e Arsimit në Tiranë për shkak të sjelljes kafshërore dhe tejet ...
Për të dytën ditë radhazi studentët janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit (11:00), sot më të shumt&...
Astrit Idrizi, 35-vjeçari i arrestuar për zjarrin në banesat sociale në Shkozë ku humbën jetën dy të moshuar, dyshoh...
Nga Andi Bushati
Manifestimet e forta të dy ditëve të fundit, që të kujtojnë një miniaturë të ngjarjeve të vitit ‘97, përbëjnë një kthesë të beftë të protestës të nisur pranverën që shkoi. Në fillimet e revolucionit të flamingove, manifestuesit u shfaqën me sllogane inteligjente, me marshime paqësore dhe me një festë në bulevard, gjatë së cilës merrnin përdore edhe fëmijët.
Ata besonin që duke i treguar qeverisë se nuk ishin dakord me mënyrën e saj të vendimarrjes, ajo do të reagonte pozitivisht. Një pjesë e tyre, qytetarë dhe ndoshta me nerv jo të kalitur të politik, shpresonin se gardhi me tela me gjëmba mbi një plazh të mrekullueshëm dhe tërheqja zvarrë e Eduart Subashit, që nuk e donte zaptimin e tij, ishin vepër e disa privatëve kokëkrisur. Në mendjet e tyre ndoshta përkundej ende iluzioni se jetonin në një vend demokratik, ku qindra mijra protestues në shesh kanë forcën ta bëjnë pushtetin të ndryshojë mendje.
Por, fytyra e banditëve pa uniformë të Zvërnecit, nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo e policëve që u përleshën me Klevi Metajn, njeriun simbol të zemërimit përpara ministrisë së arsimit. Midis këtyre dy episodeve kanë ndodhur disa gjëra që i kanë detyruar manifestuesit paqësorë të kthehen në protestues të dhunshëm, të ndërrojë flamingot me maskat, lulet me gurët, të lëshojnë nga duart fëmijët për të kapur molotovët.
Në të parën tentativë serioze për të analizuar atë që po ndodhte, pasi i kishte quajtur njerëzit që kishin dalë në shesh kundër tij si viktima të një konspiracioni global, Edi Rama foli për empathi, dëgjim, dialog dhe besë. Por menjëherë sapo i shqiptoi këto fjalë, ai tha se nuk tërhiqej nga premtimi që i ka dhënë Kushnerit dhe Artur Shehut për vazhdimin e projektit në Zvërnec.
Në krahun tjetër, ndërkohë që publiku numëronte ditët se kur ajo do përfundonte në burg, pushteti i Belinda Ballukut rritej dhe e pandehuara shtrinte tentakulat e saj mbi më shumë institucione.
Po në të njëjtën kohë shefja e shërbimit inteligjent, Vlora Hyseni, në vend që të bënte punën, ndihmonte në arrati mikun e verërave të shtrenjta të shefit të qeverisë, që ti shpëtonte SPAK-ut.
Nga ana tjetër, Erion Veliaj rrëmbete nga qelia kompetencat që i ishin zbehur në drejtimin e bashkisë, duke rikthyer në krye të Tiranës ata njerëz që kishin pasur pushtet në kulmin e sistemit 5D.
Ndonëse fliste për dialog dhe prani besnike rilindja i injoroi dhe mbështetësit e saj, edhe kur ata u detyruan të bëjnë gjestin më të rëndë për një socialist, të djegë teserën e partisë për të kundërshtuar ndarjen teritoriale.
Pa pyetur për sensibilitetin ndaj mjedisit që qëndronte në gjenezë të lëvizjes se Flamingove, Edi Rama nënshkroi me një vendim arbitrar të tij, një tjetër kullë në Parkun Rinia.
Madje sikur të gjitha këto bashkë të mos të mjaftonin ai prezantoi një ndryshim total të Kodit të Procedurës Penale, që nga një pjesë e madhe e publikut u perceptua si një mbrojtje për veten dhe të burgosurit e deritanishëm por dhe për ata që do të vidhnin në emër të tij në të ardhmen.
Pra, zninxhiri i ngjarjeve që pasuan njëra-tjetrën këto katër muaj shuajti çdo shpresë apo iluzion se ky regjim ka një aftësi minimale për të dëgjuar apo reflektuar. Edhe ata që donin të besonin e kuptuan shpejt se rilindja nuk ka më forcë të shkëputet nga banditizmi dhe hajdutëria, që janë në themel të fuqisë të saj. Paradoksi i pushtetit të Ramës është se po u zbut, ai tkurret; se po u bë i dëgjueshëm, ai abandonohet; se po tentoi të përmirësohet ai shkërmoqet; pra se po deshi të demokratizohet, ai azgjesohet.
Një pjesë e kundërshtarëve të tij e dinin këtë. Prandaj që në vitet 2017 -2018 ata predikonin se nuk mund të ketë rugëzgjidhje paqësore, me sistemin e kriminalizuar që kishte ngritur Edi Rama. Por flagmingot qenë mosbesues edhe ndaj tyre. Ata krijuan një distancë higjenike me opozitën e vjetër dhe pushtetarët e djeshëm. Ata i qëndruan larg kritikëve tradicionalë të këtij regjimi. Ata donin të bënin, të pandikuar, eksperiencën e tyre duke rivënë bastin për zgjedhjen e rrugës së kadifenjtë.
U dëshën këto katër muaj që edhe një pjesë e tyre të mbërrinin në të njëjtin përfundim se me instagram, parrulla inteligjente, lule dhe fëmijë për dore, kjo autokraci mund të delegjitimohet realisht, por se një gjë e tillë nuk e pengon aspak të thellohet në krim. Eshtë pikërisht ky konkluzion, i nxjerrë prej fundit të majit deri në këtë tetor, që i detyroi studentët që të vishnin maskat e të rrëmbenin gurët dhe molotovët. Qe radha e tyre që të kuptonin se ndaj kësaj bande të dhunshme, paqja nuk është obsion. /Lapsi
Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkis&...
Protestuesit i kanë vënë zjarrin Ministrisë së Drejtësisë. Studentët u zhvendosën nga Kryeministria dhe Bulevardi ...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar për protestat studentore që kanë përfshirë Tiranën dhe thotë se vendi ë...
Rrjeti më i madh televiziv në Amerikë, FOX NEWS, ka publikuar pamje nga protestat në Shqipëri. Moderatori i njohur, Bill Hemmer ka kom...
Tifo-grupe të Tiranës i janë bashkuar protestës së studentëve në kryeqytet kundër qeverisë së kryeministrit Ed...
Pas përplasjeve të dhunshme pranë Kryeministrisë dhe Piramidës, protestuesit janë zhvendosur drejt godinës së Parlamenti...
Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës (QSUT), aktualisht në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 4 efektivë po...
Protesta studentore në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish po sulmon bizneset që ndodhen t...
Zëvendës kryeministrja, Albana Koçiu ka bërë një tjetër reagim ndërsa revolta e studentëve ka marrë për...
U.S.News Ministria e Arsimit e Shqipërisë u përfshi nga zjarri të mërkurën gjatë ditës së dytë të protes...