‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD-së, Adriana Kalaja ditën e sotme ka dorëzuar një kallëzim të ri penal në SPAK. Kalaja gjatë fjalës së saj u shpreh se ky kallëzim lidhet me një skemë abuzive të ngjashme me 5D, e cila është aplikuar në zonën nr. 15 të Tiranës.
Sipas saj në këtë skemë përfshihen drejtuesit lokalë Gentjan Myrto, Besmir Kola dhe Xhavit Çeka, si dhe deputeti i zonës, Toni Gogu. Kalaja akuzon këta zyrtarë për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.
Ajo përmendi edhe emrin e Arjan Poplit, një person pa funksion publik, i cili sipas denoncimeve të banorëve, ka ndikuar në blerjen e votës. Ajo theksoi se ka abuzime marramendëse me pronat në të tre këto njësi ku banorëve të ndryshëm, u ofrohet 20% e vlerës me qëllim që ata t’u japin certifikatat e pronësisë.
"Sot kam ardhur për të denoncuar një skemë tjetër 5D, por në rastin konkret kjo skemë është aplikuar në zonën numër 15 të Tiranës që përfshin njësitë administrative Ndroq, Pezë dhe Vaqarr ku drejtuesit aktualë të këtyre zonave, Gentjan Myrto, Besmir Kola dhe Xhavit Çeka, në bashkëpunim me deputetin e zonës Toni Gogu, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprave penale të cilat kallëzojmë ne sot, nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, pastrmi i produktit të veprave penale dhe deri në grup të strukturuar kriminal.
Vepra të cilat lidhen me abuzime të personave të sipërcituar por edhe të një personi i cili nuk ka asnjë post publik dhe quhet Arjan Popli, ndaj të cilit në fakt kemi shumë reagime, denoncime nga banorë të zonave për ndikimin e tij për blerjen e votës, për ndikimin e tij për t’u dhënë oferta ose favore banorëve të zonës në këmbim të votës. Favore të cilat lidhen jo vetëm me probleme personale që kanë banorët e zonës por edhe sidomos me çështjen e pjesës së rindërtimit nga tërmeti.
Ka shumë banorë të zonës të cilët kanë përfituar banesa nga rindërtimi por edhe sot e kësaj dite këto banesa jo vetëm që nuk dorëzohen por në mënyra të ndryshme u bëhet presion me qëllim që këta të japin votës pro Partisë Socialiste.
Një problem shumë i rëndësishëm që lidhet me të kallëzuarit prej nesh është edhe tjetërsimi i pronave. Ka abuzime marramendëse me pronat në të tre këto njësi, edhe në Vaqarr, edhe në Ndroq edhe në Pezë. U shkohet banorëve të ndryshëm, u ofrohet 20% e vlerës me qëllim që këta banditë t’u japin certifikatat e pronësisë.
Nga ana tjetër kemi evidentuar edhe disa investime të këtyre drejtuesve të këtyre njësive të cilat nuk kanë burime të ligjshme dhe për këtë i kemi kërkuar SPAK jo vetëm hetimin e burimit të ligjshëm të këtyre investimeve por edhe hetimin pasuror të tyre duke filluar që nga deputeti Toni Gogu dhe tër 3 personat e sipërcituar.
Dhe e fundit ka të bëjë edhe me ndërtimin e rrugës së fshatit Menik, rrugë e cila ka kohë që ka filluar dhe nuk është bërë asnjë investim serioz. Kjo rrugë ka probleme shumë të mëdha pasi në pjesën ku ka shumicën dërrmuese të banorëve, rruga nuk shkon, ndërsa në 3 familje të cilët janë socialistë patronazhistë, rruga i ka shkuar deri në derën e shtëpisë. Këtu flasim për rrugë çakull pasi nuk ka mbaruar, është një investim prej 80 milionë lekë të reja dhe për të cilin ne kemi kërkuar nga SPAK hetimin e kësaj afere," u shpreh Kalaja.
TIRANË- Zëdhënësi i fushatës së PD-së, Andi Mustafaj ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për media...
TIRANË- Qytetari Albjon Blinishti nga Mirdita jo më larg se 4 ditë më parë në takimin e Ramës me qytetarët e...
edi rama GJIROKASTËR- Një nga pyetjet e komentuesve së cilit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në rubrik&eum...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama në daljen e tij "Sy m'Sy" ka folur dhe lidhur me komentet mbi deklaratën e djeshme për...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjetet e tij sociale, ku një prej tyre is...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndryshme ditën e sotme në rrjetet e tij...
Braçe TIRANË- Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka denoncuar ditën e sotme përmes një video në rrjetet sociale gjob...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës së t...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'sy" ka folur në lidhje me sondazhin e publikuar mbrëmjen e ...
PËRMET- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të zhvillojë një takim në Përmet. Mesa duket para se ai të shkojë ...