POLITIKE

Nga shpërdorim detyre te fshehje pasurie/ SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro

I.A Përditësimi i fundit 22 Shtator 2024, 11:08
Nga shpërdorim detyre te fshehje pasurie/ SPAK dërgon për gjykim
Jorgo Goro

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe vartësve të tij. Sipas SPAK, Goro akuzohet për shpërdorim detyre dy herë si dhe fshehje të pasurisë. Ndërkohë që bashkë me të janë dërguar për gjykim dhe vartësit, Jerasimo Bashi, Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj të tre të akuzuar për shpërdorim detyre.

Po ashtu bashkë me ta është dërguar për gjykim dhe Stavri Mëhilli i akuzuar për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. 

Sipas SPAK, në përfundim të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, në bashkëpunim mes tyre, në dy episode të veçanta, kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës. 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 189, të vitit 2023, që bën fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’, parashikuar nga nenet 248 e 25, 186/2, 190/2, 257/a paragrafi 2 dhe 287 paragrafi 1, të Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq, me të pandehur shtetasit:

1.            Jorgo Goro, ish Kryetar i Bashkisë Himarë në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë, dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 257/a paragrafi 2, të Kodit Penal;

2.            Jerasimo Bashi, ish Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë, parashikuar nga neni 248 e 25, të Kodit Penal;

3.            Bilbil Aliaj, ish Drejtor i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25, të Kodit Penal;

4.            Vezir Gjikokaj, ish Jurist i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25, të Kodit Penal;

5.            Stavri Mëhilli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’, parashikuar nga neni 190/2, 186/2 e 287, të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, në bashkëpunim mes tyre, në dy episode të veçanta, kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Në lidhje me episodin e parë, nga hetimi rezultoi plotësisht e provuar se ish titullari i Bashkisë Himarë, i pandehuri Jorgo Goro, në bashkëpunim me Drejtorin e DMMT-së pranë kësaj Bashkie, të pandehurin Jerasimo Bashi, kanë dërguar pranë ZVRPP-së Vlorë për qëllime regjistrimi të pasurisë, shkresën Nr. 731 Prot., datë 18.03.2019, bashkëngjitur së cilës ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirëadministruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M. Megjithëse në rastin objekt hetimi ka qenë fare e lehtë për ish zyrtarët e Bashkisë Himarë të konfirmonin ose jo vërtetësinë e AMTP-së dhe Formularit Nr. 6, të paraqitur nga i pandehuri Stavri Mëhilli, siç ligji e kërkon, të bashkëpandehurit kanë dërguar një kërkesë për regjistrim të pasurisë (Nr. 36/36/1) me përmbajtje të rreme (vetë shkresa e përcjellë) por edhe me dokumentacion bashkëngjitur të provuar të falsifikuar.

Në lidhje me episodin e dytë, nga hetimi penal rezultoi plotësisht i provuar fakti se të pandehurit, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë Nr. 36/341, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Madje kësaj pasurie, të pandehurit i kanë dhënë një numër të ri (36/35) të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji. Ky plan rilevimi i konfirmuar nga të bashkëpandehurit ka shërbyer për të gjithë procedurën e zhvillimit të pronës deri në  lëshimin e Lejes së Ndërtimit në emër të shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k.

Të dyja këto pasuri, duke qenë se provohen të jenë krijuar si pasojë e dokumenteve të falsifikuar dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme të  funksionarëve publikë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë vendosur nën sekuestro preventive, përkatësisht me vendimin penal Nr. 107, datë 28.09.2023, dhe Nr. 176, datë 28.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjithashtu, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a paragrafi 2, i Kodit Penal. Nga hetimi penal rezultoi plotësisht e provuar se në pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, aktualisht e regjistruar në pronësi të shtetasit G. S., i pandehuri Jorgo Goro është pronar faktik duke patur mbi të, të drejta dhe interesa pasurore. Nga ana tjetër, referuar Deklaratave të Interesave Private të vitit 2020 dhe në vijim, përpiluar dhe nënshkruar nga i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e subjektit të zgjedhur vendor, nuk ekziston asnjë gjurmë e deklarimit të interesave të tij apo familjarëve mbi këtë pasuri, shpenzime të mundshme për porositjen ose blerjen e tij, të drejta posedimi apo pronësie mbi të. Për këtë shkak, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasuria në fjalë është vendosur nën sekuestro preventive në bazë të Vendimit Nr. 28 datë 31.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në lidhje me të pandehurit Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj, nga hetimi penal ka rezultuar plotësisht e provuar se këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, kanë lëshuar vërtetimin nga dokumentat hipotekorë Nr. 40, datë 17.02.2020, në emër të shtetasit F. M., duke kryer veprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Konkretisht, në shkelje të ligjit Nr. 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, neni 3 i tij, i cili parashikon zbatimin e dispozitave të tij për regjistrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme që shtrihen brenda territorit, bazuar në akte të fitimit të pronësisë…, të pandehurit në bashkëpunim, kanë kryer veprime konkrete duke pranuar si dokument ligjor një akt-formular (AMTP-në Nr. 9677, datë 07.02.1994) të falsifikuar, përsa i përket sipërfaqes prej 5512 m2, të llojit “Truall”, si dhe Formularin Nr. 6 që bën fjalë për të njëjtën pasuri, edhe ky i provuar i falsifikuar, në emër të shtetasit F. M. Më pas, në bazë  të këtyre formularëve të falsifikuar, të pandehurit Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj kanë nënshkruar vërtetimin nga dokumentat hipotekorë, i cili provon  regjistrimin e pronësisë në një zonë të pamenaxhuar.

Në lidhje me të pandehurin Stavri Mëhilli, nga hetimi penal ka rezultuar plotësisht e provuar se ky shtetas ka përdorur më shumë se një herë dy formularë të falsifikuar. I pandehuri ka paraqitur kërkesë pranë Bashkisë Himarë, më datë 11.03.2019, me objekt “Regjistrimin e pronave të tij që i disponon me AMTP në vendin e quajtur “Llangadhaqa”  dhe “Perivolo”, kundrejt ligjeve në fuqi”. Bashkëngjitur kërkesës, i pandehuri ka bashkëngjitur Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi Nr. 9677, datë  07.02.1994, i cili është provuar të jetë i falsifikuar në përmbajtje, në pjesën që lidhet me pasurinë Nr. 36/36/1, ndodhur në Perivolo, me sipërfaqe 5512 m2, e llojit “Truall”. Po kështu, ky formular (AMTP), referuar aktit të ekspertimit teknik – grafik Nr. 5227, datë 20.06.2023, të kryer nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar të jetë i falsifikuar në nënshkrimin e shtetasit K. Gj., Kryetar  i Komisionit dhe nënshkrimin e shtetasit M. Gj., Përfaqësues i Rrethit në Komision. Ky akt rezulton të jetë ai bazë, i përdorur gjatë gjithë procedurës  së regjistrimit të pasurisë. I pandehuri Stavri Mëhilli, provohet të ketë paraqitur dhe përdorur një formular tjetër i cili është provuar të jetë i falsifikuar. Bëhet fjalë për Formularin Nr. 6 (Lista e Familjeve që morën tokë në pronësi), fshati Gjilek, Rrethi Vlorë. Në këtë formular të paraqitur dhë përdorur nga i pandehuri, i cili ka shërbyer si dokument bazë për regjistrimin e pasurisë të identifikuar me numër 36/36/1, i cili përmban të dhëna të rreme në lidhje me sipërfaqen prej 5512 m2, nga akti i ekspertimit  është provuar të jetë i falsifikuar nënshkrimi i shtetasit K. Gj., Kryetar i Komisionit të tokës në fshat. Përdorimi i këtyre dy formularëve përfshin të gjithë procedurën e ndjekur, duke nisur nga Bashkia Himarë për të përfunduar tek ASHK-ja Vlorë.  Përveç këtyre dy formularëve, i pandehuri Stavri Mëhilli provohet të ketë përdorur më shumë se një herë edhe dy dokumenta të tjerë të falsifikuar, konkretisht shkresën Nr. 1492/2 Prot., datë 22.07.2019, dhe shkresën Nr. 1492/1, Prot., datë 22.07.2019. Këto dokumenta të falsifikuara, rezulton të jenë përdorur pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si edhe pranë noteres S. H., e cila ka përpiluar kontratën “Premtim Shitje”, me Nr. Rep. 836; Nr. Kol. 559, datë 25.07.2019.

I pandehuri Stavri Mëhilli, provohet gjithashtu të ketë shitur pasurinë e përfituar nga kryerja e veprave penale sipas nenit 186/2 e 190/2, të Kodit Penal, duke qenë në dijeni të plotë të prejardhjes kriminale të saj. Transaksioni është realizuar kundrejt përfitimit financiar dhe transferimi i pasurisë është bërë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, formë objektive kjo e kryerjes se veprës penale, e parashikuar në gërmën “a” të paragrafit të parë të nenit 287, të Kodit Penal.

jorgo goro jerasimo bashi bilbil aliaj vezir gjikokaj stavri mëhilli

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë