POLITIKE

Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi

r.ll Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 20:32
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian reagoi ndaj nismës së propozuar javën e shkuar nga kryeministri Edi Rama për një cikël të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Më herët, kreu i Delegacionit, ambasadori Silvio Gonzato, kishte dhënë një vlerësim të përgjithshëm mbi idetë e hedhura nga zoti Rama.

Në një deklaratë të shpërndarë të hënën pasdite Delegacioni shprehet se “mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit”.

Bashkimi europian, së bashku me SHBA-të, 8 vjet më parë, ishin mbështetësit dhe sponsorizuesit e reformës në Drejtësi. Në reagimin e Delegacionit të BE-së, bie në sy vënia e theksit te fakti se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”, ndonëse në tekstin e rezolutës që i propozohet parlamentit për miratim, përmendet pikërisht “garantimi i pakthyeshmërisë” së kësaj reforme.

Socialistët parashikojnë ngritjen e një Komisioni të posaçëm parlamentar, të ngjashëm me atë të reformës në Drejtësi. Dhe kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që pavarësisht dallimeve të thella, t’i bashkohen kësaj nisme. Opozita deri tani nuk e ka parë pozitivisht propozimin e socialistëve. Kryetari i Partisë demokratike zyrtare Lulzim Basha, e ka konsideruar një "retorikë boshe", duke e akuzuar kryeministrin si përgjegjësin kryesor të përhapjes së korrupsionit në vend. Edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, i cili tanimë përfaqëson grupimin e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se “çdo reformë apo nismë që krijon mundësinë për të çuar përpara integrimin europian të vendit, do të ketë kontributin tonë”. Por sipas tij "me Edi Ramën kryeministër dhe qeverinë e tij të korruptuar ky proces vetëm sa vështirësohet, pengohet e zgjatet”.

Për Delegacionin e BE-së “është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile”.

Socialistët janë të mendimit se këto reforma, do të përshpejtonin rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin europian, ndërsa i janë referuar dhe gjetjeve të shqyrtimit analitik të realizuar në kuadër të procesit të bisedimeve me BE-në. Megjithatë, në reagimin e tij Delegacioni i mëshon me forcë këtij momenti, kur shprehet se “ne theksojmë se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike”.

Nga ana e saj ambasada amerikane, në reagimin e saj një ditë pasi u bë publik propozimi i socialistëve, foli për një “propozim premtues”, ndërsa nënvizoi se “si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme, ndërsa bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike”.

Ndërsa Delegacioni i BE-së është kujdesur të kujtojë se “në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, BE-ja po ofron ndërkaq asistencë të madhe për Shqipërinë në fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si dhe është e gatshme të rrisë mbështetjen e vet, sipas rastit”./VOA

ps be reforma ne drejtesi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë