Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka akuzuar Edi Ramën se po inskenon takime për të shmangur refuzimin e studentëve, të cilët nuk kanë pranuar të ulen në karriget e vendosura prej tij për dialog.
Në një deklaratë për mediat, Garo u shpreh se Rama, pasi u refuzua për herë të dytë nga studentët, inskenoi dy takime brenda ditës, njëri me një të ri në karrige me rrota dhe tjetri me një person që PD e cilëson si ‘student të shpikur’.
Ajo rikujtoi edhe një rast të dy muajve më parë, kur, sipas saj, kryeministri ishte tallur publikisht me një të ri me autizëm dhe nënën e tij. Garo e cilësoi takimin e sotëm me një të ri me aftësi të kufizuara si një përpjekje për të krijuar një imazh të rremë, në një moment kur Rama po përballet me refuzimin e protestuesve.
Garo theksoi se refuzimi i studentëve e ka detyruar kryeministrin, sipas saj, të sajojë takime për të krijuar përshtypjen se dialogu po vijon.
Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
Edi Rama, me të cilin nuk pranon të flasë askush, ka filluar të flasë me vete. Dy herë brenda ditës sot, pasi u refuzua për herë të dytë nga studentët, ai inskenoi 2 takime. Të parin me një të ri në karrige me rrota dhe të dytin me një ‘student të shpikur’.
Mos harroni se po ky njeri, vetëm dy muaj më parë tallej publikisht me një të ri me autizëm dhe nënën e tij.
Sot priti në zyrë një të ri, me një përvujtni false, sikur të ishte Shën Francesku.
Zoti e faltë se nuk di më çfarë bën për të mbajtur pushtetin!
Një video e dytë, e shpërndarë nga Rama sonte ishte një fyerje tjetër për të rinjtë studentë që janë ndërkohë duke protestuar para zyrës së tij për të tetën ditë.
Rama kishte montuar një të ri sikur ai po i bënte pyetje dhe ky i përgjigjej. I riu ishte ulur në një karrige të kuqe te trotuari para Kryeministrisë, ku studentët e vërtetë nuk pranuan të ulen, as dje as sot.
Ku e ka lëshuar veten ky njeri?
Kur studentët e refuzojnë, ai shpik një student.
Pasi i ka sharë njerëzit me aftësi ndryshe, fton një prej tyre kur është në hall.
Të dashur studentë dhe të rinj: ky është Edi Rama, që ju e njihni mirë dhe prandaj e refuzoni.
Një spekulator 2 lekësh që është gati të bëjë çdo gjë për karrigen e tij.
Mirënjohje për revoltën dhe qëndresën tuaj, dhe për faktin se duke mos u ulur në karriget mashtruese që ai u ofron, ekspozoni se çfarë është gati të bëjë ai për të mbajtur karrigen e vet!
Bashkohuni me studentët në protestën kombëtare, të shtunën më 24 tetor, ora 10.00 te Kryeministria!
OSBE ka reaguar, lidhur me dhunën brutale policore që ka shoqëruar protestat e studentëve në këto 9 ditë në vendin ton&e...
Kur më 24 tetor 1929 falimentimi i Bursës së New Yorkut tronditi ekonominë globale dhe Depresioni i Madh përfshiu të gjithë b...
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka kritikuar mënyrën se si kryeministri...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i pranishëm në protestë tha se me 50 milionë eurot që vodhi Balluku, do të ndryshonte jeta e...
Mark Gjonaj, i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ku dënon dhunën policore ndaj të rinjve që protestojnë në S...
Kryeredaktori i Syri Television, Romir Saraçi, zbulon detaje të reja lidhur me protesuesin i cili është goditur disa herë nga policia...
Kryeministri Edi Rama përmes një video në rrjetet sociale është vendosur përballë akuzës se mbrojti ish-zëvendë...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të god...
Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin e Liderëv...
Kritikët e korrupsionit dhe keqqeverisjes kanë të drejtë: Plenkoviqi i Kroacisë, Rama i Shqipërisë dhe Vuçiqi i Serbis...