POLITIKE

“Një vit para zgjedhjeve iu çoi formularin e OFL”/ Gazetari Artan Hoxha: Krimi i organizuar i ka dhënë disa deputetë Ramës

b.z Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 22:47
“Një vit para zgjedhjeve iu çoi formularin e OFL”/
Artan Hoxha

TIRANË - Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se krimi i organizuar sipas tij i ka dhënë kryeministrit Rama të paktën 5 deputetë që të mbajë pushtetin.

I ftuar në Syri TV, Hoxha ngriti akuza se një vit para zgjedhjeve Rama i çoi krimit të organizuar formularët dhe ju thoshte se, nëse nuk më mbështesni u lëshoj institucionet në kurriz.

Po ashtu gazetari ngriti dyshime se edhe ata politikanë që janë arrestuar po kërcënohen sipas tij nga kryeministri Rama.

‘Shprehja e mafias është se, minjtë e ndjenjë të parët që po mbytet anija. Në këtë vend minjtë çuditërisht janë ngrohtë në këtë vend, dhe po marr rastin e vitit 2021, se aty ata u shfaqën haptazi dhe konkretisht, sepse rezultati ishte i ngushtë dhe ata bëhen të rëndësishëm kur rezultati është i ngushtë, dhe bëjnë diferencën dhe shembulli më konkret ishte Shkodra.

Çfarë nuk ka hequr ajo Shkodër dhe ka rezistuar. Ishte hera e parë që më ka zhgënjyer se, mendova vërtetë se mund të rezistonte, por në fakt rrethanat u krijuan që, nuk kishin zgjidhje tjetër veç se të dorëzoheshin, në ato kushte që u dorëzuan dhe ai qytet nuk kishte zgjidhje tjetër.

Iu vendos përpara alternativa ose, të zhdukeshin nga ai qytet, ose të pranonin sherifët e rinj që morën në dorëzim qytetin. Në 2021 Rama përdori një taktikë tjetër. Filloi në shkurt 2020, një vit para zgjedhjeve siç ndodhi në 2016 me kanabizimin. Në 2020  nisi operacionin e famshëm OFL dhe u çoi formularë të gjithë atyre që njiheshin si bosë të krimit në vend.

Dhe ju tha se, tani na provoni se këto pasuri që gëzoni, nuk i keni përfituar nga pasuri të paligjshme, por të ligjshme. Dhe i akuzuar prap nga vendet partnere, se kishte lidhje me krimin e organizuar dhe më këtë thoshte se, nuk kishte lidhje dhe nxirrte atë bionden me syze saldatori që çonte formularin në vende ku e dinim se nuk ndodheshin aty.

Operacioni nisi me Hajrët, ata ishin në kërkim. Çfarë ndodhi në 2021, me kë u bënë Hajrët, me mazhorancën u bënë. Nuk kishin qenë në zgjedhje të tjera me mazhorancën. Ai u çoi formularët dhe ju thoshte se, nëse nuk më mbështesni u lëshoj institucionet në kurriz. Çfarë ndodhi në fund të OFL, e hëngri Bektashi nga Kuçova, kompania që kishte autokombanjën që në kohën e Adil Çarçanit dhe të gjithë pasuritë e krimi të organizuar u legalizuan.

I legalizuan këta të SPAK-ut, dhe po të shikosh se, në dosjet që kanë sot për shkak të Sky dhe Encrochat, kanë të njëjtat grupe që i kanë patur aty dhe i kanë legalizuar.

Pas 2021, ai ndoqi taktikën tjetër se, e pa e gjithë bota se çfarë ndodhi. Kush e kishte ndihmuar të fitonte Shkodër, Durrës, Fushë Krujë, Lezhë, sot janë në kërkim ose gjendet në burg. Pra këta e kanë bërë përmbysjen e sistemit, të votës së qytetarëve shqiptarë. Dhe këta nuk kanë zgjedhur 4-5 deputetë, por më shumë.

Tani i ka futur brenda dhe i mban varur, dhe Rama pasi ka mbaruar punë me ta, sot u thotë shiko, do rrini urtë se do ju gropos aty brenda. Ju duhet të jepni shembull se, nuk keni ndërruar drejtim dhe nëse unë jam në pushtet, ju mund ti gëzoni pasuritë tuaja. Nëse Rama rrëzohet nga pushteti e gjithë vëmendja shkon tek ai, dhe ikën vëmendja nga ata’, tha Hoxha.

zgjedhje edi rama artan hoxha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë