POLITIKE

"Nuk do sillemi kurrë me biznesin, siç u soll Rama me kandidaten tonë!" Berisha: Do të përgjysmojmë barrën e rëndë të taksave mbi shqiptarët

M.B. Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 20:45

"Nuk do sillemi kurrë me biznesin, siç u soll Rama me

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e forcës së tij politike dhe koalicionit. Berisha tha se do të përgjysmojnë barrën e rëndë të taksave mbi shqiptarët. Ai shtoi se subvencion për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Berisha premtoi mbrojtje sezonale për prodhimet e fermerëve shqiptarë, kredi duke paguar qeveria interesin për fermerët, mbrojtje dhe subvencionim për të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë natyrore.

Ai tha se një fermë e fuqishme është një fermë prodhuese dhe se vetëm në këtë mënyrë do ndërtojnë Shqipërinë Madhështore. Gjithashtu Berisha tregoi një rast duke thënë se nuk do sillen kurrë me biznesin, siç u soll Rama me kandidaten e tyre.

"Sot, një vajzë e nderuar, një nënë e nderuar e dy fëmijëve, pedagoge e shkëlqyer në universitet, e kthyer nga jashtë për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri, është kandidate për deputete dhe kjo është Fatmira Kola, më njofton se mister urrejtja, Edi Rama, mizogjeni, i ka mbyllur biznesin, portalin e saj me 72 mijë abonentë pa asnjë paralajmërim. I ka dërguar furgonat e policisë tek bënte fushatë i tmerruar. I them këtij burreci 2 metra të gjatë, po përpëlitesh kot se i ke javët e fundit dhe do japësh hesap për çdo akt të tillë. U them socialistëve se ne kurrë nuk do sillemi ndaj bizneseve të tyre", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miq, a është vetëm kjo Shqipëria Madhështore? Jo. Shqipëria Madhështore ka një tjetër kolonë të dytë, të fuqishme, që është ekonomia, ekonomia, ekonomia. Made in Albania, ky vend nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, do të prodhojë të mira për qytetarët e vet. Ky vend do të prodhojë sepse ne zotohemi sot para jush, para çdo qytetari shqiptar se ne kemi besim të plotë tek iniciativa e tij e lirë. Ne kemi besim se me iniciativën e tij të lirë, me mundin, djersin, ai do të mund të begatojë veten dhe familjen e tij. Të ndërtojë të ardhmen që meriton. Ndaj dhe ne do të përgjysmojmë barrën e rëndë të taksave mbi të. Dhe më shumë se përgjysmim.

Isha ditë më parë në një treg, gjeta aty njerëz që sakrifikonin shumë. Kalonin tete orë, dhjetë orë në kushte shumë të vështira me një barrë fiskale absurde, arbitrare. U merrnin 1500 lekë për një metër pllaka në trotuar. Uji me çmime stratosferike. Energjia 18 lekë. Mbi 140 mijë euro të ardhura, u vendosin taksa të rënda. Pyeta kasapin si të ecën? Doktor, më tha, vetëm në ditë festash kemi të ardhurat që kishim në çdo ditë para këtyre. Një zonjë u përgjigj, sa e paguan energjinë, 18 lekë, tha. 6 lekë do e kesh, i thashë. Buzëqeshi, kaq e kemi pasur gjatë qeverisë tuaj. Dhe këto nuk janë favore ndaj demokratëve. Këto janë vendime për çdo shqiptar, të majtë, të djathtë, pa parti, cilido.

Nuk do bëhet kurrë gjah shtrigash ndaj biznesmenëve. Jo dhe jo. Sot, një vajzë e nderuar, një nënë e nderuar e dy fëmijëve, pedagoge e shkëlqyer në universitet, e kthyer nga jashtë për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri, është kandidate për deputete dhe kjo është Fatmira Kola, më njofton se mister urrejtja, Edi Rama, mizogjeni, i ka mbyllur biznesin, portalin e saj me 72 mijë abonentë pa asnjë paralajmërim. I ka dërguar furgonat e policisë tek bënte fushatë i tmerruar. I them këtij burreci 2 metra të gjatë, po përpëlitesh kot se i ke javët e fundit dhe do japësh hesap për çdo akt të tillë. U them socialistëve se ne kurrë nuk do sillemi ndaj bizneseve të tyre. Jo dhe jo.

Garantoj administratën që e braktisi sot se PD, koalicioni, e vlerëson shumë aktin tuaj dhe u konsideron ju pasuri kombëtare, secilin prej jush që zbaton ligjin, u shërben qytetarëve, refuzoni patronazhistin, aktivistin, këta terroristë elektorale të cilët vjedhin së bashku me zyrtarët e lartë. Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë kurrë pa një fermë madhështore. Fermerët shqiptarë u vendosën në kushtet më të pabarabarta sepse argati i Vuçiçit firmosi Ballkanin e Hapur dhe hapi dyert për prodhimet me të cilat kalbin në fushë prodhimet e shqiptarëve. Merr fund! subvencion për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Mbrojtje sezonale për prodhimet e fermerëve shqiptarë. Kredi duke paguar qeveria interesin për fermerët. Mbrojtje dhe subvencionim për të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë natyrore. Një fermë e fuqishme është një fermë prodhuese. Vetëm në këtë mënyrë do ndërtojmë Shqipërinë Madhështore.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë