POLITIKE

“Nuk ra pre e joshjes së pushtetit”/ Grigels Muçollari: Florian Binaj ka zbritur nga skena për të ndalur dramën e qytetit

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 19:48
“Nuk ra pre e joshjes së pushtetit”/ Grigels Muçollari:

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidaturës së Florjan Binaj si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.

Në një postim në rrjete sociale, ai thotë se kandidatura e Florjan Binaj ka sjellë “përmbysje” në garën e parakohshme të bashkisë së Tiranës. Muçollari e konsideron Binajn një personazh publik i cili nuk ka rënë “pre” e joshjes së privilegjeve që kjo qeveri ka tentuar t’i ofrojë.

Ai e ka përfunduar duke thënë, se ndihet vërtetë mirë që PD dhe partitë e tjera opozitare ia kanë arritur të ofrojnë një model të tillë për qytetarët.

Postimi i plotë i Grigels Muçollari:


Të zbresësh nga skena për të ndalur dramën e qytetit

Është shumë interesante përmbysja që sjell Florian Binaj me lëvizjen e tij të fundit. Ai zbret nga skena dhe i jep një impuls të ri angazhimit qytetar, ndërkohë që shumë të tjerë janë shndërruar në aktorë të dramës që po kalon vendi, Tirana, njerëzit.

Kur jo pak të sojit të tij u bënë marioneta e kukulla të qeverisë, Ramës apo edhe Veliajt, Flori mbeti njeri, qytetar, ruajti dinjitetin. Sot që qyteti ka më shumë nevojë për akte të forta, për reagim, për dalje nga kllapia, për prishje të konformizmit, Flori zbret në terren.

Në të kundërt, ngjitet në skenë rivalja e tij, aktorja Ogertë, e cila është në aktin e radhës sipas skenarit të bosit të saj, i cili i nxjerr nga mënga karakteret sipas trilleve personale. Tirana do të shohë që ka dy alternativa: një që ka marrë rolin dytësor në regjinë e Ramës (dikë që bosi as nuk e pyet nëse e do apo jo ta luajë këtë shfaqje) dhe kemi në anën tjetër aktorin e talentuar që përmbys skenën dhe i bën qytetarët ta marrin dinjitetin dhe përfaqësimin e tyre, të mos mbeten spektatorë të lojës vanitoze e të korruptuar të Edi Ramës.

Florian Binaj, po të donte, do të kishte marrë nga kjo qeveri poste e privilegje. Padyshim ai ka pasur oferta, është tentuar të joshet. Shumë kolegë të tij që u rreshtuan, u bënë ofiqarë të lartë, u bënë të pasur e “strategjikë”. Sikur vetëm për këtë, ai është përfaqësues i asaj ndërgjegjeje qytetare që nuk është shuar ende, nuk është shitur dhe është e shqetësuar për vendin, për të ardhmen.

Për më tepër, Flori nuk ka qëndruar në heshtje e në rehatinë e tij. Ai është angazhuar dhe ka ngritur zërin për kauza të shoqërisë dhe për drejtësi. Flori është që tani përfaqësuesi i atyre që nuk pajtohen me dramën e Tiranës, me aktorët e radhës.

Unë besoj se ata janë shumica. Dhe ndihem vërtet mirë që PD dhe partitë e tjera opozitare ia dolën të ofrojnë këtë model për qytetarët, duke kapërcyer vetveten.

flor binaj bashkia tirane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë