Vrau vjehrrin me armë gjahu në Roskovec, autori vret veten
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...
Gazetari Basir Çollaku ka bërë deklarata të forta gjatë emisionit ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ku ka sulmuar Edi Ramën duke e cilësuar si pjesë të një sistemi të kapur nga krimi i organizuar.
Çollaku u shpreh se situata politike në vend është në ‘emergjencë kombëtare’, duke akuzuar individë të caktuar si ‘zëdhënës të mafies’ dhe të interesave kriminale, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe trafikut të drogës. Sipas tij, këto struktura përdoren për pastrimin e parave përmes investimeve në kulla dhe resorte.
Ai ngriti shqetësime edhe për pasuritë e lidhura me zyrtarë të institucioneve, përfshirë AKSHI, duke pretenduar se një pjesë e pronave janë të falsifikuara ose të përfituara në mënyrë të paligjshme. Sipas Çollakut, në disa prej këtyre pasurive jetojnë persona të lidhur me politikën, drejtësinë dhe administratën publike.
Gazetari theksoi gjithashtu se struktura e posaçme kundër korrupsionit ka dijeni për disa raste dhe ka nisur hetime, por sipas tij procesi mbetet i paplotë. Ai shtoi se në disa raste pasuritë e sekuestruara i janë lënë në administrim vetë subjekteve të hetuara.
‘E dëgjuat se çfarë tha? Për opozitën tha është një hale. Po ky çfarë është, ku është i çmendur, ai ka rrjedhur, ai duhet lidhur. Ai duhet mjekuar.
Ne për shkak të këtij individi jemi në emergjencë kombëtare. Ai del aty si zëdhënës i krimit të organizuar, si zëdhënës i mafies, qoftë kjo të ndërtimit dhe trafikut të drogës, sepse do t'u shesë atyre kullat, do t'u shesë atyre resortet, do t'u shesë atyre paranë e pastruar nëpërmjet trafikut të drogës, kokainës.
Kur shohim këto histori që dalin vilat e këtyre të AKSHI-t e se do dalin edhe këto të grupit të Belës, se janë dy organizata kriminale tani, dhe investigimi i pasurive është ajo, le të themi episodi i munguar i deritanishëm i strukturës së posaçme, por edhe akoma i paplotë do të thoja. Kam parë jo pak herë, mjafton që struktura e posaçme të shkojë në të gjithë këto komplekset e vilave dhe të gjejë kush janë pronarët. Do dalin në dorë të dyta dhe të treta ca njerëz të cilët mezi mbyllin muajin. Por banorë nëpër to janë këta qeraxhinjtë e fukarenj, si Karçanaj e shoqëria e saj, si Belinda dhe shoqëria e saj. E kam aksesuar dokumentacionin jo të pakët, ku një pjesë e këtyre investimeve nga biznesmenë me të mëdhenj të Shqipërisë, i kanë grabitur pronat. I kanë me prona të falsifikuara.
Dhe ç'ka bërë këtu struktura e posaçme, e cila ka dijeni, ka filluar dhe hetimin për disa prej tyre. I ka thirrur dhe ata disa herë. Po ç'ndodh? Sipër të tyre, kësaj prone të vjedhur, të falsifikuar, janë pushtetet, banojnë ata. Banojnë deputetë, politikanë, prokurorë, gjyqtarë.
Ka dhe investime të tjera të cilat janë, me fjalë, organizata kriminale të hetuara, që në një pjesë të konsiderueshme të kohës, struktura e posaçme ia ka lënë në administrim atyre pasurinë. Se e menaxhojnë më mirë ata se Agjencia e Sekuestrimit të Pronave të Krimit të Organizuar. Rastet janë jo të pakta.
Kur flasim për pastrim të parave, këtu para... kujtoj një episod para tre vitesh, me komunikimet e mia, le të themi, me edhe të huaj që janë marrë me investigimet në Shqipëri për pastrimin e parave. Klubeve e sportit në Shqipëri, duke përfshirë edhe ndeshjet e Kombëtares dhe të ekipeve të futbollit, vihen në skedina në Amerikën Latine. Është një investigim i gjatë i bërë nga antimafia italiane dhe partnerë të tjerë të huaj, dhe ç'ndodhte? Këto para të fituara, se ndeshjet trukohen këtu. I del rezultati, edhe penalltia, edhe korneri si ta duash ata, ta caktojnë. I bie bilbilit zotëria kur e ka, i kërcet, i klikon ora. Dhe ç'ndodh? Paratë e fituara në këtë mënyrë...
Paratë e fituara në këtë mënyrë me skedina në Amerikën Latine, paguhet droga. Në një pjesë jo të kufizuar rastesh, dhe vjen këtu, s'ka qarkullim, se ka dhe formate të tjera me këto... Bitcoin dhe kriptomonedhat etj’, tha ndër të tjera Basir Çollaku në SYRI TV.
Një skandal me elementë të ngjashëm me dosjen e AKSHI-t duket se po merr formë këtë herë brenda Komisionit Qendror t&e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, i shoqëruar nga deputetja demokrate, Al...
Bujqësia dhe blegtoria shqiptare po përjetojnë “goditjen e fundit”, një krizë e thellë që po çon në f...
Partia Demokratike ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si skandalin më të fundit me koncesionin e sterilizimit, i cili sipas saj, ...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish per rritjen e çmimit të naftës në vend, e cila ka ardhur si pasojë e konfliktit n&eu...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë përplasjen që pati me deputeten e PS-së, Elisa Spiropali, në mbledhj...
SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Posacëm konfirmoi dënimin me 2 vite burg. Prokuroria thotë se Jorgo...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar në Gjykatën e Posacme zëvendësimin e masës së sigurise s&e...
Nga shkarkimi si ministre e Jashtme, te mungesa gjatë seancës ku u votua imuniteti i Ballukut e deri tek zërat se ka pasur debate me kryeministri...
Ilir Meta, i është drejtuar sërish këtë të martë, Gjykatës së Lartë, ku kërkon zëvendësimin e...