POLITIKE

Olsi Rama rrëfen për herë të parë ngjarjen e Beogradit: Edi nuk e dinte që do shkoja në stadium, policia serbe mendoi se...

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 23:17

Olsi Rama rrëfen për herë të parë ngjarjen e Beogradit:

Për herë të parë pas incidentit të turpshëm 11 vite më parë në Beograd në ndeshjes Serbi-Shqipëri, Olsi Rama ka rrëfyer gjithë çfarë ndodhi në Beograd. Olsi Rama ishte pikërisht në atë incident të rëndë, teksa thotë se kur i kthehet kujtesës, duket si një film.

“Është pak si film kur e kujton në retrospektiv, dy ditë të çuditshme të jetës, sepse vajtja ime në Beograd ishte një dëshire duke qenë se në atë ndeshje nuk kishte tifozë dhe nuk lejoheshin. Mbase po të lejoheshin, nuk do ta kisha kaq të madhe këtë shtytjen për të vajtur.

Mbaj mend në atë kohë kur flisnim me miqtë dhe i thonim a do vini, na thonin “ç’a duam ne atje, do të jetë luftë”, unë nuk e kisha këtë perspektivën e idesë së luftës pavarësisht se e kisha idenë që mund të shkonte situata deri në një lloj situate konfliktuale, por jo aq ekstreme”, rrëfen ai.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte më tepër situata përpara ndeshjes, pasi nuk e kisha parë në asnjë stadium. Kam qenë edhe në derbit e famshëm të Tiranës, të Milanos, të Athinës nuk kam parë një situatë aq antagoniste, një stadium të tërë që të ishte aq shumë i acaruar emocionalisht. Kur shkon në një ndeshje të tillë ka një pjesë të ultrasve që kanë një axhendë të tyren, një pjesë tjetër që  janë atë më neutralët që çohen të thonë “po boll se kemi ardhur të shohim ndeshjen”. Në Beograd kjo nuk ekzistonte, ishte një stadium i tërë që kishte një ngarkesë energjie emocionale të karikuar në mënyrë antagoniste”, u shpreh Rama.

“Skuadrat ishin të rreshtuara përballë nesh dhe në një moment tek himni shqiptar u çova për të kënduar në shenjë mbështetjeje për ekipin. Unë kam qenë sportist, kam luajtur me kombëtaren dhe asnjëherë nuk kam e kënduar himnin, sepse them që s’di të këndoj.  Ndërkohë, thirrjet ishin aq të zhurmshme sa që nuk dëgjohej asgjë edhe pse i kishim afër. Kur erdhi radha e himnit të tyre u ula në shenjë proteste dhe kur u ula ndjeva që kisha një kontraktim nga krahu i majtë. E gjithë ajo atmosferë më kishte kontraktuar e ndikuar sepse ishte diçka e pa jetuar më parë.

Në atë ndeshje nuk lejoheshin simbolet kombëtare dhe unë vesha një bluzë të kuqe Ferrari që kisha, ndërkohë që aty me të kuqe luante Serbia. Unë nuk e kisha këtë informacion, por sigurisht e kuqja ime ishte për Shqipërinë. Në një moment kur ekipi ynë krijoi një situatë për gol ne bërtitëm, pak çaste më vonë ishte Mavraj që krijoi një rast tjetër dhe ne bërtitëm edhe më shumë.

Atë moment u kthyen tifozët nga ne pasi ra stadiumi në qetësi. Aty pati një moment tensioni pasi një person nga poshtë na shau edhe në shqip dhe ne sigurisht nuk mund të lejonim që të na shanin, sidomos nga familja.  Reaguam brenda normales. Por i gjithë stadiumi ishte kthyer nga ne përpara së te futej droni dhe aty ndërhyri policia që na nxori nga tribuna në korridor. Unë dronin e pashë nga dera e hapur e lozhës, sepse isha në korridor dhe dola më pas në dritare. Kisha një aparat që fotografoja dhe filmoja, dhe ai ishte molla e sherrit sepse menduan që “ky kishte telekomandën e dronit”, kujton ai.

“Edi nuk e dinte fare që unë do shkoja në Beograd. Për arsye të imazhit duhej dhe një përgjigje nga ana ime për të thënë që nuk e kam bërë unë këtë gjë (dronin). Unë vetë besoj që pasaporta amerikane ka qenë një faktor për t’i stepur pak ata. Edhe atëherë në Beograd situata nuk ka qenë e qetë pasi ka pasur protesta. Është një ngjarje në jetë që mbahet mend”, tha Olsi Rama në Top Channel.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë