POLITIKE

"Pa to në krye, asnjë betejë politike nuk mund të fitohet!" Bardhi në Konferencën e LDGSH: Gratë shpesh janë më luftarake se burrat në mbrojtjen e interesit publik

M.B. Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2024, 12:00

"Pa to në krye, asnjë betejë politike nuk mund të

TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mbajti një fjalim në tryezën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, duke vënë në dukje rolin e grave në politikë.

Ai vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të zonjave dhe vajzave, të cilat kanë qenë shtylla kryesore e Partisë Demokratike në aksionet dhe sfidat e saj politike.

Po ashtu Bardhi theksoi se angazhimi i grave në politikë është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm për suksesin e çdo gare apo aksioni politik.

Fjala kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Shikoj që në sallë ka zonja, gra dhe vajza, të cilat tashmë kanë një jetë që janë aktive në Partinë Demokratike, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë parti. I kam parë shpesh në aksionet politike të Partisë Demokratike, ku në shumë raste janë më aktive sesa vetë burrat. Kjo ndodh sepse, sipas këndvështrimit tim, çdo parti politike që synon të ketë sukses në çdo garë apo aksion politik, duhet t’i ketë zonjat në ballë, në krye, aty ku e meritojnë.

Eksperienca ime e shkurtër, jo shumë e gjatë në politikë, më ka mësuar një gjë: atë që arrijnë zonjat në aktivitete, aksione apo fushata, ne burrat ndonjëherë e kemi të vështirë ta bëjmë. Prandaj, nëse duam të kemi sukses në sfidat që na presin pas disa muajsh, zotimi që Sekretari i Përgjithshëm mori sot përpara jush duhet të jetësohet. Ky zotim nuk duhet të jetësohet thjesht si kuotë gjinore – një betejë që Albana dhe koleget e saj të nderuara në parlament e kanë zhvilluar gjatë miratimit të Kodit Zgjedhor – por duhet të jetësohet sepse roli juaj është i pazëvendësueshëm. 

Personalisht, kam pasur fatin që gjatë kësaj kohe të drejtoj një grup parlamentar që ka më shumë zonja sesa ka pasur ndonjëherë më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm tha që pjesëmarrja e grave e bën politikën më paqësore. Unë, nga ana tjetër, kam parë shpesh që zonjat e grupit tonë parlamentar kanë qenë më luftarake sesa shumë burra brenda grupit. Kjo do të thotë se sa më shumë zonja të kemi në grupin e ardhshëm parlamentar, aq më fuqishëm do të luftojmë të gjithë së bashku për të mbrojtur interesin publik. Angazhimi në politikë nuk është i lehtë për zonjat. Veçanërisht, angazhimi juaj gjatë këtyre 12 viteve, për shkak të regjimit të Edi Ramës, ka qenë shumë i vështirë.

Kam takuar mësuese, mjeke dhe zonja punonjëse në administratë që angazhohen në Partinë Demokratike, dhe që më tregojnë se si, edhe në vitin 2024, vijojnë të intimidohen dhe të përndiqen, vetëm sepse angazhohen në politikë dhe janë pjesë e Partisë Demokratike. Por, ndonëse flasin për intimidimin, presionin apo përndjekjen që u bëhet çdo ditë, në çdo bisedë me to shoh vendosmërinë për të vazhduar përpara, për të qëndruar, për të sakrifikuar dhe për të bërë më të mirën, sigurisht për Partinë Demokratike, por mbi të gjitha për Shqipërinë.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë