POLITIKE

Padia për shpifje/ Gjykata rrëzon Veliajn, Aulon Kalaja shpallet i pafajshëm: Fitore për lirinë e fjalës

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 22:42
Padia për shpifje/ Gjykata rrëzon Veliajn, Aulon Kalaja shpallet i

Pas 17 seancash gjyqësore, kreu i PD në Krujë, Aulon Kalaja është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës në procesin e ngritur ndaj tij nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Padia për shpifje, e cila sipas Kalasë nisi kur Veliaj ndodhej në burg, u rrëzua plotësisht, duke i dhënë fund një beteje të gjatë ligjore.

Kalaja e cilësoi çështjen si një “padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike”, një taktikë që sipas tij përdoret rëndom në Shqipëri për të frikësuar dhe heshtur gazetarët. Ai shprehu bindjen se padia kishte interes të gjerë publik, pasi prekte thelbin e lirisë së fjalës dhe të drejtën për të kritikuar zyrtarët publikë.

Kalaja: Në fakt e mbajte fjalën, ma kishe dhënë fjalën që në momentin që do përfundojë gjyqi, sido që të shkonte, do të isha i ftuari yt dhe të falënderoj për ftesën. Unë besoj që ka interes publik kjo çështje, sepse nuk është çështja ndaj meje, në fakt, por paditë strategjike që ngrihen ndaj gazetarëve rëndom në Shqipëri dhe kjo ishte një SLAPP case, siç njihet ndryshe në gjuhën juridike, të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku baza ime ka qenë aty në mbrojtjen që kam bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili është akoma kryetar i Bashkisë së Tiranës, edhe pse është në burg. Me të thënë të vërtetën, një seancë gjyqësore që nisi në tetor, seanca e parë dhe përfundoi sot pas 17 seancash, siç edhe ju e thatë.

Besoj se ka ecur mirë, duke pasur parasysh mënyrën se si shkojnë seancat në Shqipëri, ky gjyq mund të shkojë edhe gjashtë vjet. Por duhet thënë që mbrojtja ime ka qenë e një niveli të lartë profesional. Kam paraqitur rreth 56 prova në gjykatë. Në fakt është hera ime e parë që shprehem publikisht për mbrojtjen që kam bërë edhe për akuzat e drejtpërdrejta që më kanë bërë nga ana e avoketërve të zotit Erjon Veliaj, se për të duhet të kuptojmë diçka, që punojnë një, një lluguni e madhe avoketërish, studio shumë të mëdhaja. Ai ka shumë çështje dhe nuk e di se si ai gjeti kohë nga burgu që të më padiste edhe mua për shpifje, ndërkohë që ka halle të tjera. Nuk e, nuk e kuptova këtë moment domethënë, që ja prisha qetësinë nga burgu.

Nuk jam vetëm unë rasti, por unë korra një fitore sot sigurisht për fjalën e lirë. Gjyqi ka qenë në një moment shumë delikat para disa seancave, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk u paraqit, por paraqitej avokati i tij dhe në një moment të caktuar u tha që edhe mund të pushohet gjykimi. Ndërkohë kam qenë unë ai person që nuk kam pranuar që gjykimi të pushohet, por unë doja të gjykohesha që të merrja pafajësinë. Pra, unë sot jam i pafajshëm për të gjithë deklaratat e mia që kam bërë tek ju, apo në emisione të tjera ku mi kishin mbledhur dhe do të doja të përmendja disa prej tyre, se është hera e parë faktikisht që do i them.

Akuzohesha se unë e kisha fyer kryetarin e Bashkisë së Tiranës sikur i kam thënë që ai është një çun mami dhe nuk ka bërë asnjë betejë në jetë, ja kam dhënë çelësat e bashkisë gati, është një politikan e provete, ka abuzuar me fondet e shoqërisë civile, akuza tjetër ishte për futjen e rrugës së rakisë në burg, ku ai abuzonte me alkoolin në burg dhe akuza më e rëndë në thonjëza, ku ai pretendonte, ishte çështja e që unë kisha përmendur në media, një dalje të tij me disa foto të famshme, besoj që edhe ju jeni dëshmitarë, ku lëvizja ‘Mjaft’ vishet me ato veshje provokuese domethënë, ku unë kisha përdorur termin shërbime seksuale, jo marrëdhënie seksuale.

Pra, të gjitha këto aludime apo fyerje siç ishin për viktimën akuzuese, në këtë rast Erjon Veliaj, sot morën një përgjigje nga gjykata. Dua t'ju them që vetë prokuroria kërkoi pafajësi për mua dhe edhe gjykata vendosi pafajësi. Pra, unë kam bërë një betejë shumë të fortë ligjore në gjykatë, duke mos tërhequr asnjë nga pretendimet e mia dhe nga deklaratat publike që kam bërë qoftë edhe në studion tuaj, ku i kemi marrë pikë për pikë videot dhe i kemi analizuar në gjykatë pa dijeninë tënde në këtë rast.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë