POLITIKE

"Pajisja nuk u vendos kurrë në punë, por helmoi pacientet", skandali i Onkologjikut, PD: Aparatura e kobaltit u paraqit si blerje e suksesshme, mbeti korridoreve

M.B. Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 14:44
"Pajisja nuk u vendos kurrë në punë, por helmoi
Floriana Garo

TIRANA- Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo tha se kryeministri Edi Rama 4 vite më parë e paraqiste si sukses blerjen e aparaturës së kobaltit në spitalin e Onkologjisë. Garo tha se kjo pajisje nuk u vendos kurrë në punë për t’i ardhur në ndihmë pacientëve, por madje helmoi këto të fundit dhe punonjësit e spitalit.

Ajo shtoi se në mënyrë që të përdoret, kobalto-terapia duhet të futet në një bunker anti-radioaktiv në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IEAHEA. Sipas saj, në mungesë të këtij certifikimi dhe sidomos të humanizmit, aparati mbeti korridoreve.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PD, FLORIANA GARO:

Edi Rama, në një status në Facebook në vitin 2012, kur premtonte shëndetësi falas, denonconte një pajisje, sipas tij të vjetruar të rrezatimit antitumoral në Spitalin Onkologjik. Thuajse 10 vjet më vonë, në 2020, ministria e tij ‘e rilindur’ e Shëndetësisë bleu një aparat kobalti të cilin shëndetësia botërore e kishte nxjerrë nga përdorimi për arsye të rrezatimit të dëmshëm.

Edhe pse u ble, pajisja nuk u vu në punë, por u la në korridoret e spitalit, jo vetëm duke hedhur në kosh paratë e investuara në të, por duke rrezikuar jetën e stafit mjekësor dhe të pacientëve. Në mënyrë që të përdoret, kobalto-terapia duhet të futet në një bunker anti-radioaktiv në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IEAHEA.

Në mungesë të këtij certifikimi dhe sidomos të humanizmit, aparati mbeti korridoreve, ashtu si shumica e pacientëve shqiptarë në spitalet e ‘rilindura’. Edi Rama, me siguri e ka harruar statusin e vitit 2012, por jo sloganin ‘fajin e ka Saliu’ poshtë të cilit mundohet të fshehë pa-aftësinë dhe pa-përgjegjshmërinë prej 2 dekadash që ai qëndron në pushtet.

Ky slogan i rrejshëm dhe patologjik, nuk i fsheh dot ama metastazat e së keqes që qeveria e tij ka përhapur në të gjithë Shqipërinë. Skandali i Onkologjikut është dëshmi e kësaj ‘burse të vdekjes’, ku fitimet kanë rëndësi, pasurimi i ministrave, drejtorëve dhe patronazhistëve ka rëndësi, e aspak shëndeti dhe e ardhmja e shqiptarëve.

Edi Rama, megjithatë, nuk ndalet në propagandimin e së keqes. Ishte vetë kryeministri që, në vitin 2020 e paraqiste si sukses blerjen e aparaturës së kobaltit, që nuk u vu në punë kurrë. Jo vetëm kaq, por që helmoi me rreze radioaktive kush e di sa pacientë dhe punonjës spitalorë.

Ky është Edi Rama i vërtetë. Ai erdhi me premtimin e shëndetësisë falas dhe i shndërroi spitalet e Shqipërisë në ‘treg të zi të vdekjes’ ku jeta e shqiptarit trajtohet si rezultat në skedinat e futbollit. Kundër kësaj mynxyre që quhet Rilindje, me në krye Edi Ramën, le të bashkohemi në betejë kundër këtij sistemi të kalbur që ka kapluar vendin tonë, në protestën kombëtare, më 11 korrik në orën 20.00.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë