POLITIKE

Pano: Ligji i ri 'anti-familje, manuali i Soros dhe qeverisë për shpopullimin final të Shqipërisë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 19:56

Pano: Ligji i ri 'anti-familje, manuali i Soros dhe qeverisë për

Miratimi i ligjit të ri për barazinë gjinore në Kuvendin e Shqipërisë ka shkaktuar reagime të ashpra, duke u cilësuar si një “manual i adoptuar nga axhenda Soros” me qëllim shkatërrimin e familjes dhe shpopullimin e vendit.

I ftuar në syri tv, pastori Akil Pano shprehet se maxhoranca parlamentare ka votuar në favor të “interesave të larta të familjes Soros” dhe kundër interesave të kombit shqiptar dhe se ky është një plan i gatshëm i “ekstremit të globalizmit të majtë”, i cili po zbatohet në Shqipëri. Kundërshtarët e ligjit paralajmërojnë se do ta sfidojnë atë në Gjykatën Kushtetuese dhe përmes një referendumi, duke bërë thirrje për protesta masive popullore.

Pano: Se pari më lejoni t'ju them që shteti votoi pro interesave të larta të familjes Soros. Kjo është e vërteta. Por kam votuar, kam votuar katërshiprish kundër interesave më të larta të familjes shqiptare, të kombit shqiptar edhe të shqiptarëve kudo. Zotërinjtë e maxhorancës në parlamentin e Shqipërisë nuk kanë shpikur rrotën. Pra ky është një manual i cili është adoptuar nga extremi i globalizmit të majtë, nga axhenda Soros për shkatërrimin e vendeve si Shqipëria edhe e kanë sjellë këtu thjesht për ta përgjithësuar. Fatkeqësisht, ky projektligj kaloi dhe është bërë tashmë, është ligj që do të ratifikohet nëpërmjet presidentit të Republikës.

Ne do të vijojmë ta kundërshtojmë deri në fund. Pra kemi alternativat... ligjore të mbetura, Gjykatën Kushtetuese por gjithashtu kemi dhe referendumin si një mjet demokratik. Ne do të nxjerrim, do nxjerrim popullin, do nxjerrim popullin në protestë, do nxjerrim popullin në rrugë, sepse dëgjoni me vëmendje. Edhe ndjesë sepse mund të shquhet një lloj revolte në zërin tim, por nuk e kam me ju.

Po unë kam qenë brenda këtyre tensioneve që nuk janë të vogla por janë të mëdhaja, pasi ky ligj është i pakrahasueshëm me me me 7501-shin kur shqiptarëve ju rrëmbyen tokat. Pra gjyshërve, stërgjyshërve, katragjyshërve tanë. Po diskutohet rrëmbimi i fëmijëve, rrëmbimi i jetës, rrëmbimi i kulturës. Pra është historia që ka ndodhur deri tani në Amerikën Veriore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, ku ideologjizimi gjinor kryen ekspansionin më të madh të regresit moral të vlerave në të gjithë edukimin parauniversitar, pra që nga shkolla e mesme deri në kopsht tek fëmijët katërvjeçarë.

Ky projektligj, është një projektligj me mbi 34 nene. Pra është fjala për një ndërhyrje të thellë në kulturën tonë kombëtare, është fjala për ndërhyrje të thellë në gjuhën tonë të komunikimit, në gjuhën në media, në gjuhën e ligjit, në gjuhën e sanksioneve. Është fjala për sanksione të ashpra të cilat na kthejnë, e dini se ku? Na kthejnë tek ligji për agjitacion propagandë. Në rast se një shqiptar si unë apo si ju nesër, pasi ky ligj të ratifikohet, do të jetë duke thënë diçka që nuk është politikisht korrekt me linjën e George Sorosit, fillojnë gjobat nga 600 deri 1 milion e gjysmë e më pas, në qoftë se nuk ka një ndjesë publike, sikundër i kërkuan doktorit, pra zotit Berisha dje, atëherë fillojnë sanksionet dhe ashpërsohen dhe shkojnë deri drejt burgimit.

Pra, ky është komunizëm. Është fjala për rikthimin në totalitarizmin e plotë. Dhe unë kujtoj tani, kujtoj jo pak burra dhe gra, nëna dhe baballarë shqiptarë që jetojnë në Suedi, në Norvegji, në Kanada, të cilët në komunikimin e tyre me mua më thonë, pastor, po mendojmë të kthehemi në Shqipëri. Deri përpara miratimit të këtij ligji flas. Të kthehemi në Shqipëri, sepse Shqipëria ende mbetet një oaz i sigurt për të rritur fëmijët tanë. Tani unë po ju them, kjo teknikë sorosiste, e cila është bërë tashmë një instrument nëpërmjet mazhorancës socialiste në parlamentin e Shqipërisë, është grushti i fundit për të larguar shqiptarët nga Shqipëria. Pra kjo është metoda e fundit drejt shpopullimit final të Shqipërisë nga shqiptarët. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë