POLITIKE

Paralajmëron Berisha: Rrezikojmë anulimin e marrëveshjeve me BE! Me çiftimin me Serbinë, Rama kreu aktin më të rëndë!

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 14:11

Paralajmëron Berisha: Rrezikojmë anulimin e marrëveshjeve me BE!

Kryedemokrati Sali Berisha tha se me ngjarjet e fundit siç ishte dhe rrëzimi i kërkesës së SPAK për të dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut, rrezikohet që shqiptarëve t’u mbyllen dyert në BE.

Ai tha se rrezikohet që të anulohen të gjitha marrëveshjet e firmosura me BE-në deri tani.

“Edi Rama ndërmori këtë veprim, një akt in ekstremis për të shpëtuar lëkurën e tij. Por viktimë tjetër madhore, në qoftë se SPAK ishte viktimë direkte, viktimë tjetër madhore e këtij akti është çdo qytetar shqiptar, i cili ka për aspiratë integrimin e tij në BE. Në të vërtetë, vendimet u morën në parlament me gjithë paralajmërimin më serioz të jo një, por disa vendeve anëtare të BE, se ato nuk mund të pajtohen kurrë me një vendim të tillë. Dhe se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, jo vetëm që ndalon, por edhe mund të shpërbëhet nga alfa gjer në alfën ku ka filluar.
Kur themi këtë shpërbërje, do të thotë anulim i të gjitha marrëveshjeve të firmosura me BE-në, që nga viti 1992 që është marrëveshja e parë tregtare.
Megjithatë, midis fatit të bardhë të shqiptarëve, integrimi në BE, sepse të themi atë që është, kjo fjala fat merr interpretime të ndryshme, por po të jetë për një popull si populli ynë, me problematikat që ka përjetuar, integrimi evropian, integrimi në NATO ishte fati i tij më i madh.

Kështu që Edi Rama, pavarësisht nga paralajmërimet që mori, pavarësisht nga reagimet që mori, vendosi që para procesit të integrimit të zgjedhë mburojën e tij ligjore për vjedhjet që ka bërë, të mos dorëzohet para ligjit ai dhe as dhe rrethi i tij i ngushtë familjar. Por një gjë është prapë e qartë, se e gjithë kjo përplasje e madhe me opozitën, me partnerët ndërkombëtarë, bëhet vetëm për Edi Ramën dhe rrethin e tij të ngushtë familjar.
Pra, çdo shqiptar paguan për vjedhjet e Ramës, njerëzve me të cilët ka vjedhur, familjarëve të tij, Lindës së tij, baxhanakut dhe të tjerëve me radhë. Si rrugëdalje, ai ka zgjedhur shkelmimin haptas të interesit të çdo shqiptari, integrimin mbi bazë merite në BE, bllokimin e tij dhe kërkesën që bëri me Aleksandër Vuçiç për një integrim tregtar. Një marrëveshje tregtare me BE-në, por jo paketë politika dhe ligjet komunitare, thjesht një partneritet në tregti. Me çiftimin e Shqipërisë me Serbinë, Edi Rama kreu një akt ndër më të egrit armiqësorë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Cilado që të jenë problemet e Shqipërisë, Shqipëria nuk ka asnjë problem madhor në rrafshin strategjik, gjeostrategjik dhe politik me BE-në, që ka Serbia.
Serbia, jo nga Shqipëria, por nga qëndrimet dhe historia e saj, është konsideruar dhe konsiderohet Rusia e vogël në Ballkan. Shqipëria nuk është konsideruar kurrë zonë influence ruse.
Rusët bëjnë çdo përpjekje që TAP-i të dështonte, të mos kalonte nga Shqipëria, vetëm e vetëm se e dinin se gazi i tyre nuk mund të kalonte nga Shqipëria.
Serbia ka probleme të mëdha politike për të zgjidhur, marrëdhëniet me fqinjët, me Kosovën dhe Bosnjen, me Republikën Srapska që e ka përdorur si një koloni, me kërcënime të mëdha për bashkim, etj, etj.

Shqipëria nuk ka asnjë problem gjeopolitik me asnjë nga fqinjët tanë. Ka vetëm marrëdhëniet me të mira, më normale në të gjitha aspektet.
Serbia nuk njeh gjenocidin serb në Srebrenicë, i shpallur gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet dhe një kusht i vendeve demokratike për të afruar Serbinë.
Shqipëria, falë ndërhyrjes së fuqishme të opozitës, votoi më së fundmi rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
Pra, imagjinoni ju, përpjekjen e Edi Ramës për t’i zbardhur faqen Vuçiçit, në një kohë kur ai akuzohet si një nga pjesëmarrësit në safarin njerëzor në Sarajevë.
Tani, argati i del në krah dhe shkruan letër të hapur me të për fatin e përbashkët të shqiptarëve dhe serbëve, në një marrëveshje tregtare me BE, që nuk është gjë tjetër vetëm Ballkani i Hapur.
Një akt më antikombëtar se ky nuk mund të bëhet.
Një akt i mirëfilltë antikombëtar.”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë