10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Orest Berberi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat denoncoi situatën alarmante me Gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës dhe sitin arkeologjik të zbuluar në vendin ku ishte parashikuar ndërtimi i shkollës së re.
Sipas Berberit ky nuk është thjesht problemi i një godine shkolle, por një tregues i mashtrimit qeveritar, mungesës së transparencës dhe dështimit të plotë të institucioneve.
Ai shtoi se pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, godina e gjimnazit u shpall e papërdorshme, ndërsa nxënësit u shpërndanë në shkolla të tjera me premtimin se do të kishin një shkollë të re.
Projekti 3D i qeverisë është një mashtrim, pasi kantieri është i braktisur dhe trashëgimia arkeologjike është lënë në baltë e ujëra të zeza.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë,
Durrësi po përballet me një tjetër skandal që ka të bëjë me arsimin dhe trashëgiminë e përbashkët, jo vetëm të qytetit, por të kombit.
Bëhet fjalë për fatin e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti” dhe një sit arkeologjik të cmuar të trashëgimisë kombëtare. Ky nuk është thjesht problemi i një godine shkolle – ky është një tregues i qartë i mashtrimit qeveritar, i paaftësisë vendore dhe i papërgjegjshmërisë.
Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shkolla u shpall e papërdorshme. Nxënësit u shpërndanë në godina të tjera, me premtimin se shumë shpejt do të kishin një shkollë të re. Në mars 2022, godina u shemb. Edi Rama, Ministria e Arsimit dhe Emiriana Sako dolën me projekte 3D, duke shitur mashtrime.
Në vendin ku do të ndërtohej shkolla u zbuluan pasuri arkeologjike të jashtëzakonshme: mozaikë, terma dhe një vilë romake.
Në prill 2024 mozaikët antikë e përmbytën nga ujërat e zeza. Sot, në shtator 2025, ato janë të mbuluara me baltë në një kantier të braktisur. Nxënësit e kësaj shkolle u bënë ‘maturantë shëtitës’, ata që do fillojnë sivjet do të bëjnë të njëjtën gjë.
Në Durrës, kriteri i qeverisë dhe bashkisë socialiste për arkeologjinë është të hidhet beton mbi të. Këtë radhë, është gjetur një metodë tjetër: ujra të zeza dhe baltë. Para kësaj gjendjeje edhe Bashkimi Europian është tërhequr nga projekti, për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së transparencës nga qeveria dhe bashkia. Ky është një turpërim dhe një humbje e madhe për qytetin.
Pasojat për fëmijët janë këtu prej 6 vitesh: nxënësit e gjimnazit më të madh të qytetit janë hallakatur nëpër godina të tjera. Mësimi bëhet me dy turne, gjë që ka ulur ndjeshëm cilësinë e arsimit. Numri i nxënësve ka rënë, sepse prindërit janë të lodhur nga mungesa e kushteve dhe kanë zgjedhur të largojnë fëmijët drejt shkollave të tjera. Ndërkohë, Durrësi i Vjetër, një nga zonat më të populluara të qytetit, nuk ka asnjë institucion arsimor për fëmijët që jetojnë aty.
Edi Rama dhe Ermiona e tij mashtrojnë shqiptarët me projekte 3D. Realiteti është gërmadha dhe kantierë të braktisur. Trashëgimia është mbuluar nga balta.
Partia Demokratike kërkon: Të bëhet publik vendimi i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore për fatin e sitit arkeologjik. Të vendoset një afat i qartë për nisjen e punimeve. Të ngarkohen me përgjegjësi Ministria e Arsimit dhe kryebashkiakja e Durrësit për mashtrimin, dështimin e projektit, dhe shkatërrimin e trashëgimisë.
Të nderuar qytetarë,
Kjo nuk është vetëm një çështje shkolle. Kjo është çështje e së ardhmes së fëmijëve durrsakë, e dinjitetit të qytetit tonë dhe e kujtesës sonë kombëtare.
Faleminderit.
Gjatë prezantimit të Operatorit të Ujit, Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se ky hap e çon vendin në një stad tjetë...
Gjatë prezantimit të Operatorit të Ujit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se depozitat e ujit mbi pallate do të hiqen, për të evitua...
Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar Operatorin e Ujit dhe gjatë fjalës së tij e vendosi theksin te rëndësia e kë...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi tha në një reagim në rrjetet e tij sociale se aeroportet i janë shtuar skemës s&eum...
Një ligj me afat të përkohshëm 3-vjeçar, që synonte të nxiste investimet në sektorë strategjikë të ekon...
Akademiku Artan Fuga tha në një dalje në medias se me numrat që ka PS-ja të dala nga zgjedhjet e 11 majit, do të ishte hipokrizi t...
Shemsi Prençi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, deklaroi se vizita e Altin Dumanit në Sh...
Kreu i PD, Sali Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, u shpreh se cinizmi i pushtetit lokal ka arritur kulmin, ndërsa banor&e...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi nga debatet gjatë mbledhjes plenare të së hënës në lidhje me më...
Kryeministri Edi Rama është gati të zbulojë emrat e anëtarëve të kabinetit të tij të katërt qeverisës. ...