POLITIKE

Artan Fuga: Pluralizëm në Kuvend? Hipokrizi e madhe, në këto kushte është i mbaruar

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shtator 2025, 09:43
Artan Fuga: Pluralizëm në Kuvend? Hipokrizi e madhe, në këto

Akademiku Artan Fuga tha në një dalje në medias se me numrat që ka PS-ja të dala nga zgjedhjet e 11 majit, do të ishte hipokrizi të flitej për pluralizëm në Kuvend. Sipas tij, fjala e opozitës do të mbetet vetëm fjalë dhe jo “fjalë-veprim”.

“Pluralizmi brenda Kuvendit të Shqipërisë në këto kushte është i mbaruar. Nuk them se është etapë e mbaruar sikur vdes një njeri por në këtë situatë është hipokrizi e madhe të flisnin për pluralizëm sepse numri i madh i deputetëve të PS-së, që mund të shkojë 80-83 ndoshta dhe më shumë e bën që fjala e opozitës të jetë vetëm fjalë, kurse fjala në Kuvendin e Shqipërisë ne në komunikim e quajmë fjalëveprim.”

Më tej Fuga tha se korrupsioni në shoqërinë shqiptare është kapilar dhe se nëse do të bëhet një analizë për nivelet e saj situata do të paraqitet shumë e frikshme.

“Nëse do të bëhej një analizë sesa është korrupsioni në shoqërinë shqiptare në të gjitha format e veta, situata është e frikshme dhe në këtë situatë të frikshme, vetëm me ndëshkime nga prokuroritë apo SPAK nuk i dilet dot kurrë sepse mund të duheshin, stadiumet të bëheshin burgje. Aq kapilar është aq i tmerrshëm është, aq e ka molepsur dhe squllur si metastazë shoqërinë shqiptare dhe e ka molepsur në kokë saqë njerëzit e pranojnë si një fakt fatal si vdekja apo e konsiderojnë dhe si sukses të X apo Y dhe për t’u pastruar nga kjo nëse fillon tani, nga fundi i shekullit mund të arrihet që shoqëria shqiptare të vetëpastrohet. Aq rëndë e ka infektuar në të gjitha format dhe nivelet. Dhe është një nga frenat më të fortë që na pengon për të shkuar drejt progresit.”

Në lidhje me procesin e integrimit, akademiku u shpreh se mënyra sesi flitet tani nuk jep asnjë garanci që ne jemi në rrugën e pranimit në BE. Sipas Fugës, një konjukturë gjeopolitike të favorshme apo brenda dinamikave të BE sot që të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë e aq më pak të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Patjetër në kritere dhe në kritere të matura mirë dhe që janë të vështira për t’u realizuar.  Në konceptin tim, nuk e shtroj çështjen kështu, që, ne do pranohemi për këtë arsye apo për këtë tjetrën. Unë nuk shoh akoma horizontin se ne do pranohemi. Unë mendoj se mënyra sesi flitet tani nuk më jep asnjë garanci që ne jemi në rrugën e pranimit. Pastaj do thoja që u pranuam për këtë apo për atë. Nuk shoh një konjukturë gjeopolitike të favorshme apo brenda dinamikave të BE sot që të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë e aq më pak të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë do ta uroja rritjen e influencës evropiane në Shqipëri, rrugën drejt integrimit, por shoh se vështirësitë janë akoma dhe  deklarimi se në 2027 apo 2030 do jemi pjesë e BE, nuk them se nuk mund të ndodhë, por e shoh të vështirë dhe nuk shoh argumentet mbi të cilat bazohet ky kalkulim.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë