POLITIKE

PD propozon ndryshime në projektligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje: Të shtohen subjektet përfituese

r.ll Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 10:51
PD propozon ndryshime në projektligjin për faljen e gjobave për
selia e pd

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar ndryshime në projektligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. PD shprehet se ajo që ka prezantuar mazhoranca për projektligjin është një masë e pamjaftueshme. 

Grupi parlamentar i PD në propozimin e tyre kërkojnë që gjobat për ndërtimet pa leje të hiqen për të gjithë territorin e vendit, jo vetëm në zonat rurale. Gjithashtu kanë propozuar që të anullohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

"Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.", janë edhe dy propozimet e tjera të PD. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

GRUPI PARLAMENTAR I PD PROPOZON NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN PËR ANULLIMIN E GJOBAVE: TË SHTOHEN SUBJEKTET PËRFITUESE

Mazhoranca socialiste ka propozuar që të anullohen te gjitha masat administrative te paekzekutuara, te vendosura nga data 1 janar 2015 deri ne 30 nentor 2024 ne zonat rurale per sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore te Mbrojtjes se Territorit, Inspektoriatit Qendror i Mbrojtjes se Territorit, Autoriteti Kombetar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shteteror Shendetesor ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.

Por për grupin Parlamentar të PD kjo është një masë e pamjaftueshme.

Grupi Parlamentar i PD ka propozuar që:

1- Të anullohen të gjitha masat administrative të vednosura sipas nenit 52, pika 1, shkronja “e”, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim, që është shfuqiuar si papajtueshme me Kushtetutën, me vendimin nr. 15/2022 të Gjykatës Kushtetuese, që nga data e hyrjes së ligjit në fuqi e deri në momentin e shfuqizimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.

2- Të anullohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

3- Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

4- Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.

Gjithashtu, Grupi Parlamentar i PD argumenton që në kuadër të parimit të barazisë përpara ligjit të gjithë personave fizikë dhe juridikë që do të ishin subjekt përfitues sipas ligjit nëse nuk do të kishin kryer ekzekutimin e masave administrative përpara hyrjes në fuqi të tij, në bazë të parimit iu kthehen shumat e paguara dhe kthimi i shumave të bëhet nga institucionet e ngarkuara me zbatimin e këtij ligji brenda datës 31 janar 2025.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë qenë gjithnjë kundër qasjes arrogante dhe arbitrare të qeverisë socialiste për të ndëshkuar qytetarët dhe bizneset me gjoba të larta apo masa të tjera administrative, përpara kryerjes së të gjithë përpjekjeve për informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tyre mbi detyrimet që rrjedhin nga ligji dhe sanksionet në rast moszbatimi të ligjit. Megjithatë, qeveria socialiste ka vazhduar të ndëshkojë qytetarët me gjoba dhe penalitete të larta, të cilat në raste të caktuara kanë rezultuar me pasoja shumë të rënda për qytetarët tanë, të cilat në pamundësi për shlyerjen e detyrimeve, kanë konsumuar veprime që kanë përfunduar në burg ose më fatalet i kanë dhënë fund jetës së tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë