lda Zhulali, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, ka denoncuar ashpër përdorimin e paligjshëm të institucionit të Bashkisë nga ana e Erion Veliajt, duke ngritur dyshime serioze mbi mënyrën se si prodhohen dhe firmosen dokumente zyrtare në emër të tij.
Në linjë me shqetësimet e ngritura më herët nga opozita, Zhulali akuzon Veliajn se po vijon të uzurpojë Bashkinë në kundërshtim të plotë me ligjin, edhe pse mandati i tij ka përfunduar.
Sipas saj, kjo situatë e paprecedentë është dëshmi e degradimit të shtetit ligjor dhe e lidhjeve të pushtetit vendor me korrupsionin dhe klientelizmin, që sipas opozitës përfaqësohet më së miri nga Erion Veliaj.
Pjesë nga deklarata:
E para, më bën përshtypje se si Veliaj vazhdon të përdorë logon e institucionit dhe unë nuk e di se si është prodhuar ajo shkresë që mban edhe firmën e tij. Kush i administron këto? Kemi parë më parë që për emërimet e kryetarëve të bashkisë ka firmosur personalisht. Nuk ka asnjë person që mund të prodhojë atë shkresë në bashki në emër të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Kështu që pyetja për Veliajn është: kush e prodhoi atë shkresë, ose kush administron vulën e bashkisë? Kjo do të ishte një pyetje teknike, sepse në çdo aspekt këtu nuk mban më erë shtet. Kushdo prodhon dokumente, nuk merret vesh nga dalin dhe çfarë vlere ligjore kanë.
Siç e thashë, kemi edhe dokumentin tjetër që emëron znj. Ristani kryetare bashkie, por nuk kuptohet çfarë ka ndodhur me shkresën tjetër që emëronte znj. Goxhaj, sepse nuk kemi një shkresë të tretë që riemëron znj. Ristani. Pra, në Bashkinë e Tiranës vetëm ligjshmëri nuk ka, dhe pyetja është: kush e ka prodhuar shkresën e radhës që mban firmën e Veliajt?
Veliaj nuk duhej të kishte kandiduar në vitin 2023, por jo vetëm që kandidoi, por përdori gjithë arsenalin e tij politik të manipulimit zgjedhor për të ardhur në krye të Bashkisë së Tiranës. Ju e mbani mend që ne kemi kërkuar shkarkimin e z. Veliaj me mocion shkarkimi dhe me debat për inceneratorin e Tiranës, dhe këtë e kemi bërë sipas parashikimeve ligjore.
Ne jo vetëm me shkresa, por kemi bërë edhe një aksion politik – kemi protestuar për 44 javë rresht para Bashkisë. Kjo është e ngulitur mirë në shoqëri, dhe këtu nuk ka asnjë hamendësim që PD po bashkon votat me PS. Veliaj nuk duhet të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, sepse ai përfaqëson modelin më të keq qeverisës. Ai është modeli i korrupsionit në të gjitha format e tij dhe nuk mund të qëndrojë asnjë moment si kryetar i bashkisë. Jo vetëm ai, por edhe i gjithë stafi i tij politik dhe administrativ nuk duhet të qëndrojnë asnjë ditë në zyrat e bashkisë.
Qyteti i Tiranës, në fund të ditës, po e dëshmon për çdo qytetar se si është kthyer në një barrë. Çdo shërbim që duhej të ofronte Bashkia e Tiranës, në vend që të ishte në shërbim të qytetarëve, është kthyer në levë në duart e disa drejtorëve të bashkisë dhe vetë kryetarit, deri dje, për t’u marrë shpirtin njerëzve. Aq e vërtetë është kjo, sa vetë Rama sot i bëri presion Erion Veliajt dhe i tha çfarë u bën qytetarëve të thjeshtë që duan të rregullojnë avllinë e shtëpisë, ndërkohë që ka lejuar të ndërtohen 4-5 kate pa leje, para zyrës së tij, në kullën e njërit prej miqve të tij.
Pika ku ndahemi me këshilltarët socialistë është se ata, deri dje, refuzonin t’i bindeshin Ramës dhe ai u detyrua t’i mblidhte në PS dhe t’i firmosnin. Ata thjesht përdorën një moment ligjor, ku thuhet se nëse kryetari i bashkisë mungon për më shumë se 3 muaj, ai shkarkohet. Ne ndahemi me PS vetëm në pjesën që ata iu bindën Edi Ramës. Pra, Veliaj është bërë barrë politike për Ramën. Tani po shantazhojnë njëri-tjetrin.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
19 Shtator19:26
Pas largimit si ministër, Ulsi Manjës i rrëzohet edhe “padia” për prokuroren e Shkodrës. Rama e akuzoi publikisht Elsa Gjelin për ndërtimet
Inspektorit i Lartë të Drejtësisë, ILD, e ka gjetur të pabazuar ankesën e ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ...
POLITIKE
19 Shtator19:18
Lubonja: Rama mbështet Izraelin, por myslimanëve në Tiranë u hap muze për t’i qetësuar
Analisti i njohur Fatos Lubonja kritikoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si sipas tij, po përdor myslimanët shqiptarë pë...
POLITIKE
19 Shtator19:09
Kushtoi 3.7 mln euro, si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria
Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur emergjencën dhe qytetarët ...
POLITIKE
19 Shtator18:13
Ndërron jetë ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe ish-themeluesi i PD, Abdi Baleta
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë.
Abdi Baleta lindur në fsh...
POLITIKE
19 Shtator18:02
Një listë ndërtuesish abuzivë që qarkullojnë nëpër Tiranë/ "Edi Rama kërcënon Mand Lilon e kullës "Eye of Tirana": S'do e gëzosh dot
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme foli për kritikat ndaj ndërtimeve pa leje, duke ia lënë fajin inspektorëve që nuk arrij...
POLITIKE
19 Shtator17:57
Socialistët i “presin biletën” si kryebashkiak, Veliaj ankohet nga qelia për antikushtetutshmëri
Bazuar në një udhëzim publik të kryeministrit Edi Rama, anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të...
POLITIKE
19 Shtator17:28
Video/ Braçe përplaset me Anuela Ristanin për mbeturinat në Selitë: Turp të kesh për arrogancën tënde!
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj kryetares së komanduar në Tiranë, Anuela Ristani pasi nuk ka marrë p&eum...
POLITIKE
19 Shtator17:11
“‘Diella’ një model centralist pushteti që Rama ka ndërtuar”, Kathimerini: Pse në Shqipëri, teknologjia merr një karakter thuajse teatral
Në mesin e shtatorit, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë që prezantoi në Parlamentin e saj një “minist&eum...
POLITIKE
19 Shtator16:44
GJKKO nuk liroi Metën nga burgu, reagon avokati: Beteja vijon në Apel
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve të ish-presiden...
POLITIKE
19 Shtator16:22
Emërimi i qeverisë/ Moment epik, Spiropali sposton Mirela Kumbaron për tu fotografuar krah Ramës
Në Presidencë është zhvilluar sot ceremonia e betimit të qeverisë së re, ku kryeministri Edi Rama dhe 16 anëtarët...