Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
TIRANË- Partia Demokratike ka shpalosur sot programin 2025-2029 për sektorin e "Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave". Ky program është hartuar nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, i cili aktualisht ndodhet në "arrest shtëpie".
Gjatë prezantimit të programit ka mbajtur fjalën edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili u shpreh se mjedisi, pyjet dhe kullotat janë fusha të lidhura direkt me jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.
Berisha tha se aktualisht këto fusha janë të "pushtuara nga mafia", ku shtoi se mjedisi është i dominuar dhe dëmtuar nga interesa mafioze të "klientelës qeveritare". Më tej, lideri demokrat tha se mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Ju falënderoj për praninë tuaj këtu, falënderoj panelistët për punën që kanë bërë. Ne debatojmë sot për programin e atyre fushave që janë të lidhura direkt me jetën, me shëndetin, me mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Në shumë aspekte, të një rëndësie parësore për shëndetin e njeriut, të një rëndësie parësore për mjedisin, për pyjet, për kullotat, për ujërat. Ajo çka spikat sot në këto 12 vite mund të themi se është një rrokullisje e madhe. Nuk dua të përdor terma, por është një injorim, është një pushtim nga mafia e këtyre fushave. Mjedisi, me të cilin lidhet direkt shëndeti i njeriut, është më i braktisur, më i kërcënuar se rrallë ndonjëherë në histori. Mjedisi është sot i tëri i dominuar, i manipuluar, i dëmtuar nga interesa kryekëput mafioze të klientelës qeveritare.
Shqipëria, që për disa rrethana mund të kishte mjediset më të lakmueshmet në Europë, ka kryeqytetin, njërin nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit. Pa asnjë lloj monitorimi, pa asnjë lloj kontrolli, me një betonizim të pandalshëm me asgjë, me një mashtrim të pafundëm ky pretendojnë zyrtarët se kanë mbjellë 1 milion pemë, në një kohë kur kanë prerë qindra mijëra të tilla. Kjo batërdi, kjo ndotje e jashtëzakonshme në qytetet tona, kjo është e njëjtë në ujërat tona. Verën e kaluar ne nuk kishim pothuajse asnjë flamur blu në detërat dhe liqenet tona.
Megjithëse ne, për hir të së vërtetës, ndërtuam 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe po shkonim faktikisht drejt bllokimit të tërë të derdhjes së ujërave të zeza në det, ato korrupsioni i ka kyçur. Bashkitë nuk i vënë në funksion. Nuk paguajnë energjinë për funksionimin e tyre. Dhe flasin për perla, flasin për Maldive, flasin për të gjitha këto në një kohë kur ato janë brigjet më të ndotura në Europë. Janë më të ndotura duke pasur impiantin e ndërtuar, por që i vënë çelësin sepse nuk duan të paguajnë energjinë elektrike bashkitë. Potencial i jashtëzakonshëm ekziston në pyjet, kullotat, kodrat, malet, alpet e Shqipërisë.
Gjithçka shkon në rënie të lirë. U ndërprë pothuajse çdo lloj subvencionimi për pyllëzimin, për frutëzimin, për bimët mediciale. U ndalua edhe gjahu duke mos pasur konceptet më minimale të ekuilibrave. Zonat e biodiversitetit më të lartë u agresuan. Ligji u amendua për të hapur dyert për kthetrat e mafies së ndërtimit në këto zona. Nuk ka asgjë të mbrojtur më. Sëmundjet nga ndotja rriten me shpejtësi, veçanërisht sëmundjet malinje. Bimët aromatike dhe ato eterovajore, bimët medicinale, të cilat janë një pasuri e madhe në të katër anët e vendit, nga Çajupi në Jezercë dhe kufi me Plavën, por ato i rrëzoi përdhe droga. Nuk e kam fjalën vetëm për plantacionet e kanabisit, por e kam fjalën narkoeuro. Ata nuk eksportojnë më. Me rënien 30 e sa përqind të euros, ata nuk kanë më asnjë fitim.
Dhe qeveria në vend se të krijojë me urgjencë fondin e mbështetjes së këtyre eksporteve, të gjithë këtyre sipërmarrjeve që punësonin me mijëra banorë në zonat më të varfra, qeveria bën sehir dhe u jep akses trafikantëve për ndërtimin e kullave, për shndërrimin e parave të drogës në beton. Pyjet, profesor Hasani e tha, në një vit 40 mijë hektarë nga zjarret. Morën 10 milionë, u abonuan në satelit se gjoja do shohim zjarret, se nuk i shihnin dot pa satelit. Po zjarret vitin që kaloi ishin më të egra se asnjëherë se nuk kishte mjete për shuarjen e tyre. Pra, të themi të vërtetën, mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare.
ili rmeta TIRANË- Presidenti i Partisë, Ilir Meta shprehet se programi ekonomik "Made in Albania" i Shqipërisë Madhështore ka si q...
Foto ilustruese TIRANË- Gazetari Enton Abilekaj është shprehur së fundmi se diskursi i kryeministrit Edi Rama mbi programin që k&e...
TIRANË- Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë më pro Bashkimit Europian. Sipas sondazhit ...
giorgia meloni LONDËR- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbajtur fjalën e saj përmes një lidhje me video në Samitin e Sig...
qendrat ne shengjin BRUKSELI - Plani i ri i kryeministres italiane, Giorgia Meloni për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadë...
BELGJIKË- Dy shqiptarë janë vënë në pranga e policisë belge për trafik droge. Siç raportohet policia ...
UKRAINA- Njëzet e gjashtë vjet pas luftës, prania e trupave të NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për garantimin ...
Foto ilustruese TIRANË- Pak ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen e ndërtimit për rez...
Skandalet që përfshijnë sektorët e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në vendin tonë nuk kanë të sosur. P...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp këtë të hënë ka ndarë...