POLITIKE

PD tryezë të hapur për Territorialen, Boçi: Kërkojmë më shumë bashki, qëllim pavarësia nga politika!

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 11:47

PD tryezë të hapur për Territorialen, Boçi:

Partia Demokratike zhvilloi sot (31 mars) një tryezë dhe takim të hapur në kuadër të Reformës Territoriale, ku diskutoi problematikat e saj të trashëguara nga ajo e vitit 2015, që u cilësua një dështim i mazhorancës dhe u dhanë zgjidhje të reja, ku u prezantua edhe projekti i propozuar nga opozita.

Në fjalën e tij, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, deputeti demokrat Luçiano Boçi, shpjegoi se mazhoranca ka për qëllim vetëm “krijimin e një magazine votash” dhe “centralizimi të pushtetit vendor”, vetëm me ide kryesore politike kontrollin e pushtetit.

Ai tha se PD ka propozuar si zgjidhje rritjen e numrit të bashkive, edhe nëse do pranohej ulja e numrit të qarqeve deri në 8 nga 12 që janë, por theksoi se është e nevojshme të mbulohet territori me institucione shtetërore për t’i shërbyer qytetarëve, pra një hartë të plotë institucionale dhe territoriale.

“Kur flasim për këtë reformë, pavarësisht teorive absurde të mazhorancës, të gjithë e pranojnë se këtu na ka sjellë dështimi real i pushtetit lokal. Nuk jemi këtu për të arritur qëllime të padeklaruara më parë. PS po përdor të njëjtat teza si në 2015, jo integrimi, gjeografia dhe të tjera. Qëllimi i saj është rikontrolli sa më absolut i votës. E vërtetë është që popullsia lëviz, por zgjidhja nuk është zhvendosja apo heqja e institucioneve nga zonat dhe mosprezencës së shtetit atje. Problemet vijnë nga mungesa e investimit, financimeve”, tha deputeti demokrat mes të tjersh.

Boçi nënvizoi më tej se Shqipëria është larg standardeve evropiane duke boshatisur vendin nga institucionet që prej nismave të mazhorancës në vitin 2015, që i quajti të dështuara, duke sjellë edhe si rezultat shpopullimin. Në këtë kuadër ai propozoi rritjen e numrit të bashkive.

“BE kërkon administratë profesionale dhe transparencë. Moraliteti i gjithë kësaj i ngjason fabulës së inxhinierit, që pasi ka shembur shtëpinë e vetë, vjen me 4 projekte të reja. Ne duhet të korrigjojmë politizimin ekstrem dhe autoritetet lokale, pas problematikave me reformën e vitit 2015 dhe keqqeverisjen. Ajo u bë me qëllim që të decentralizonte pushtetin lokal, por nuk solli asgjë, por qëllimi i vërtetë ishte kthimi i tyre në magazinë votash. Kemi më pak decentralizim, më shumë abuzim e korrupsion, shpopullim të zonave rurale, mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore. Të tjerat mund të quhen reforma si kjo e sotmja. Ka një zgjidhje të vetme, hartë e re territoriale me më shumë bashki, që rrit cilësinë por nuk konsideron rritjen e numrit të votave”, shpjegoi ligjvënësi opozitar.

Bashkëkryetari i territoriales tha se qëllimi i PD është sa më shumë bashki, kurse mazhoranca kërkon më pak bashki dhe kontroll votash nëpërmjet pabarazisë.

“Këtu nuk është synimi që PD kërkon më shumë bashki dhe PS më pak, por cilësua e pushtetit lokal dhe pavarësia, pa centralizim, sepse e kundërta do prodhonte të njëjtat probleme, më pak shërbime e më shumë pabarazi. Qëllimi i PS është centralizimi dhe mungesa e pavarësisë së pushtetit vendor. PD i ka të qarta qëllimet dhe objektivat e saj të arritshme, të propozuara nga ekspertët tanë, për rritjen e numrit të bashkive me qëllim që të jenë pranë njerëzve dhe aty ku mundojnë. Rritja e cilësisë së shërbimit, standardet evropiane, decentralizimi, integrimi në BE, këto janë qëllimet tona. Jemi për krijimin e më pak qarqeve, por ama me mbulimin e territorit me sa më shumë bashki dhe praninë e tyre te qytetarët për ofrimin e shërbimeve”, u shpreh Boçi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?