POLITIKE

Përballë Manastirliut për Bashkinë Tiranë? - Haçka: Jam i gatshëm, puna ime është për të luftuar qeverinë e Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Tetor 2025, 15:10

Përballë Manastirliut për Bashkinë Tiranë? -

Florian Haçka, një nga tre kandidatët e opozitës të propozuar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme lokale, ka shprehur se ndihej i nderuar për mundësinë që emri i tij ishte propozuar për këtë pozicion të rëndësishëm. Ai nënvizoi se ishte i gatshëm për t’u përballur me regjimin dhe për të udhëhequr qytetin, por vuri theksin se gjithçka do të vendosej pas një diskutimi të thellë dhe një vendimi përfundimtar.

Në një intervistë televizive, Haçka tha se nuk dinte saktësisht se kush e kishte propozuar, por theksoi se kandidatura e tij ishte mbështetur nga aleatë të ndryshëm, përfshirë edhe ata jashtë PD-së. Ai e konsideroi një vlerësim për punën e Diasporës dhe shprehu bindjen se Tirana ka nevojë për një figurë të fortë dhe përbashkuese. "Tirana ka nevojë për një figurë që bashkon shqiptarët dhe thyen mitin se ata nuk mund të punojnë bashkë," tha Haçka, duke shtuar se kjo është një betejë për të sjellë ndryshimin dhe një sfidë kundër qeverisjes aktuale.

Më tej ai vuri theksin te rëndësia e votës së diasporës, duke u shprehur se "Jemi të gjithë të bindur se diaspora ka shumë rëndësi dhe është e domosdoshme që të kemi një kandidaturë që do t’i mbështesë ata," shtoi ai.

Për më tepër, Haçka tregoi se kishte marrë frymëzim nga daja i tij, Halim Kosova, si dhe për mbështetje të diasporës shqiptare në Gjermani. "Daja im ka marrë mijëra vota, jo vetëm për partinë, por si një figurë që bashkon, dhe kjo është e rëndësishme," theksoi Haçka.

Duke komentuar akuzat e Adriana Kalasë, e cila e quajti të mbështetur nga George Soros dhe të infiltruar brenda PD-së, Haçka refuzoi t’u përgjigjej sulmeve. "Unë e respektoj zonjën Kalaja, por sugjeroj që energjitë e saj të kthehen kundër regjimit dhe jo ndaj vetes. Puna ime është për të luftuar qeverinë e Ramës," tha ai.

Në lidhje me akuzat për shtetësinë, Haçka e sqaroi se ka shtetësi shqiptare dhe është aktiv si pjesë e diasporës, duke vizituar shpesh Shqipërinë. Ai po ashtu tregoi se nuk ka pasur kontakte direkte me kreun e PD-së, Sali Berisha, por ka biseduar me përfaqësues të tjerë të opozitës, të cilët e kanë propozur për kandidat.

Në fund, Haçka shpalosi edhe disa nga projektet dhe planet kryesore që ka për Tiranën, duke theksuar se nëse do të shpallej kandidat zyrtar, synimi i tij do të ishte të transformonte qytetin dhe të adresonte problematikat që e prekin atë. "Nëse qytetarët më japin besimin e tyre, unë jam i gatshëm për të ndihmuar Tiranën të bëhet një qytet më të mirë për të gjithë," përfundoi ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë