POLITIKE

Përballja me drejtësinë, Veliaj flet për heshtjen nga të vetët në parti: Nuk kam kërkuar mbrojtje, kolegët e PS janë vetë në shumë beteja

n.f Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 20:48
Përballja me drejtësinë, Veliaj flet për heshtjen nga
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka komentuar përballjen e tij me drejtësinë. Kryebashkiaku i Tiranës, gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se nuk është i zhgënjyer nga kolegët, duke theksuar se nuk pret aspak duartrokitje, por shton se çdo person duhet ta bëjë detyrën kudo që është.

Me tej Veliaj theksoi se është me rëndësi që të të inkurajohen njerëzit që punojnë, të mbështetet më shumë suksesi dhe jo të brohoritet për rrëzimin dhe dështimin.


Patët një tur ku takuat disa prej kryebashkiakëve të qyteteve më të rëndësishme europiane, me të cila Tirana ka edhe  marrëdhënie të drejtpërdrejta falë raporteve personale që ju keni, ajo që mua nuk më pëlqen të jem i sinqertë dhe e them sepse njeriu njihet në ditë të vështira, dhe sigurisht kjo është një ditë e vështirë për bashkinë e Tiranës, përballja me dy çështje të rëndësishme me drejtësinë e re. Ajo që më bën përshtypje është që ju priteni, duartrokiteni dhe vlerësoheni edhe për gjërat konkrete që ju bëni, vendosja e statujës së Skënderbeut në Paris është fantastike, por ajo që më bën përshtypje është që sikur ndihen në një lloj heshtje qesëndisëse nga ata që normalisht duhet të ishin të parët që duhet t’iu mbronin.

Veliaj: Të cilët janë?

Njerëz nga partia juaj …

Veliaj: Së pari nuk e kam kërkuar

E di që nuk e keni kërkuar, kjo mund të ishte edhe ofertë e pakërkuar …

Veliaj: Jo, se përsa kohë nuk kam bërë asnjë kërkesë të tillë, nuk kam asnjë zhgënjim të tillë. Sepse besoj se kolegët e PS janë vetë në shumë beteja. Beteja në parlament, në zonat elektorale, për të çuar përpara kauza të komunitetit që kërkojnë shumë përkushtim dhe s’ua kam kërkuar diçka të tillë, sepse besoj fort që në finale, puna mbetet dhe në finale në dallim nga drejtësia që kishim ku faktikisht gardistët këtu mbrapa futeshin në bodrum dhe mbaheshin tre ditë, sot se është kryeministri i vendit se është një ministër, se është kryetari i bashkisë, nuk i del garant askujt.

Dhe themi për punët që keni bërë, bravo ju qoftë, për gjërat që duhet sqaruar, ja ku është vendi për t’i sqaruar këto gjëra. Dhe besoj ky është reflektimi që e mban PS, në diferencë të thellë me të tjerët. Gjykoj gjithashtu se unë nuk kam bërë ndonjë sakrificë që t’i kërkosh kryetares së bashkisë së Parisit, patjetër duket përdorur edhe lidhje personale, detyrën kam bërë. Edhe përdorimi i lidhjeve personale është në fakt një instrument për të avancuar në kauza që i interesojnë Shqipërisë dhe Tiranës. Kështu që, në këtë sens detyrën kam bërë dhe nuk pres as duartrokitje as spaleta për diçka që çdo kryetar Bashkie sot e nesër i Tiranës, duhet ta bëjë non stop.

Veliaj: Ta promovojë qytetin, figurat tona kombëtare, sheshi Skënderbej në Paris, në kohën kur është vendosur ka qenë në atë që quhet lagjja 19, por ki parasysh që edhe Parisi vetëm zgjerohet. Dhe ajo që më vjen mirë është që propozimi i znj, Hidalgo, ka qenë fillimisht ta restaurojmë sheshin. Nuk mund të vesh një bizhu në një shesh që ishte një geto, sot sheshi është ultra modern ishin mbjellë edhe pemët e reja, ishte bërë gjithë investimet dhe sot jemi në prag ku duhet të vendosim nëse do jetë një shtatore apo Skënderbeu mbi kalë. Pra do vendosim le të themi mbi estetikën apo ekzaktësisht mbi monumentin që do vendoset.

Fakti që kemi mbërritur në këtë ditë, është gjë shumë e mirë, por është detyra ime, nuk pres duartrokitje sepse çdo shqiptar duhet ta bëjë këtë punë kudo që është. Ajo që ndodh e thoshte shpesh Konica është se nuk i falim dot suksesin njëri tjetrit. Edhe diferenca mes një kulture si kultura amerikane ku secili thotë ‘well done, good try’, është pjesë e një mentaliteti që duhet të ndryshojë. Duhet të inkurajojmë më shumë suksesin se sa të brohorasim rrëzimin dhe dështimin.

veliaj drejtesi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë