POLITIKE

Përdorimi i AI në zgjedhjet, Gonzato: Bashkimi Europian ka krijuar një nga kuadrot më gjithëpërfshirës digjitalë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 15:04

Përdorimi i AI në zgjedhjet, Gonzato: Bashkimi Europian ka krijuar

Bashkimi Europian mbështet përdorimin e teknologjisë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por kërkon që modernizimi i sistemit zgjedhor të vazhdojë me edukimin e zgjedhësve dhe infrastrukturën e nevojshme për menaxhimin e rezultateve.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e transparencës në zgjedhje dhe vlerësoi angazhimin e palëve politike në reformat zgjedhore. Ai njoftoi se do të krijohet një komision i përbashkët parlamentar për reformën zgjedhore dhe nisma të tjera për të vlerësuar mjedisin ligjor që ndikon në zgjedhje. Gonzato inkurajoi një proces gjithëpërfshirës dhe të udhëhequr nga OSBE-ODIHR dhe Komisioni i Venecies.

Ai gjithashtu vlerësoi hapat e ndërmarrë nga KQZ për të rritur transparencën dhe efikasitetin e procesit zgjedhor. Për BE-në, reformat zgjedhore dhe digjitale janë të rëndësishme për përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë si shtet anëtar i BE-së.

Gonzato theksoi gjithashtu mundësitë dhe rreziqet që vijnë nga digjitalizimi, si manipulimi i mundshëm përmes Inteligjencës Artificiale dhe dezinformimi, duke nënvizuar nevojën për mbrojtje ligjore të qytetarëve dhe ruajtjen e besimit në institucionet demokratike.

Në fakt do të krijohet së shpejti një komision i përbashkët parlamentar për reformën zgjedhore, së bashku me nisma të tjera që kanë për synim për të vlerësuar mjedisin e përgjithshëm, jo vetëm kuadrin ligjor që mund të ndikojë në fushën e zgjedhjeve, siç e ka rekomanduar OSBE-ODIHR. Është kuptuar se ekziston nevoja për t’u përballur me sfidat e së shkuarës dhe të së ardhmes. Ne në BE i mirëpresim të gjithë këta hapa dhe inkurajojmë që të ketë një proces gjithëpërfshirës të bazuar në fakte, të udhëhequr nga OSBE-ODIHR dhe nga rekomandimet e Komisionit të Venecies.

KQZ ka ndërmarrë hapa të rëndësishme për një analizë pas zgjedhjeve me propozime pë të fuqizuar transparencën, efikasitetit në proceset e ardhshme zgjedhore. Ne i mbështesim plotësisht këto propozime. Reformat zgjedhore dhe digjitale janë pjesë e angazhimeve për t’u bërë shtet anëtar, pjesë e Grupkapitullit 1 – çështjet themelore, dhe kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë te Udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike, ku theksohet rëndësia e zgjedhjeve transparente, qeverisja me llogaridhënie dhe pjesëmarrja e qytetarëve, që janë themelet e BE-së.

Digjitalizimi ofron mundësi të mëdha për pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse, transparencën, por sjell edhe cenueshmërinë për manipulim që vjen nga Inteligjenca Artificiale, për dezinformimin dhe keqpërdorimin e të dhënave.

Bashkimi Europian ka krijuar një nga kuadrot më gjithëpërfshirës digjitalë, duke përfshirë ligjin për shërbimet digjitale, ligjin për lirinë e fjalës dhe të medies, ligjin për Inteligjencën Artificiale dhe së shpejti do të kemi një rregullore për transparencën dhe reklamat politike. Këto instrumente nuk krijohen vetëm për rregullimin e tregjeve, por janë krijuar për të mbrojtur qytetarët, për të siguruar konkurrencën dhe për të ruajtur besimin te institucionet, që është thelbësore për proceset zgjedhore.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë