POLITIKE

“Përfitoi 43.5 mln euro kontrata publike”, gazetarja Xama zbulon lidhjen e Veliajt me biznesmenin Gentian Sula: Çifti ka përfituar vilë në Qerret nga biznesmeni dhe...

E.D Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 21:47

“Përfitoi 43.5 mln euro kontrata publike”, gazetarja Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK për lidhjet e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, me biznesmenin Gentian Sula. Xama e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se çifti ka përfituar vilë në Qerret nga biznesmeni dhe tha se prej ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë, janë 43.5 mln euro kontrata publike që ka marrë “Agi Kons” e Sulës, si ndërtimi i Teatrit Kombëtar, ndërtimin e pesë shkollave dhe disa tendera të tjerë publikë. Gazetarja gjithashtu tha se ka edhe dëshmi të punonjësve që kanë firmosur transfertat, që kompanitë kanë qenë të zonjës Xoxa.

Ola Xama: Janë me dhjetëra raste, ku paratë publike nga Bashkia e Tiranës, dhe në raste të tjera nga Kongresi Rinor, organizatë e krijuar nga bashkia, nuk i kalonte pagesat përmes thesarit dhe duke respektuar rregullat e prokurimit publik privat, që i ka dhënë fonde organizatave dhe kompanive të lidhura me zonjën Xoxa, “Harabel”, “Byla”, e me rradhë. Janë me dhjetëra emra. 

Kjo është flagrante tërësisht.

Pano Soko: Burri ka patur në dorë firmën për të lëshuar paratë nga Thesari, për t’i dërguar në adresën që burri firmos, pra Veliaj, këto adresa ku shkojnë paratë, kanë vajtur në disa entitete ekonomike, OJF dhe kompani, që kanë qenë në zotërim apo të lidhura me zonjën Xoxa. Kjo është pak a shumë. Paraja ka ikur nga Thesari te kompania, llogaria bankare e kompanisë së zonjës Xoxa.

Ola Xama: Mund të ketë pretendime që nuk janë të Xoxës, por janë të faktuara me dokumente dhe transaksione që përfituese është zonja Xoxa. Ka edhe dëshmi të punonjësve që kanë firmosur transfertat, që kompanitë kanë qenë të zonjës Xoxa. Për mendimin tim mënyra si janë siguruar provat, janë të blinduara.

Ylli Rakipi: Të zbresim konkretisht. Një nga personat kyç në këtë hetim përvec Veliajt dhe Xoxës, është Gentian Sula i “Kodrës së Diellit”. Çfarë ka marrë biznesmeni nga Bashkia Tiranë dhe çfarë ka marrë Veliaj prej tij?

Ola Xama: Një vilë në Qerret posedohet nga Veliaj dhe Xoxa, ishte regjistruar në emrin e “Agi Kons” të Gentian Sulës. Pagesa e udhëtimeve nga Fatmir Bektashi dhe nga biznesmeni Gentian Sula, ka ndërtuar një kompleks në Qerret dhe një vilë e shënuar në emrin e kompanisë “Agi Kons”, është përdorur nga familja e zotit Veliaj, madje janë siguruar tabulate telefonike dhe pagesa të administrimit të vilës. Janë analizuar edhe antenat celulare, për ta parë se sa ka qëndruar në Qerret. Janë tabulatet ku zonja Xoxa është angazhuar për arredimin.

Çfarë ka përfituar Gentian Sula? Prej ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë, janë 43.5 mln euro kontrata publike që ka marrë Agi Kons, ku dy më të mëdha, ndërtimi i Teatrit Kombëtar faza e parë dhe një kontratë tjetër, ku zoti Sula është partner në ndërtimin e 5 shkollave, 19 mln euro. Janë edhe disa tendera të tjerë publikë.

Zoti Sula është edhe përfitues i lejeve të ndërtimit.

Të mos harrojmë që gjatë seancës para gjykatës, zoti Veliaj ka akuzuar prokurorin e çështjes që nuk ka marrë drejtpërdrejt leje, por edhe sikur të ishte e vërtetë, ai thotë në dëshmi vetë në SPAK, që leja është e drejtë e të gjithëve, pra ai mban qëndrime të ndryshme, ose i jep lejet për interes ose se takojnë me ligj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë