POLITIKE

Petro Koçi ironizon opozitën: Kishit një kryetar që ja fuste gjumë ditë e natë, tani keni një që nuk e zë dot gjumi nga hallet me drejtësinë!

n.f Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2024, 21:25
Petro Koçi ironizon opozitën: Kishit një kryetar që ja
Petro Koçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës së tij Koçi iu përgjigj kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi se PD-ja ka pasur një kryetar i cili vetëm flinte, referuar Lulzim Bashës. Kjo replikë erdhi pasi Bardhi iu drejtua ministrit Vengu se është në gjumë. Më tej Koçi u shpreh se  tashmë PD ka në krye dikë që nuk fle dot për shkak të problemeve të drejtësisë, duke iu referuar Sali Berishës.

Koçi tha se e gjithë kjo situata e opozitës buron nga 3 lajme “të këqija” sipas tij, pasi shprehet se atyre u ka ardhur lajmi i keq nga Strasburgu, nga opinioni i Komisionit të Venecias dhe lajmi tjetër më i zi akoma, nga Londra. Sipas tij këto kanë ndezur retorikën e mallkimeve, nga e cila opozita nuk u ndarë ndonjëherë ndërsa theksoi se ata janë të specializuar në këtë fushë.

Koçi u shpreh se kur demokratët marrin fjalën e tyre për procedurë, fillimisht bëjnë dialog publik me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, e më pas bëjnë deklaratë për shtyp. Socialisti shtoi se e gjithë kjo vendos një “njollë” në Parlament, pasi sipas tij publiku nuk mund të bëjë dallime nga njëri te tjetri.

"Me gjumin ç’ patët ju mo vëlla se kishit një kryetar që ja fuste gjumit ditë e natë. Tani keni një kryetar që nuk e zë dot gjumi nga hallet që ka me drejtësinë. Kot kruheni me gjumin se e hani vet! Tani e gjithë retorika juaj e sotme është pasojë e lajmeve të këqija që keni marrë. Ju ka ardhur lajmi i keq nga Strasburgu, nga opinioni i Komisionit të Venecias dhe lajmi tjetër më i zi akoma, nga Londra. Nga gjyqi i shokut Sali Berisha. Kështu që, këto ju kanë ndezur retorikën e mallkimeve, nga e cila nuk jeni ndarë ndonjëherë me thënë të drejtën, sepse jeni të specializuar në këtë fushë.

Tani më vjen keq se ka ardhur fundi i 2024, po vjen 2025 dhe nuk ju kam parë të distancoheni nga ato bëmat e mëdha që keni bërë. Se ju, jeni specialiste grushtesh shteti. Keni bërë 1 të suksesshëm, 1 të dështuar dhe 1 të tentuar. Ai i suksesshmi është ai i 26 majit 1996. Për dy orë, përmbyset rezultatin e zgjedhjeve duke vjedhur kutitë e votimit. Morët tufat e votave dhe i vutë flakën dhe pastaj i zëvendësuar me të tjera. Ai është grusht shteti i suksesshëm, me në krye Sali Berishën.

Pastaj keni grushtin e shtetit të dështuar të 14 shtatorit 1998. Pastaj keni dhe disa përpjekje të tjera, keni tentuar ju. Se dhe kur dilni këtu para Kuvendit, dhe pengoni deputetët që të hyjnë në këtë sallë unë mendoj se janë elementë të një grushti të ‘vockël’ shteti.

Por, për ju, Parlamenti nuk është asgjë, kupton? Tani, tjetra që bëni ju. Çdo seancë kur e filloni, duke marrë fjalën për procedurë bëni 2 gjëra. E para bëni dialog publik me kryetaren, nxirrni lloj lloj sebepesh, përtej çdo arsye procedure dhe tjetra e ktheni në deklarata për shtyp, gjë që normalisht bëhet diku tjetër, jo këtu dhe prandaj zvarriten seancat, i bëni të lodhshme dhe praktikisht i vëni njollë gjithë Parlamentit sepse shpesh herë publiku e percepton Parlamentin si një të tërë, e ndonjëherë nuk bëjnë dot dallimin e njërit nga tjetri. Do vazhdoni ta bëni këtë gjë, jam i bindur, sepse kjo është një kulturë politike e cila fatkeqësisht ju mungon," tha Koçi.

petro koçi pd ps berisha basha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë