POLITIKE

PL prezanton kandidatët për deputetë, Meta mesazh nga burgu: Votoni numrin 1 që të jeni të parët në prioritetet e qeverisë së re

r.ll Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 12:11
PL prezanton kandidatët për deputetë, Meta mesazh nga burgu:
ilir meta

TIRANË- Partia e Lirisë, pjesë e koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" prezanton sot kandidatët e tyre për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në këtë takim është transmetuar edhe një audio-mesazh nga burgu i presidentit të PL-së, Ilir Meta. Ai vetë kandidon në listat e hapura të koalicionit zgjedhor në qarkun e Tiranës. 

Meta tha në nisje të mesazhit të tij se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për nivelin e eksporteve, ndërsa kjo situatë vijon të përkeqësohet. Ai i bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 1 në fletën e votimit, që sipas tij të jenë të parët në çdo vendim të Qeverisë të re.

Kreu i PL-së tha se pesë prioritetet e Partisë të Lirisë, të miratuara një vit më parë, në Konventën e 27 Prillit, janë pjesë e marrëveshjes së koalicionit që do të ndalë shpopullimin dhe që do të kulmojë me shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese. Meta pati një thirrje edhe për kandidatët, ku tha se në këto 35 ditë që na ndajnë nga 11 maji duhet të shfrytëzojnë çdo sekondë për t9 takuar çdo qytetar dhe çdo votues të ri, me qëllimin për t’i bërë ata pjesë të asaj që ai e quajti "ndryshimi historik". 

MESAZHI I PLOTË I METËS:

Të dashur miq! Të dashur qytetarë! Edhe 35 ditë na ndajnë nga 11 Maji. 12 vjet është koha shumë e gjatë për një vend, i cili ka humbur gati një milion qytetarë aktivë. 12 vjet dhe jemi jo vetëm vendi i fundit në rajon për nivelin e eksporteve, as 8% të PBB, por rënia e eksporteve përkeqësohet pa ndalim, ndërkohë që Maqedonia e Veriut eksporton 57% të PBB. Sot, pas 12 vjetëve, jemi vendi me taksat më të larta, por edhe më të shtuara gjatë kësaj kohe në rajon, por çuditërisht jemi edhe vendi me nivelin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave publike, as 28% të PBB, ndërkohë që Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera i kanë të ardhurat nga 41% në 42.6% të PBB. Kjo diferencë prej 14%, është 3.3 miliard euro në një vit ose 13.2 miliard euro në katër vite, që i takojnë një mandati qeverisës.

E pra, për të gjithë skeptikët e premtimeve tona dhe të opozitës, do të mjaftonin vetëm këto 13.2 miliard euro, që sekti i Edi Ramës i grabit pa hyrë fare në Buxhetin e Shtetit, për t’i tejkaluar të gjitha premtimet e koalicionit “PD–ASHM”, pa llogaritur këtu qindra milion euro që do të kursehen nga inceneratorët që nuk ekzistojnë, nga “Tigrat” e energjisë në Vlorë që nuk punojnë dhe nga skemat 5D të “Rilindjes” kudo ku shpenzohen dhe investohen paratë publike të shqiptarëve.
Ndaj qytetarët tanë duhet të votojnë Nr. 1 në fletën e votimit, koalicionin “PD–ASHM”, që ata të jenë të parët në çdo vendim të Qeverisë të re.

Pesë prioritetet e Partisë të Lirisë, të miratuara një vit më parë, në Konventën Historike të 27 Prillit, janë pjesë e marrëveshjes tonë të koalicionit që do të ndalë shpopullimin dhe që do të kulmojë me shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese. Modeli hungarez, shumë i suksesshëm, për mbështetjen e familjeve të reja, për strehimin e tyre dhe nxitjen e lindshmërisë, është edhe modeli ynë. Modeli maqedonas për mbështetjen konkrete për çdo njësi prodhimi në bujqësi dhe për çdo lopë, dele, dhi, shpendë dhe koshere, do të jetë modeli ynë. Modeli maqedonas i krijimit të zonave të lira, do të jetë modeli ynë për tërheqjen e investimeve të huaja me rritjen e eksporteve.

Sepse modeli ynë do të jetë mbështetja e prodhimit vendas dhe jo falimentimi i tij me qëllim lulzimin e “Ballkanit të Hapur”. Sepse modeli ynë është fuqizimi industrial i vendit përmes rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar të lëndëve të para. Sepse modeli ynë është fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritjes së cilësisë në arsim. Sepse modeli ynë është mbështetja e sportit dhe jo e drogës. Sepse modeli ynë është mbështetja e trashëgimisë kulturore dhe jo e shkatërrimit të saj.

Duke votuar për Nri. 1 “PD – ASHM”, shqiptarët kanë votuar për uljen drastike të taksave, por edhe për formalizimin e shpejtë të ekonomisë. Duke votuar për ne, shqiptarët kanë votuar për thjeshtimin e taksave dhe shporrjen e inspektorëve përmbi inspektorë dhe sistemin gjobvënës dhe patronazhist të sotëm. Duke votuar për ne ata votojnë jo vetëm për barazinë para ligjit, por së pari për barazinë e votës, e cila është shkatërruar nga Edi Rama për të eleminuar llogaridhënien dhe zgjedhjet e ndershme.

Më 11 Maj, shqiptarët do të votojnë praktikisht vetëm për 1/3 e Kuvendit, sepse 2/3 e Kuvendit është e paracaktuar, për shkak të Edi Ramës, shpikësit të listave të mbyllura. Ndaj Partia e Lirisë, garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se prioriteti i saj i parë do të jetë ndryshimi i Kodit Elektoral për të garantuar 100% hapjen e listave dhe barazinë e votës. Ndaj për këtë koalicionit tonë i duhen 84 mandate që ta realizojë këtë ndryshim vendimtar menjëherë dhe pa Edi Ramën, armikun e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në partinë e tij dhe në Shqipëri. Partia e Lirisë do të jetë garante për shpejtimin e integrimit europian të vendit, siç ka qenë LSI në të gjitha momentet kyçe në të kaluarën.

Ju ftoj të gjithëve të mos ndalemi asnjë sekondë këto 35 ditë, duke takuar çdo qytetar dhe çdo votues të ri, në mënyrë të veçantë, për t’i bërë ata pjesë të këtij ndryshimi historik që po ndodh. Dua të përshëndes Onin, një student i cili punon edhe si kamarier, të cilin vetëm një herë e kam takuar rastësisht dhe i cili ka bërë deri tani 113 vota të sigurta, nga të cilat 15 vetëm nga shokët dhe të afërmit e tij në diasporë. Por ai nuk ndalet, sepse ai nuk do që të largohet nga vendi ynë.
Në kushtet e izolimit ekstrem, unë çdo ditë shkruaj dhe dërgoj 50 deri në 100 letra për shokët e mi, që nga shkolla fillore “Kongresi i Lushnjës”, 8–vjeçarja “Fan Noli”, gjimnazi “Sami Frashëri”, Fakulteti i Ekonomisë, shokëve që nga koha e sportit, për të kërkuar mbështetjen e tyre jo vetëm për Nr. 1, “PD–ASHM, por edhe për ILIR METAJ si deputet i Tiranës.

A nuk isha unë si Kryeministër, në Maj – Qershor 2001, që i ktheva Tiranës parkun “Rinia”? A nuk isha unë si Kryeministër që me vendim Qeverie mora në mbrojtje Teatrin Kombëtar dhe zonën muzeale të Tiranës? A nuk isha unë si President i Republikës që u paraqita vetë në Gjykatën Kushtetuese, për të parandaluar shkatërrimin barbar të teatrit? Dhe a nuk ishte diktatori me atlete ai që urdhëroi në mënyrë të paligjshme dhe fashiste shkatërrimin e Teatrit me artistët brenda, në mes të natës? E pra, ai është kyçur në listën e mbyllur në Tiranë se ka shumë arsye t’i fshihet gjykimit të hapur të Tiranës. Ndërsa unë jam në listë të hapur dhe besoj te Tirana, e cila do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për aleancën tonë “PD–ASHM”. Vota për këtë aleancë, “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është vota për ndryshimin historik. Vota për ILIR METAJ, deputet i Qarkut të Tiranës, është një votë e pastër kundër diktaturës. Liria do të triumfojë më 11 Maj dhe të gjithë shqiptarët do të marrin frymë lirisht në 12 Maj, sepse ky vend ka diell për të gjithë.

ilir meta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan