FOTO-LAJM/ “27 korrik”, vizatohet data e protestës së nesërme në bulevard. Piktura epike, mesazh për...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...

Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, deklaroi sot se qeveria shqiptare po dështon rëndë në një nga detyrimet më bazike të saj, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke theksuar se mungesat serioze në sigurinë ushqimore janë konfirmuar edhe nga Raporti i Progresit 2025 i Komisionit Evropian.
Sipas Bajramit, raporti evidenton mangësi të rënda në kontrollin e ndotësve ushqimorë, në analizat laboratorike dhe në garantimin real të sigurisë ushqimore. Ajo denoncoi se sot në tregun shqiptar qarkullojnë produkte ushqimore pa analiza të detyrueshme laboratorike, pa certifikata të verifikueshme dhe pa asnjë garanci reale për konsumatorin.
Ajo theksoi se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është shndërruar në një institucion formal, që reagon vetëm pas skandaleve, ndërsa kontrolli real mungon. Sipas saj, importet futen pa verifikim serioz lokal, produktet vendase tregtohen pa analiza dhe askush nuk mban përgjegjësi politike.
Bajrami vuri në dukje se kjo situatë po dëmton rëndë edhe të ardhmen e bujqësisë shqiptare, duke theksuar se tregjet europiane po mbyllen për produktet shqiptare pikërisht për shkak të mungesës së kontrollit dhe abuzimit me kimikate. Ajo rikujtoi se për të tretin vit radhazi Bashkimi Evropian ka ndërprerë fondet IPARD, në vlerë 112 milionë euro, për shkak të abuzimeve dhe mungesës së hetimit nga drejtësia shqiptare.
Në këtë kontekst, Partia e Lirisë ka propozuar një projektligj të posaçëm për sigurinë ushqimore, i cili parashikon:
• kryerjen e analizave laboratorike për çdo produkt ushqimor që del në treg;
• certifikim vetëm nga laboratorë të akredituar sipas standardeve të BE-së;
• ndalimin e menjëhershëm të tregtimit të produkteve pa certifikatë analitike;
• sanksione të rënda financiare, ndalim aktiviteti dhe heqje licence për shkelësit.
Sipas Bajramit, ky projektligj harmonizohet plotësisht me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe adreson drejtpërdrejt kritikat e Raportit të Progresit 2025, të cilat qeveria, sipas saj, ka zgjedhur t’i injorojë.
“Nuk ka më justifikime dhe nuk ka më përjashtime selektive. Siguria ushqimore nuk është luks, por një e drejtë themelore dhe një detyrim kushtetues i shtetit,” deklaroi Bajrami, duke theksuar se Partia e Lirisë nuk do të heshtë përballë kësaj situate.
Qeveria shqiptare po dështon rëndë në një nga detyrimet më bazike të saj, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Raporti i Progresit 2025 i Komisionit Evropian është shumë i qartë, Shqipëria ka mangësi serioze në kontrollin e ndotësve ushqimorë, në analizat laboratorike dhe në garantimin real të sigurisë ushqimore.
Sot, në tregun shqiptar qarkullojnë produkte ushqimore pa analiza të detyrueshme laboratorike, pa certifikata të verifikueshme dhe pa asnjë garanci reale për konsumatorin.
Pesticide, metale të rënda, mikotoksina dhe ndotës të tjerë të rrezikshëm po hyjnë në tryezat e familjeve shqiptare, me bekimin e heshtur të qeverisë dhe paaftësinë flagrante të institucioneve përgjegjëse.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është shndërruar në një institucion formal, që reagon vetëm pas skandaleve, ndërsa kontrolli real mungon. Importet futen pa verifikim serioz lokal, produktet vendase shiten pa analiza, dhe përgjegjësi politike nuk mban askush.
Mbrojtja e shëndetit publik nga produktet e kontaminuara është prioritet kombëtar.
Në kushtet kur tregjet, sidomos europiane, po mbyllen për produktet shqiptare pikërisht për shkak të mungesës së kontrollit dhe të abuzimeve me kimikate, duke kompromentuar rëndë të ardhmen ekonomike të bujqësisë shqiptare, e cila po goditet jo vetëm për shkak të nënfinancimit, por edhe për shkak se për të tretin vit rradhazi, Bashkimi Europian do të ndërpresë fondet IPARD, 112 milion euro, për shkak të abuzimeve dhe mungesës së hetimit të këtij skandali nga drejtësia shqiptare.
Në kushtet kur çdo ditë vonohen masat efektive dhe kur cdo ditë që kalon, është një ditë ku shëndeti i qytetarëve, sidomos i fëmijëve, dëmtohet nga produktet e kontaminuara dhe përballë kësaj situate kriminale, Partia e Lirisë ka propozuar një projektligj të posaçëm, që vendos detyrimin absolut dhe të verifikueshëm si dhe synon të vendosë fundin e kaosit dhe papërgjegjshmërisë shtetërore, si dhe duke mbajtur njëherazi edhe fjalën e dhënë, se siguria ushqimore nuk është luks, por një e drejtë themelore e çdo qytetari dhe sidomos një detyrim kushtetues i shtetit:
-Kryerjen e analizave laboratorike për çdo produkt ushqimor që del në treg
-Certifikim vetëm nga laboratorë të akredituar sipas standardeve të BE-së
-Ndalimin e menjëhershëm të tregtimit të produkteve pa certifikatë analitike.
-Sanksione të rënda financiare, ndalim aktiviteti dhe heqje licence për shkelësit.
Ky projektligj harmonizohet plotësisht me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe adreson drejtpërdrejt kritikat e Raportit të Progresit 2025, të cilat qeveria ka zgjedhur t’i injorojë.
Nuk ka më justifikime dhe nuk ka më përjashtime selektive.
Partia e Lirisë është e qartë, shëndeti i qytetarëve nuk është as propagandë dhe as statistikë për raporte zyrtare, por është mbi çdo interes politik apo ekonomik.
Qeveria duhet të zgjedhë,
ose të zbatojë standardet evropiane për sigurinë ushqimore,
ose të pranojë publikisht se po mbron interesa klienteliste në kurriz të jetës së shqiptarëve.
Siguria ushqimore është e drejtë themelore, jo privilegj.
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku 5 deputetë t&...
Miratimi i buxhetit të Bashkisë Berat për vitin 2026 ka sjellë reagime të forta nga degë e Partisë Demokratike në qyte...
Në prononcimin për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ironizoi mazhorancën për faktin se m...
Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje për intensifikimin e protestave dhe rikthimin e përditshëm në shesh, duke deklaruar se v...
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në foltoren në Manzë se të gjitha aferat dhe dosjet korruptive të qeverisë Rama që po d...
Një qytetar nga Sukthi që mori pjesë në bashkbisedimin e Berishës me qytetarët në Manzë nuk ka nguruar të lë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, B...
Deputetet e Partisë Demokratike kanë denoncuar se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes s&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestimin, as nuk j...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Manza akuzoi Edi Ramën se bleu votat duke përdorur bandat kriminale, pasi në të v&eu...