POLITIKE

Plani i rritjes i BE-së/ Kosova s’mund t’i marrë milionat e parë të fondeve pa u konstituuar Kuvendi

b.z Përditësimi i fundit 25 Mars 2025, 19:19
Plani i rritjes i BE-së/ Kosova s’mund t’i marrë milionat
Foto ilustruese

KOSOVË - Kosova nuk e ka ratifikuar në Kuvend marrëveshjen për kredi me BE dhe derisa të mos e bëj këtë nuk mund të merr pagesa. Ndërkohë ndaj Kosovës, BE-ja po i mban masat ndëshkuese të vendosura në qershor të vitit 2023

Kosova dhe Komisioni Evropian janë duke finalizuar hapat proceduralë përmes të cilëve do të bëhet ekzekutimi i 7% të shumës totale të paraparë për Kosovën nga Plani i Rritjes për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas kërkesës së Kosovës.

Nëse Kosova arrin që në Kuvend ta ratifikojë këtë, pagesat e para të rregullta do të bëheshin  ndërmjet tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit 2025, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Kosova ka bërë kërkesën për lëshimin e parapagimit deri në 7% të shumës totale të parashikuar nën këtë aranzhman [nga shuma fillestare treguese e financimit në dispozicion për secilin përfitues]. Komisioni dhe Kosova tani po përfundojnë hapat procedurale, të cilat duhet të lejojnë që lëshimi i parapagimit të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur në vitin 2025, në pritje të procesit të ratifikimit nga Kosova. Pagesat e para të rregullta priten të realizohen ndërmjet tremujorëve të dytë dhe të tretë të vitit 2025, pas përmbushjes së kushteve të lidhura me reformat”.

KE ka treguar se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron një udhërrëfyes për të sjellë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor më afër Bashkimit Evropian.

Plani i rritjes është 6 miliardë euro investime dhe parimi është edhe investime edhe reforma.

“Për sa i përket procesit – deri më sot, ne kemi pesë agjenda ambicioze reformash në fuqi – duke përfshirë Kosovën, dhe në këmbim, këto reforma mbështeten nga investime. Lidhur me Kosovën, ajo i dorëzoi Komisionit në korrik Agjendën e saj të Reformës, duke mbuluar si reformat në fushën themelore ashtu edhe reformat socio-ekonomike. Komisioni ka vlerësuar Agjendën e Reformës dhe ka arritur në përfundimin se ajo është në përputhje me objektivat dhe kërkesat e Facility (Reforma dhe Rritja). Agjenda e Reformës u miratua më 23 tetor 2024 përmes një Vendimi Zbatues të Komisionit, pas një opinioni pozitiv nga shtetet anëtare”.

Risia kryesore e Mjetit të Reformës dhe Rritjes (RGF) është se mbështetja financiare e BE-së do të varet nga zbatimi i suksesshëm i reformave.

Në Agjendën e Reformës, reformat ndahen në hapa sasiorë dhe cilësorë, të cilët do të shërbejnë si kushte pagese dhe çdo hap ka një afat kohor zbatimi.

Fondet përkatëse në kuadër të aranzhmanit do të lirohen dy herë në vit, në bazë të një kërkese të paraqitur nga përfituesit dhe verifikuesit, nga Komisioni, të tre grupeve të kushteve të vendosura: parakushtet, kushtet e përgjithshme dhe kushtet e pagesës. (për parafinancimin: kërkohen vetëm parakushtet dhe kushtet e pagesës).

Parakushtet përfshijnë kushtëzimin standard që duhet të përmbushet në çdo kohë, përkatësisht që përfituesit të vazhdojnë të mbështesin dhe respektojnë mekanizmat efektivë demokratikë, duke përfshirë një sistem parlamentar shumëpartiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, media pluraliste, një gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit, dhe të garantojnë respektimin e të gjitha detyrimeve të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve.

Për Serbinë dhe Kosovën ekziston gjithashtu një parakusht specifik, domethënë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme, me synimin për të zbatuar plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj, si dhe të gjitha negociatat e kaluara të dialogut për marrëveshjet e normalizimit dhe të angazhohen në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Normalizimit.

Këto marrëveshje kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare prandaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave.

BE-ja ka vendosur që të gjitha vendet për të cilat janë aprovuar agjendat e reformave dhe rritjes të paguhet si “pagesë para financuese”, shuma prej 7 për qind e mjeteve të dedikuara për atë vend përkatës. Të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, e kanë përmbushur kushtin e miratimit të agjendave të reformave.

Paketa në total është në një vlerë prej 6 miliardë euro për të gjitha vendet e rajonit për një periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027. Nga kjo shumë, 2 miliardë janë grante nga BE-ja pa kthim ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme. Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky plan i rritjes.

Mbi 250 milionë Kosovës do t’i ndahen si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Sipas kësaj, Kosovës do t’i paguheshin 7 për qind në fillim si “para financim”, që i bie rreth 61 milionë euro. Për kokë banori, Kosova do të përfitojë më së shumti nga të gjitha vendet e rajonit nga kjo paketë.

Shqipëria do të përfitojë në total 922 milionë euro, Maqedonia e Veriut gjithsej do t’i mund të ketë në dispozicion 750 milionë euro, Serbia  1.58 miliardë euro, Bosnjë-Hercegovina 1 miliardë e 85 milionë euro, ndërsa Mali i zi 383 milionë euro./Monitor

pani i rritjes i be-se kosove-shqiperi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë