POLITIKE

Plani për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, Manastirliu-inspektorëve të zyrave arsimore: Angazhim i plotë në territor, prioritet plotësimi i standardeve

M.B Përditësimi i fundit 19 Gusht 2024, 14:00
Plani për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor,
Ogerta Manastirliu

TIRANA- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me inspektorët e zyrave arsimore të drejtorive rajonale, përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Ky takim kishte për qëllim diskutimin dhe planifikimin e masave për të siguruar që viti i ri shkollor të nisë mbarë dhe të përmbushë standardet më të larta të vendosura për institucionet arsimore në vend. Manastirliu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe harmonizimit të punës mes institucioneve, për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor.

“Kërkoj nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, një bashkëpunim dhe harmonizim më të mirë të punës tuaj. Është e domosdoshme që të kemi një organizim më efektiv të planit të masave, veçanërisht kur bëhet fjalë për verifikimet, monitorimin dhe inspektimet. Ky harmonizim kërkon që ju të jeni më të shpejtë, më ndërveprues, por mbi të gjitha, më të vendosur në këtë mision të përbashkët për të garantuar standardet më të mira dhe cilësinë më të lartë të sistemit arsimor. Standardet fillojnë të plotësohen vetëm nëse ka një koordinim të ngushtë dhe një përkushtim pa kompromis nga ana juaj,” iu drejtuar Manastirliu, inspektorëve dhe drejtuesve te institucioneve arsimore.

Në vijim Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e përforcimit të bashkëpunimit me bashkitë për garantimin e kushteve infrastrukturore në shkolla, veçanërisht për ato që janë në proces rindërtimi ose rehabilitimi.

“Do të kërkoj nga ju që të intensifikoni punën me bashkitë për të siguruar që shkollat të jenë të gatshme për të hapur dyert më 9 shtator në kushtet dhe standardet më të mira. Kjo përfshin jo vetëm mirëmbajtjen e shkollave ekzistuese, por edhe përfundimin e projekteve të rindërtimit apo rehabilitimit në ato shkolla që janë në proces. Pjesa më e rëndësishme e punës suaj është të garantoni që çdo lëndë, në çdo shkollë, qoftë në zonat urbane apo rurale, të jetë e mbuluar nga mësues të kualifikuar. Nuk duhet të lejojmë që asnjë lëndë të mbetet pa mbulimin e duhur, sepse kjo do të dëmtonte cilësinë e arsimit që ne synojmë të ofrojmë për fëmijët tanë,” tha Manastirliu, duke i bërë thirrje inspektorëve të ndjekin nga afër procesin.

Manastirliu vuri gjithashtu theksin te monitorimi dhe inspektimi i shkollave private, duke kërkuar një angazhim të plotë për të siguruar që edhe këto institucione të përmbushin standardet e cilësisë.

“Kërkohet një angazhim 100% nga ana juaj për monitorimin dhe verifikimin në shkollat e arsimit privat dhe kopshte. Ky angazhim duhet të përfshijë monitorimin e infrastrukturës, verifikimin e licencave dhe sigurimin që të gjithë stafet pedagogjike të jenë të çertifikuara dhe të njohura sipas ligjit në fuqi. Fokusi ynë duhet të jetë garantimi i cilësisë së mësimdhënies dhe inspektimi i stafeve pedagogjike në institucionet e arsimit privat, për të siguruar që të gjithë fëmijët, qoftë në shkolla publike apo private, të marrin edukimin e merituar në përputhje me standardet e kërkuara,” theksoi Manastirliu.

Ajo u ndal edhe te procesi i rëndësishëm i shpërndarjes së librave shkollorë.

“Ditët e fundit të gushtit dhe fillimi i shtatorit janë kyçe për shpërndarjen e librave shkollorë falas. Është e rëndësishme që ky proces të ecë me ritëm, që të gjitha shkollat të jenë të furnizuara në kohë dhe nxënësit të marrin librat e tyre.”

Manastirliu, apeloi për një angazhim maksimal dhe përgjegjësi të lartë nga të gjithë aktorët e përfshirë, në mënyrë që fëmijët dhe prindërit të kenë besim në sistemin arsimor të vendit.

“Është shumë e rëndësishme që të garantojmë që fëmijët tanë, si dhe prindërit e tyre, të cilët presin standardet më të larta nga sistemi ynë arsimor, të jenë të sigurt se këto standarde do të përmbushen. Puna juaj është kyçe për të siguruar që viti i ri shkollor të fillojë në kushtet më të mira të mundshme dhe të vazhdojë me një cilësi të lartë arsimore përgjatë gjithë vitit.”

ogerta manastirliu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë