POLITIKE

Veliaj hap thesin për makina me qira, 2.5 milionë euro për 70 vetura elektrike

I.A Përditësimi i fundit 18 Gusht 2024, 16:06
Veliaj hap thesin për makina me qira, 2.5 milionë euro për 70
Erion Veliaj

TIRANË- Pak ditë para se opozita të denonconte faktin se Erion Veliaj do të marrë me qira ambiente për çerdhe dhe kopshte, kryebashkiaku i Tiranës firmosi një tender të majm për marrjen me qira të 70 autoveturave elektrike.

Veliaj do të shpenzojë në rreth 2.5 milionë euro për marrjen me qira për makinat elektrike, me pretendimin e vetëm se ato do të përdoren për nevoja të administrarës së bashkisë. Në tenderin e ndarë në tre lote për marrjen e mjeteve me qira me vlerë totale rreth 4 milionë euro, bie në sy fakti se operatorët ekonomik kanë ngritur dyshime të forta se fituesi është paracaktuar.

Jo vetëm kopshte e çerdhe me qira, por Erion Veliaj ka vendosur të shpenzojë miliona euro të taksapaguesve të Tiranës për luks. Në 29 korrik të këtij viti, Bashkia e Tiranës, lidhi kontratë me një operator  ekonomik, për marrjen me qira të 70 autoveturave elektrike. Kontrata parashikon që bashkia e Tiranës do të marrë me qira 70 automjetet elektrike për tre vitet në vijim, duke i paguar operatorit ekonomik një shumë prej më shumë se 2.5 milionë eurosh në total. Ky tender, i ndarë në tre lote me vlerë totale që shkon në rreth 4 milionë euro me TVSH, është i kontestuar nën dyshime se fituesi ishte paracaktuar. Një prej kompanive pjesëmarrëse në garë, ankimojë tenderin në Komisionin e Prokurimit Publik, për shkak se kompania tjetër në garë, e cila u shpall dhe fituese, nuk përmbushte kriteret teknike të automjeteve që i ofronte Bashkisë së Tiranës. Kompania ankuese bazohej mbi të dhënat teknike të automjeteve që kompania ofronte të cilat nuk përputheshin me dokumentet standarde të tenderit dhe specifikimet teknike që Bashkia e Tiranës paraqiste. Për këtë arsye, kompania ankuese pretendonte se është shkelur barazia në tendera, duke u shpallur fituese një kompani e cila nuk përmbushte kriteret e tenderit të vendosura nga vetë bashkia e Tiranës. E megjithatë, edhe Komisioni i Prokurimit Publik e ka rrëzuar këtë ankesë, duke i lejuar bashkisë së Tiranës që të vijojë lidhjen e kontratës për marrjen me qira të 70 automjeteve elektrike, të cilat do të përdoren për administratën.

Mirëpo përtej dyshimit mbi paracaktimin e fituesit të tenderit, ajo që bie në sy, është fakti se Bashkia e Tiranës ka zgjedhur të shpenzojë miliona euro të taksapguesve të kryeqytetit, pa dhënë shpjegime se përse i duhet një numër kaq i madh autoveturash me qira, në një kohë që shumica e punëve në administratën e bashkisë kryhen nga zyra. Bashkia nuk shpjegon se për cilat institucione në varësi do t`i përdor këto automjete, duke mos paraqitur as studim fizibiliteti ku të shpjegohet edhe nevoja e marrjes me qira në një kohë që me një shumë të tillë parash, 70 automjete mund të bliheshin dhe të  ishin aset i bashkisë së kryeqytetit jo vetëm për 3 vjet por për gjithmonë. Nga një vëzhgim në transfertat e thesarit në Open Data, rezulton se në më pak se katër vjet, bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj ka paguar më shumë se 1.4 milionë euro vetëm për makina me qira. Pak ditë pas lidhjes së kontratës për makinat me qira, anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës në bashkinë e Tiranës, denoncuan një tjetër aferë, atë të marrjes së ambienteve me qira nga Erion Veliaj për çerdhe e kopshte, në një kohë që ka mbledhur 55 milionë euro nga taksa e arsimit./Syri.net

erion veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë