POLITIKE

“Plas” brenda PS-së/ Sara Mila: Taulant Balla dhe Arbjan Mazniku ishin të përgjumur në Elbasan

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 11:19

“Plas” brenda PS-së/ Sara Mila: Taulant Balla dhe Arbjan

Nga një “anonime”, në deputeten më të votuar në qarkun e Elbasanit, 30-vjeçarja socialiste Sara Mila, ka kritika të forta për përfaqësuesit e qytetit të saj ndër vite në Parlamentin e Shqipërisë.

Në një intervistë për “Radio Tirana” paraditen e së Mërkurës, Mile u shpreh se “investimet në qarqe duan një lobim pozitiv në qeveri. Por, konstatoj se, prej shumë vitesh, përfaqësuesit e Elbasanit në Parlament nuk kanë bërë sa duhet për të thithur investime të rëndësishme, që të rikthejnë shpresën tek të rinjtë. Ata kanë qenë të përgjumur”.

E ulur për herë të parë në sallën e Parlamentit, Mila u shpreh se “ka një garë mes qarqeve, për të prezantuar projekte e për të siguruar sa më shumë fonde për zonat e tyre. Elbasani ka qenë i përgjumur në këtë drejtim”.

Sara Mila nuk përmendi emrat e “përfaqësuesit e përgjumur socialistë të Elbasanit në Parlament”, megjithëse nuk është aspak e vështirë për t’i identifikuar ata.

Të paktën në 10 vitet e fundit, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit kanë qenë Taulant Balla dhe Arbjan Mazniku. Këta dy personazhe vijojnë të jenë ende të fuqishëm brenda radhëve të socialistëve në pushtet.

Balla u rikthye në detyrën e kreut të Grupit Parlamentar Socialist, pra, edhe shefi politik i drejtëpërdrejtë i deputetes së re, Mile. Ndërsa Arbjan Mazniku do të drejtojë Komisionin Parlamentar për Reformën Territoriale, një pozicion shumë më i lartë se sa i një deputeti të thjeshtë, siç është Mile.

Sara Mila rezultoi kandidatja më e votuar në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Ajo u shpreh gjatë intervistës radiofonike se ky rezultat ishte pasojë e platformës dhe energjisë së saj, të prezantuar gjatë fushatës elektorale.

Partia Demokratike në opozitë ka deklaruar shpesh se Sara Mila, një personazh pa asnjë eksperiencë politike, “është investim i drejtëpërdrejtë i bandës kriminale të drejtuar nga Suel Çela”.

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar shpesh Edi Ramën dhe qeverinë e tij të majtë se “është i lidhur ngushtësisht me grupin e Çelës dhe banda të tjera të ngjashme në të gjithë Shqipërinë, për të siguruar vota e mbajtur pushtetin”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë