POLITIKE

"Platforma së shpejti publike"/ Florian Binaj takim me frontin opozitar: Në fushatë, do jem pa përfaqësimin e kryetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 12:18

"Platforma së shpejti publike"/ Florian Binaj takim me frontin

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës i mbështetur nga fronti opozitar, Florian Binaj, ka zhvilluar daljen e tij të parë publike pas zyrtarizimit të kandidaturës, duke organizuar një takim me përfaqësuesit dhe koordinatorët e partive të opozitës.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Binaj e cilësoi "shumë të frytshëm" dhe nënvizoi se ky ishte hapi i parë i një serie takimesh që synojnë një koordinim më të mirë për fushatën e tij.

Ai bëri thirrje për një angazhim të gjithanshëm, duke u drejtuar qytetarëve të Tiranës, pa dallim partie, që t’i bashkohen "Kjo është një çështje që u përket të gjithë qytetarëve, përtej bindjeve politike", tha ai.

Lidhur me platformën për kryeqytetin, Binaj theksoi se është duke punuar me një ekip jopartiak dhe se programi do të prezantohet në kohën e duhur, pasi siç u shpreh ai, "gjërat që duan të bëhen mirë kërkojnë kohë".

Ndërsa në lidhje me kontaktet me liderët e partive të opozitës, ai u pyet për mundësinë e një takimi me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe u përgjigj se nuk ka pasur ende një komunikim. Binaj shtoi se strategjia e tij e fushatës është që të qëndrojë larg pranisë së kryetarëve të partive politike, por mbetet "absolutisht i gatshëm të takohet me çdo kryetar të partive të opozitës".

Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit që keni ardhur. Sot u zhvillua takimi i parë me përfaqësuesit, të dërguarit dhe koordinatorët e partive të opozitës. Edhe ishte një takim shumë i frytshëm dhe besoj është takimi i parë i një serie takimesh që na pret në ditët në vijim, për t'u koordinuar edhe më mirë me njëri-tjetrin.

Mesazhi im është që ne jemi të gjithë së bashku dhe unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjitha partive të opozitës, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të na bashkohen pa dallim partie, pa dallim, pa dallime të tjera, sepse kjo është një çështje që i vlen shumë të gjithë qytetarëve, ky, ky moment.

Jemi duke punuar me një ekip jopartiak që brenda një kohe të duhur, sepse gjërat për t'u bërë mirë duan kohën e tyre, të dalim dhe të tregojmë këtë program për të gjithë qytetarët.

Nuk kam folur me zotin Berisha, por dhe kam thënë që në daljet në terren, në fushatë, do jem pa përfaqësimin e kryetarëve, por absolutisht jam i gatshëm të takoj çdo kryetar të partive të opozitës.

Ky bashkim që po ndodh tani, me të gjithë përfaqësuesit e partive, është një tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodhë.

Më pëlqejnë këto pyetjet që vijnë nga, nga ABC-ja. Unë jam, siç e thashë, jam një kandidat i pavarur, i mbështetur nga të gjitha partitë e opozitës. Dhe në qoftë se ju e shihni si si një lloj varësie faktin që mbështetja vjen jo vetëm nga Partia Demokratike por nga të gjitha partitë e tjera, po, jam i varur edhe nga Partia e Lirisë, jam i varur edhe nga Partia Nisma Thurje, edhe nga Shqipëria Bëhet, dhe nga Partia Agrare Ambientaliste, nga të gjitha. Kështu që... Faleminderit. Kjo ishte përgjigja ime. Faleminderit të gjithëve.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë