POLITIKE

‘Po ata idiotët shqiptarë atje...'/ Këlliçi: Ministri i Jashtëm të sqarojë mesazhet dhe çështjet e integrimit europian

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 17:59
‘Po ata idiotët shqiptarë atje...'/ Këlliçi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësime nga foltorja e Kuvendit lidhur me procesin e integrimit europian dhe transparencën e Ministrisë së Jashtme.

Ai kërkoi përgjigje publike për raportin e IBAR, si dhe për një sërë çështjesh që sipas tij, prekin standardet demokratike, marrëdhëniet e fqinjësisë dhe integritetin institucional të vendit.

Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, kjo është një seancë që në fakt i dedikohet zgjedhësve dhe problematikave të qytetarëve dhe dua të flas në këto katër minuta për një problem madhor që e kanë të gjithë qytetarët shqiptarë me bindje apo jo politike që ka të bëjë me procesin e integrimit europian. Dhe me një seancë dëgjimore që është organizuar sot në komisionin e marrëdhënieve me jashtë, ku ministri i jashtëm do duhej të raportonte për raportin e IBAR-it dhe ecurinë e procesit të integrimit europian. Raporti i IBAR-it për të gjithë qytetarët që na ndjekin duhet ta dinë se është një raport i vlerësimit të kushteve të ndërmjetme i cili fokusohet në grup kapitullin numër një që janë pikat themelore dhe ku aty trajtohen fushat kyçe të qeverisjes demokratike duke përfshirë funksionimin demokratik të institucioneve, gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, prokurimin publik dhe kontrollin financiar, statistikat dhe kriteret ekonomike si dhe reformën e administratës publike.

Dhe pikërisht për këto arsye, i jam drejtuar sot zyrtarisht ministrit të jashtëm me disa pyetje që prekin thelbësisht këto çështje, por që prekin gjithashtu dhe një nga kriteret kyçe, raportet e fqinjësisë së mirë dhe raportet që ne kemi me vendet e rajonit. Një javë më parë personalisht kam publikuar disa mesazhe të ministrit të jashtëm në grupin e ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në botë. Ku ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë etiketon bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut si idiotë dhe shprehja tekstualisht është, ‘po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë?’. Menjëherë pasi kam bërë publike këto mesazhe ka patur një reagim i Ministrisë së Jashtme që i ka mohuar dhe ka thënë që kanë qenë fabrikime. Jam detyruar të nxjerr komunikimin e grupit të ambasadorëve dhe nuk kam nxjerrë komunikime private, këtu nuk flitet për piknik, as për të lënë ndonjë orar dreke, por është grupi ku jepen direktivat për politikën e jashtme drejtuar të gjithë ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë nëpër botë. Dhe sërish ministri e ka mohuar. J

Jam detyruar të nxjerr më pas edhe momentin kur ministri ka fshirë mesazhin dhe është larguar nga ky grup. Dhe sot pasi ka patur disa herë një kërkesë të përsëritur nga ana jonë për të marrë një përgjigje për këto mesazhe, prapë ministri nuk ka kthyer përgjigje. Ministri duhet të vijë dhe të thotë këtu, ose shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë idiotë dhe ai i qëndron thënies së tij, ose ky mesazh është i fabrikuar nga ana ime dhe unë dal këtu publikisht dhe i kërkoj ndjesë çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë edhe shqiptarëve të Maqedonisë, ose ministri i jashtëm i Republikës sonë duhet të kërkojë ndjesë. Gjithashtu e kam pyetur në raport me testin kritik për rastin Balluku duke qenë se është një pikë që prek drejtpërdrejtë edhe raportin e IBAR-it përsa i përket fushave të prokurimit publik, funksionimit të shtetit ligjor, pavarësisë së gjyqësorit, konkurrencës dhe luftës kundër luftës kundër korrupsionit.

Zero përgjigje, as edhe një koment për testin kritik që u vendos në mes të Tiranës nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister. Asnjë përgjigje dhe edhe për dosjen e AKSHI-t. I kam bërë me dije ministrit, i kam lexuar vendimin numër 289 datë 20 prill 2026 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për korrupsion dhe krimin e organizuar dhe e kam pyetur nëse është në konflikt interesi në momentin që raporton para institucioneve europiane për reformën në drejtësi, për institucionet e drejtësisë dhe sërish ka patur vetëm mohim dhe nuk kemi marrë përgjigje. Mendoj se është në nderin e ministrit të jashtëm të bëjë transparencë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për këtë skandal që është i paprecedent në 36 vitet pluralizëm. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë