Shehi: Ramën e gjuan gjysma e Shqipërisë me gurë!
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
“ Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe pesë deputetëve të tj...
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkes&...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë ...

Komisioni për Ekonominë nuk miratoi projektligjin e paraqitur nga deputeti Enno Bozdo për uljen e taksës së qarkullimit të karburanteve. Kjo arsyetohet me faktin që nisma është cilësuar si e parakohshme dhe jashtë kuadrit të reformave të përgjithshme fiskale.
Nisma synonte reduktimin e taksës së qarkullimit me 20 lekë për litër, duke e rikthyer atë në nivelin e vitit 2013, me qëllim uljen e çmimit final të karburanteve për konsumatorët. Sipas propozuesit, masa do të ndihmonte familjet dhe bizneset në përballimin e rritjes së çmimeve, të ndikuara nga situata ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Gjatë diskutimeve në komision, Bozdo argumentoi se Shqipëria renditet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të karburanteve, ndërsa theksoi se ndërhyrja në taksën e qarkullimit do të sillte një lehtësim të menjëhershëm për qytetarët. Ai propozoi gjithashtu edhe ndërhyrje të tjera, si përdorimi i rezervave për të stabilizuar tregun.
Megjithatë, deputetët e shumicës ngritën shqetësime për ndikimin që një masë e tillë do të kishte në të ardhurat buxhetore dhe në balancat fiskale.
Deputetja Brunilda Çakerri tha se të ardhurat nga kjo taksa e qarkullimit arrijnë në rreth 37 miliardë lekë në vit dhe përbëjnë një burim të rëndësishëm për financimin e infrastrukturës dhe shpenzimeve publike.
Ajo nënvizoi se ndërhyrjet në taksa të tilla kërkojnë një analizë të plotë dhe duhet të jenë pjesë e paketave fiskale të mirëmenduara, duke shmangur vendimmarrje të fragmentuara që mund të krijojnë paqartësi në planifikimin financiar.
Përfaqësues të Ministrisë së Financave theksuan se aktualisht qeveria është duke punuar në kuadër të reformave fiskale dhe procesit të integrimit europian, ku çdo ndryshim në politikat tatimore po shqyrtohet në bashkëpunim me Bashkimin Europian.
Në të njëjtën linjë, kryetarja e komisionit Milva Ekonomi theksoi nevojën për kujdes në ndërhyrjet fiskale, duke iu referuar rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare për ruajtjen e stabilitetit financiar në kushtet e krizave globale.
Në përfundim, Komisioni vendosi të rrëzojë projektligjin, duke lënë të hapur mundësinë që çështje të tilla të trajtohen në kuadër të paketave të ardhshme fiskale.
Aktivisti Aulon Kalaja nga studioja e emisionit 'Kafe Shqeto' tha se opozita ka hyrë në një betejë politike dhe ligjore për t&eu...
Zhvillimet e fundit procedurale nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë rikthyer vëmendjen tek çështja e ish-ministres Belinda Ba...
Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Vlorë, ku si pasojë janë plagosur dy persona. T&eum...
Mercenar të Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, e ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumani. Në nj&eum...
Një tragjedi të vërtetë e ka cilësuar kryetari i PD, Sali Berisha, aksidentin që u moti jetën dy të miturve, ndërsa...
Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetin social X për aksidentin tragjik në Durrës me dy fëmijë që ndërruan jetë, du...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Medias dhe Drejtave të Njrriut ka reaguar pas tragjedisë së nd...
Pavol Szalai, përfaqësues i organizatës ndërkombëtare ‘Reporterët Pa Kufij’, deklaroi se Shqipëria qëndron n...
Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU), aleanca më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë, ka miratuar rezolut&e...
Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, duke i cilësuar ato si pjesë e 'ri...