POLITIKE

"Sigurohuni që mos vijnë gazetarët e SYRI-t…", ja përgjimet e Veliajt dhe porositë e tij nga burgu për të vëllanë

r.ll Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 22:41
"Sigurohuni që mos vijnë gazetarët e SYRI-t…",
erion veliaj

TIRANË- Përgjime të reja të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit janë zbardhur në media. Kryebashkiaku nga qelia e burgut i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliajt që të merret me mediat. Në përgjime thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.

“Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s'ke as Albën as Karlon?”.

Pas kësaj, Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t'ia japë edhe Renato.

Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.

Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se "kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e SYRI-t apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.

Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).

Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e"Ditës", sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t'i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.

Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te Report Tv dhe i kërkon ta lidhë me Temën dhe Ditën (Gazeta), që t'i japin vëmëndje, pasi Shqiptarja do e bëjë patjetër.

Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët(avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, "daily tasks".

Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, "off camera" "on record", që gazetarët t'i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet "takim informative me avokatët e familjes Veliaj". Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi'. "three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?"

Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare" "Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është "vital". Këto katër ditë janë vendimtare", thuhet në përgjimet e publikuara.

Gjithashtu të tjera detaje janë zbardhur ku theksohet se lajmi i bërë nga Ilir Yzeiri ku sulmohen prokurorët e SPAK është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket Carlo Bollinos.

“Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato, për organizimin e fushatës mediatike, postimin kohë televizive dhe postime të ndryshme në media në rrjete sociale, marrje Online si Tema, Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera. Vihet re, se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si "Redaktori”.

Nga komunikimet konstatohet se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te Top-i, e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e TV Klan, Report Tv, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri është ilustrim i plotë i sa më sipër.

Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e medias online "Shqiptarja.com" është publikuar një artikull me titull "Ilir Yzeiri: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të...". Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35. 

Në përmbajtje të artikullit, lir Yzeirit bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë”, thuhet në dosje e përgjimeve të siguruar nga CNA.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë