POLITIKE

"Po shantazhohen bizneset që lidhen me akuzat ndaj meje", Veliaj: Po ju jap provat, por në thertoren e Bani Dados nuk ka as sy, as veshë

r.ll Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 12:27
"Po shantazhohen bizneset që lidhen me akuzat ndaj meje", Veliaj:
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar edhe ditën e sotme me reagimet nga paraburgimi në Durrës.  Reagimin e tij, Veliaj e ka nisur duke thënë se prokurori i çështjes nuk ka miratuar asnjë takim për të, ku shton se nuk janë miratuar as kërkesat e drejtuesve fetarë të kulteve.

Ditën e sotme, kryebashkiaku shprehet se do të flasë lidhur me akuzën e SPAK ndaj tij se në Roterdam në 2016, bashkë me gruan, e ka çuar biznesmeni Fatmir Bektashi. Në sqarimin e tij, Veliaj thotë se ka provuar se çdo akuzë për bizneset, të cilat sipas tij po shantazhohen nga prokurori Dado, është e pavërtetë.

REAGIMI I PLOTË: 

Përshëndetje me mall të gjithëve,

Eshtë ora 06:30 e mëngjesit dhe nuk jam zgjuar, si gjithmonë, për të ndjekur herët punët e Tiranës, por për kontrollin e mëngjesit nga gardianët e sjellshëm, të cilët njoftojnë, në çdo birucë, të paraburgosurit për takimet e ditës. Por, si çdo ditë, mua më thonë se nuk ka ardhur asnjë miratim nga Ols Dado, madje nuk janë miratuar as kërkesat e drejtuesve fetarë të kulteve, që prej ditësh kërkojnë takime me mua.

Nuk kam fjalë! Zot, fali ata, se nuk dinë ç’bëjnë!

Por, me Zotin para, nuk do rresht asnjë ditë pa çmontuar çdo sajesë në këtë kurth banal, të paparë që nga viti 1991!
Me këto postime kam provuar me fakte se çdo akuzë në lidhje me bizneset, të cilat gjithashtu po shantazhohen e persekutohen nga ndërtuesi i pangopur, është e ulët, e pavërtetë dhe e ligë!

Sqarova se banoj tek apartamenti ynë te Kodra e Diellit PËRPARA se të bëhesha ministër e kryebashkiak; provova se Fusha ka punuar në Tiranë për pastrimin e Sheshin me të paktën 3 kryetarë bashkie dhe NUK E KRIJOVA unë; vërtetova se Palushin as e kam njohur, as nuk e kam takuar, meqë paska marrë online një leje shtëpie në katund; dhe tani po sqaroj edhe sajesën e fundit, se më paska çuar në Roterdam në 2016, bashkë me gruan, zhvilluesi Fatmir Bektashi.

1. Në Roterdam kam shkuar me ftesë dhe shpenzime të mbuluara (shih foton e dokumentit origjinal të kohës në foto-album) nga OMA - Office of Metropolitan Architecture - shtëpia më e madhe e Arkitekturës, e themeluar nga Rem Koolhaas dhe Reinier de Graaf. Nga kjo shtëpi kanë dalë edhe arkitektët Winy Maas i Piramidës, që e duam të gjithë, edhe Bjarke Ingels i Teatrit, që do e duan të gjithë. Kam shkuar në Roterdam, ashtu siç shkon Ols Dado jashtë vendit, me shpenzime të paguara nga ekspertë të huaj ligjorë. Vetëm një prokuror ndërtues që kërkon favore mund të mendojë se kryetari i Bashkisë më të madhe në vend “korruptohet” me një udhëtim jashtë vendit për të dhënë leje pallatesh!

2. Gruaja ime NUK ka qenë në atë udhëtim, jam shoqëruar nga drejtori i Urbanistikës në atë kohë; pra, ishte udhëtim pune, jo qejfi. Madje, ime shoqe NUK ka qenë kurrë në Roterdam, as për punë, as për pushime. Po kështu është kur akuzat bëhen me thashetheme rrugësh dhe ato i drejton Ols Dado me llogje telefonash të grabitura nga mbi 10 gra të botës, ku si pervers lidh kekun me byrekun dhe bëhet lolo, jo vetëm i SPAK-ut, por gajas gjithë Tiranën!

3. Dhe së treti, Po, me OMA dhe me dhjetëra studio të tjera kam vazhduar një traditë të konsoliduar që nga Edi Rama në Bashkinë e Tiranës, që edhe projektet private, të cilat marrin sipas ligjit lejen e metrat që u takojnë, të jenë estetike dhe me shije. Olsi, ky “budalla i dobishëm”, duhet ta dinte ose të pyeste, që edhe pse pallatet janë private, fasada është e qytetit, e bashkisë dhe e bashkëpronësisë. Se ndryshe, si i tarifon bashkia reklamat që vendosen nëpër ballkonet e pallateve të shëmtuara të viteve ’90? Në të kundërt do i tarifonte pronari, o Sherlock Holmes i mbetur në tentativë! I mbetur edhe në klasë, thonë, se mbërriti edhe në burg ajo dëftesa me 5-a i “ajkës” së prokurorisë me pallate dhe letra anonime.

Në fund, unë jo vetëm nuk kompleksohem të bisedoj me arkitektët e huaj, si këta që kur replikojnë duhet t’ua mbajë dorën ambasada, se janë ende inferiorë e s’dinë të bëjnë debat me argumenta, përkundrazi, e kam bërë me qindra herë me krenari “krimin” e të biseduarit si mund ta bëjmë më të bukur dhe estetikisht moderne Tiranën tonë.

Projekti i fundit për Bllokun Pedonal, është fryt i këtyre bisedave me arkitektët e Walk 21. Ndryshe nuk do kishim fituar Çmimim e Parë në Europë në 2018 për Sheshin Skënderbej, në 2019 për Pazarin e Ri, në 2020 për Parkun e Liqenit apo atë për shkollën “Servete Maçi”.

Ju dhashë provat e akuzës së fundit - kush ka sy t’i shohë, kush ka veshë le t’i dëgjojë. Në thertoren e Bani Dados s’kish as sy, as veshë, veç skërmitje.

Kush do të më shohë keq për sportin e pistë të politikës së ditës, thjesht tregon pafuqinë e atyre që i mundëm 7 herë rresht në Tiranë, me votë, jo me kurthe anonime, e që do ua bëjmë 8 me 2 (dyshin e them për batutë, se do dalë 8 me 0) në 11 Maj, së bashku me ata që e duan qytetin, vendin, Europën, dhe të bukurën në jetën tonë.

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj

video

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

LANDFILLI I PALIGJSHËM I SHIJAKUT

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve