POLITIKE

Socialistët i “presin biletën” si kryebashkiak, Veliaj ankohet nga qelia për antikushtetutshmëri

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 17:57
Socialistët i “presin biletën” si kryebashkiak, Veliaj

Bazuar në një udhëzim publik të kryeministrit Edi Rama, anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në mënyrë të pazakontë, u mblodhën të mërkurën në selinë e partisë dhe jo në atë të bashkisë, për të nisur procedurën e shkarkimit të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, i cili gjendet në burg me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Të enjten ata dorëzuan një projektvendim që pritet të votohet në mbledhjen e datës 23 shtator.

Në relacionin shoqërues të këtij projektvendimi argumentohet se shkarkimi nga detyra nuk është një “fajësim” i tij për akuzat që i janë bërë, por një nevojë për drejtimin e bashkisë, ndërsa ligjërisht bazohet në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore, që parashikon procedurë shkarkimi për mungesë më shumë se 3 muaj në detyrë.

Këshilltarët e PS-së pretendojnë se me anë të kësaj kërkese po “ngrihen në nivelin që qytetarët e Tiranës presin nga të zgjedhurit e tyre, atë të marrjes së vendimeve dhe dhënien e zgjidhjeve në dobi të interesit publik dhe atij qytetar”.

Veliaj kundërshtoi kërkesën për shkarkim nga partia e tij dhe, nëpërmjet një letre të shpërndarë në media të premten, ai e cilësoi procesin si “antikushtetues”.

“E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor”, shkruan Veliaj në letrën për këshilltarët socialistë.

Kryebashkiaku i Tiranës, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, i cili ndodhej në mandatin e tretë të tij, u arrestua më 10 shkurt nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij. Më 10 shtator të këtij viti, SPAK dërgoi në gjyq Veliajn, Xoxën, ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë. Ndaj Veliajt janë ngritur 13 akuza, përfshi ato për korrupsion, pastrim parash dhe deri te mbajtja e sendeve të paligjshme në qeli gjatë paraburgimit.

Fill pas arrestimit, Rama refuzoi kategorikisht shkarkimin e tij nga detyra dhe sulmoi drejtësinë për arrestim të padrejtë.

“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta,” tha Rama për BIRN më 11 shkurt.

Por, shtatë muaj më vonë, Rama tha se shkarkimi i tij ishte për të mirën e qytetit dhe, duke lajmëruar zgjedhje të reja për bashkinë, caktoi kandidate pasardhëse Ogerta Manastirliun, aktualisht deputete e Tiranës.

Shkarkimi i Veliajt ishte kërkuar më herët nga këshilltarët e opozitës në bashki me të njëjtin argument ligjor, por socialistët refuzuan ta fusin në rendin e ditës.

Procedura nis në Këshillin Bashkiak dhe përfundon në Këshillin e Ministrave, që merr vendimin përfundimtar për shkarkimin e Veliajt.

Avokati Marash Logu e sheh procedurën si të vonuar nga pikëpamja ligjore, por të nxitur nga arsye politike brenda partisë në pushtet. Sipas tij, ligji për vetëqeverisjen vendore e ka të sanksionuar mungesën 3-mujore në detyrë si arsye për të nisur procedurën, pa iu futur arsyeve të saj, ndryshe nga rasti i mandatit të deputetit, ku kërkohet “mungesë pa arsye” si motiv për ndërprerjen e mandatit.

“Duhet pasur parasysh fakti që një deputet është një nga 140 përfaqësuesit e popullit në Parlament, ndërsa kryetari i bashkisë është figurë unike që ndikon në gjithë mbarëvajtjen, organizimin dhe funksionimin e bashkisë”, i tha ai BIRN-it.

Logu, i cili ka përfaqësuar opozitën në përballjet ligjore, e quan gjithsesi kërkesën e këshilltarëve socialistë si “politike”, pasi afati juridik kërkonte që ky hap të ndërmerrej shumë kohë më parë.

“Kuptohet që në këtë rast jemi para një vendimmarrjeje politike për t’i dhënë fund karrierës politike të Erion Veliaj më shumë sesa e nxitur nga argumente juridike…”, thekson ai. / BIRN/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë