POLITIKE

"Politika e këtyre viteve është kuptimi i vijave të kuqe!" Peleshi për kërkesën për qeveri teknike: Nuk shikoj arsye të vihet në diskutim kabineti

M.B. Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 14:12

"Politika e këtyre viteve është kuptimi i vijave të

KORÇA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka folur nga Korça në lidhje me protestën e thirrur nga opozita më 7 tetor. Ai tha për mediat se protesta është zgjedhje e opozitës. Peleshi shtoi se nuk mund të protestohet për një vendim gjykate të formës së prerë të dhënë nga drejtësia e re e votuar nga 140 deputetë.

Sipas tij opozita kërkesat politike mund t’i formulojë sipas orekseve politike, por ai tha se nuk shikon se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim qeveria, duke iu referuar kërkesës për qeveri teknike. Referuar përjashtimit të deputetëve demokratë nga Kuvendi për disa ditë, Peleshi tha se politika e këtyre viteve është kuptimi i vijave të kuqe.

Maxhoranca a do i hapi krahun opozitës në këtë situatë të trazuar tashmë?

Peleshi: Maxhoranca përgjigjet për sjelljen e vetë politike, ligjore, natyrisht për raportet e veta me institucionet kushtetusese siç është parlamenti dhe besoj se nuk është në diskutim maxhoranca për momentin, ne jemi në detyrë, jemi në kuvend, respektojmë kuvendin dhe bëjmë detyrën. Trazirat apo ngjarjet e fundit të pa hijshme për sjelljen politike në kuvend, besoj duhet të pyesni opozitën. Mua nuk më vjen mirë, nuk dua të bëj këtë ndarje ne dhe ata sepse në fund të fundit jemi koleg, nuk më vjen mirë jo për 20-24 po qoftë edhe për një deputet të jetë i përjashtuar ose sekretariati të ketë qënë i detyruar ta përjashtojë nga seanca, por jo cdo gjë është në dorën tonë.

Të 24 të përjashtuarit ishin aktiv, apo ishin më pak?

Peleshi: Me këtë nuk merret grupi parlamentar i PS që unë drejtoj, është një çështje e strukturave të kuvendit, konkretisht sekretariatit për etikën, që merr në shqyrtim provat dhe merr vendim, nuk mund të pyetem unë për këtë. Unë ju thash personalisht, dhe grupit tonë nuk i intereson të ketë një seancë jo normale apo me përjashtime. Ne duam të kemi një seancë normale, me debat të fortë por brënda disa vijave të kuqe. I vetmi problem që shohim në politikën e këtyre viteve është kuptimi i vijave të kuqe. Të debatojmë, por jo të dalim përtej. Ajo që ndodhi ishte e pa precedent, por ne nuk duam ta kemi prezent dhunën në parlament dhe ta eskalojmë nga një krizë ndërpartiake tek tjetra. Këto janë mendimet tona jovetëm personale por edhe të grupit parlamentar, nuk është dëshira jonë te ketë një parlament të pastabilizuar.

Protestat e të hënës, për qeveri teknik, a do jetë e gatshme maxhoranca për të pranuar kërkesat?

Peleshi: S’mund të komentoj çfarë vendos opozita, protesta është një element demokratik nuk është një erezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj. Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?

ps

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë